-
Dosja 184/ Krimet e Rënda shpallin mos kompetencë, hetimi kalon në Prokurorinë e Dibrës
Prokurori i SPAK, Klodian Braho vendos të rikthej në Dibër dosjen 184 e cila trazoi politikën dhe opinion publik. Në këtë dosje me 100 cd përgjimesh një pjesë e tyre të bëra publike, kishte biseda për zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër, për të cilat krimet nisën një hetim por pa rezultat. Ndërsa tashmë Dibra pritet të zbardh nëse pati apo jo blerje votash nga PS, teksa Muharrem Rama u zgjodh qytetari parë i Peshkopisë.
21 Gusht 2019, 12:33 -
-
Toyota Yaris/ 4 prokurorë intervistojnë Bashën, ja pyetjet që ju bënë kryedemokratit
Personat që po verifikohen në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.
25 Korrik 2019, 14:02 -
-
KLP miraton 6 prokurorë të rinj në sistemin e drejtësisë, ja ku do të shërbejnë
KLP-ja nëpërmjet Komisionit e tij të Karrierës vendosi themelimin e një metode, e cila do të shoqëroje ketë proces në vite dhe që parashikon:vetting për kandidatët te cilët emërohen prokurorë për herë të parë në hyrjen e tyre në sistem. Pas kësaj KLP miratoi 6 Prokurorë të rinj të cilët kishin mbaruar shkolën e Magjistraturës në vitin 2018.
12 Korrik 2019, 18:07 -
-
Korçë/ Trafikim vajzash me mashtrim fejese e kultivim droge, shkatërrohet grupi kriminal, pranga edhe një gruaje (VIDEO)
Në pranga kanë rënë Roland Luli Mirel Pasho, Rezarta Memetllari 29-vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq; Ermal Basho, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec; Mirel Fasho, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq; E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq; O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq; si dhe Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
5 Korrik 2019, 09:28 -
Dënimi i mjekëve/ Prokuroria kundër ndryshimit të Kodit Penal: Të jetë termi pakujdesi jo 'neglizhencë'!
Prokuroria kundërshton ndryshimet ligjore në kodin penal sa i përket mjekimeve të pakujdesshme nga ana e mjekëve, për heqjen e termit gabim mjekësor dhe zëvendësimit me termin neglizhencë. Në komisionin e shëndetësisë të zhvilluar ditën e sotme, prokurori Kujtim Luli propozoi që të mos përdoret termi "neglizhencë".
31 Maj 2019, 17:30 -
Zgjedhjet lokale në 'sitën' e Prokurorisë! Verifikim kandidatëve...në filtër edhe shit-blerja e votës
Financimi i fushatës zgjedhore për lokalet 2019, pastëria e figurave për kandidatët si dhe parandalimi i krimeve elektorale përfshi shitblerjen e votës kanë ulur në tryezë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qqendror të Zgjedhjeve. Report TVv ka siguruar marrëveshjen e nënshkruar nga Arta Marku e Klement Zguri të cilët angazhohen për të ndërtuar grupe pune të cilat do të monitorojnë zgjedhjet për të goditur e parandaluar çdo shkelje të ligjit zgjedhor.
30 Mars 2019, 13:26 -
Abuzimet me kompensimin e pronave /KLSH kallëzon në Prokurori ish- Drejtorin e Agjencisë së Pronave në Tiranë
Ish-kreu i Kompensimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, në Tiranë është kallëzuar në Prokurori, nga KLSH nën akuzën e marrjes së vendimeve të paligjshme për kompensimin financiar të pronave, të cilat thuhet se janë bërë jo sipas zërit kadestral në kohën e shpronësimit. Sipas njoftimi të KLSH-së bëhet e ditur se subjekti akuzohet, se ka ndryshuar gjëndjen e llojit të pronës nga "tokë arë, në shkurre,dhe nga tokë pa fryt në truall" duke mos zbatuar procedurat e kërkuara ligjore.
19 Dhjetor 2018, 18:34 -
Gjonaj: Ngritja e KLP dhe KLGJ ngjarje e shënuar, tani është koha për Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka përshëndetur në "Facebook" votimin e gjyqtarëve shqiptarë që zgjodhën mes tyre anëtarët e KLGJ-së dhe apeloi që të vijohet edhe me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Në fund, ajo falenderon partnerët strategjikë për ndjekjen dhe mbështetjen e tyre ndaj procesit të këshillave dhe hapave të ndërmarrë për reformën e drejtësisë.
13 Dhjetor 2018, 12:14 -
'Kam prindërit e sëmurë', Prokuroria tërheq kërkesën e arrestit me burg për një prej të banorëve të Astirit
Burime për Report Tv brenda sallës ku po zhvillohet gjyqi për protestuesit e dhunshëm, bëjnë me dije se Prokuroria është tërhequr nga kërkesa për masën "arrest me burg" për Ruzhdi Dacin. Kjo pasi ai ka deklaruar në gjyq se kishte prindërit e sëmurë dhe se duhej të kujdesej për ta.
25 Nëntor 2018, 12:33 -
-
-
Dosja 339/ PD akuza Dakos: Rama ka kyçur provat për masakrën elektorale në Durrës. Kryebashkiaku: Padi edhe për Vokshin, zonjë gënjeshtare
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi sot se do të ngrejë padi për shpifje ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi, pas akuzave që kjo e fundit bëri ditën e sotme nga selia blu. Vokshi tha se kryeministri Edi Rama, po mban kyçur në zyrat e prokurorisë provat në lidhjen me dosjen ‘339’, që sipas PD dërgojnë në burg Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon për krim elektoral.
10 Nëntor 2018, 16:05 -
Vrasja në ish-bllok, gjykata-prokurorisë: Keni 1 muaj kohë për të sjellë prova, ose Ervis Martinaj lirohet
Provat e prokurorisë, mbi bazë të të cilave u kërkua arrest me burg pa afat për Ervis Martinajn janë të pavlefshme, sipas gjykatës. Për gjurmët e barutit të gjetura në duart e Martinajt, Prokuroria ka deklaruar në gjykatë se ka gabuar ne ekspertize. Ndërsa për komunikimet me shokët ku i kërkonte të vinin me armë, sipas gjykatës, nuk provohet që telefoni është i Martinajt. Gabime deri në kufijtë skandalit bënë që gjykata të jap vetëm 30 ditë burg për Ervis Martinajn, i përfshinë në masakrën në ish-bllok. Nëse prokuroria s’gjen prova shtesë, Martinaj do të lirohet.
4 Nëntor 2018, 11:17 -
-
-
Shkodër, abuzim me pronat në Hipotekë, ndalohet anëtari i Këshillit Bashkiak dhe 3 të tjerë (EMRAT)
Policia ka bërë ndalimin e Mirjan Bletajt këshilltar i bashkisë Shkodër, nën siglen e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së, njëherazi edhe jurist i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe Sokol Tirana.
21 Shtator 2018, 00:49 -
Ekskluzive/ Izet Haxhia: Po përballem me indiferentizmin e prokurorisë. Gati të dëshmoj krimet e Sali Berishës
Flet Izet Haxhia nga paraburgimi 302 në Tiranë. Në një lidhje telefonike për Report Tv dhe Shqiptarja.com, Haxhia thotë se prokuroria është treguar indiferente duke mos bërë asnjë veprim ligjor lidhur me dosjen e tij.
28 Gusht 2018, 16:04
