-
Unaza e Re/ Balliu i PD: Shqiptarët të marrin shembull nga Franca, protesta do vijojë
Pas protestave të dhunshme në Francë, qeveria vendosi pezullimin e vendimit për rritjen e taksës së karburantit. Deputeti i PD, Klevis Balliu u bën thirrje qytetarëve që të marrin shembull nga francezes.
4 Dhjetor 2018, 13:17 -
Iu prish banesa, zonja e shtëpisë në Laprakë në lot: Policia, dhunë psikologjike
Zonja e shtëpisë në Laprakë që u shemb sot nga IMT u shpreh për mediat se kërkoi tre ditë kohë për të lëvizur orenditë, por u refuzua. “I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat dhe për të kryer procedurat ligjore. Nuk e di si shteti vepron këtu. Është dhunë psikologjike” tha ajo.
4 Dhjetor 2018, 13:11 -
Banesa në Laprakë, familja Nela e kishte dhënë me qira, IMT shemb dykatëshen
Report Tv mëson se Bajram Nela nuk jetonte vetë në banesë, pasi katin e parë e kishte dhënë për biznes, po ashtu edhe katin e dytë për banim. Personat që jetonin në katin e dytë me qira janë larguar sot.
4 Dhjetor 2018, 13:05 -
Policia nxjerr me forcë familjen, nis shembja e banesës në Laprakë, zonjës së shtëpisë i bie të fikët
Policia futet në banesën dykatëshe dhe nxjerr me forcë familjen, nis shembja e shtëpisë në Laprakë, zonjës së shtëpisë i bie të fikët, ndërsa pas ndihmës së parë nga banorët gjendja shëndetësore u stabilizua.
4 Dhjetor 2018, 12:58 -
Preket nga Unaza/ Pronari i shtëpisë në Laprakë: Nëse shembet banesa do të vetëflijohem
Pronari i banesës në Laprakë, Bajram Nela shprehet se është njoftuar vetëm dje se banesa nuk legalizohet, ndërsa shton se vendimin e ka ankimuar dhe se nuk do të heqë dorë deri në një vendim të formës së prerë. Ai thotë se nuk do të dalë nga banesa dhe se do të vetëflijohet nëse IMT ndërhynë.
4 Dhjetor 2018, 12:31 -
Pas ‘Astirit’ dhe Shkozës prishen banesat edhe në Laprakë
Përveç zonës së ‘Astirit’ dhe Shkozës në kuadër projektit të Unazës së Madhe vijojnë shembjet e banesave edhe në Laprakë. Në ‘Astir’ dhe Shkozë banorët që kanë ndërtimet pa leje vijojnë protestën, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë.
4 Dhjetor 2018, 11:39 -
Depoziton në Apel kërkesën për heqjen e arrestit me burg. ‘Report Tv’ siguron vendimin që la në burg Drobajn për plagosjen e Nukës
Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg të riun Danjel Drobaj që akuzohet se hodhi kapsollën në drejtim të efektives së policisë, Ina Nuka, gjatë protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’ përpara parlamentit, më 22 nëntor 2018. Prova më e fortë e prokurorisë janë pamjet filmike, ku Dobraj duket duke hedhur kapsollë
4 Dhjetor 2018, 11:37 -
Protestat e banorëve në Shkozë, Artan Lame: Kanë të drejtë, shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit
Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Artan Lame u shpreh se ndarja e tokave është bërë me një proces abuziv dhe për këtë arsye banorët protestojnë. Lame ka folur edhe në lidhje me projektin e Unazës së Madhe.
4 Dhjetor 2018, 10:25 -
Projekti për Unazën e Madhe, banorët në Shkozë kundërshtojnë prishjet (VIDEO)
Banorë e Shkozës, ashtu sikur ata të 'Astirit', janë ngritur në protestë për projektin e Unazës së Madhe, duke akuzuar se nuk është zbatuar gjurma e vjetër në planifikimin e këtij projekti. Partia Demokratike publikoi një video nga protesta dhe kundërshtimi i banorëve ditën e sotme në Shkoz&
4 Dhjetor 2018, 12:19 -
Unaza e Madhe/ Tension në Laprakë, policia nxjerr familjen, IMT shemb banesën (VIDEO)
IMT vijon prishjen e banesave në Shkozë dhe në Laprakë në kuadër të projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Sot ka pasur momente tensioni, fillimisht në mëngjes në Shkozë, ndërsa në mesditë në Laprakë ku një familje kundërshtoi shembjen e banesës dykatëshe duke u ngujuar brenda, por policia i nxori me forcë duke nisur shembjen.
4 Dhjetor 2018, 08:18 -
Kryemadhi paralajmëron skandalin: Opozita ka përgjime të ministrave me segmente të krimit
Pas Sali Bershës edhe Monika Kryemadhi deklaron se opozita ka përgjime të ministrave me segmente të krimit të organizuar. Pavarësisht kësaj kryetarja e LSI thotë se opozita nuk do t'i bëjë publike ato, pasi i takon Prokurorisë.
3 Dhjetor 2018, 22:04 -
‘Kush e quan Thaçin tradhtar është gomar’, Kryemadhi për deklaratën e Ramës: Është antishqiptar
Dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në qytetin e Pejës më 26 nëntor, ku edhe nënshkruan nëntë marrëveshje me interes të ndërsjellë përfshirë unifikimin doganor, heqjen e tarifave roaming apo edhe njohjen e patentave nga të dy vendet.
3 Dhjetor 2018, 21:54 -
Kryemadhi kundër djegies së mandateve: E kam fituar me gjak, Rama s'ma heq dot se e djeg unë me 'kuç e maç'
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk mbështet tezën e djegies së mandateve nga ana e opozitës. Të ndodhur në limitet e afatit ligjor për shkak të bojkotit të stërzgjatur, Kryemadhi thotë se ajo mandatin e ka fituar me gjak dhe Edi Rama nuk mund t'ia heqë.
3 Dhjetor 2018, 21:51 -
Kryemadhi nuk ndryshon qëndrim për Veliajn: S'e mohoj dot punën e tij, ka ndërtuar shkolla, çerdhe e rrugë
Te "5 pyetjet nga Babaramo", kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh do t’i qëndronte fjalëve të saj pasi nuk mund ta mohonte punën e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por ajo insiston se Rama nuk do ta kandidojë atë për një mandat të dytë.
3 Dhjetor 2018, 21:12 -
'5 pyetjet nga Babaramo', Kryemadhi: Opozita s'është e përfshirë te protesta e 'Unazës së Re', por mbështesim banorët
Kryemadhi ka sqaruar se opozita nuk e përfshirë në këtë protestë, por ajo mbështet banorët. Sipas saj, projekti i qeverisë për zgjerimin e "Unazës së Madhe" është aferë korruptive.
3 Dhjetor 2018, 21:05 -
'5 pyetjet'/ Kryemadhi: S'ma dikton Rama kur shkoj në Kuvend, mandatin e mora me gjak
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, te “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka deklaruar se kryeministri Rama po tenton ta djegë figurën e kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit, me punën e tij po e lë në hije Ramën. Kryemadhi foli edhe për kandidaturat e mundshme të opozitës për kryetar bashkie, ndërsa lidhur me djegien e mandateve, Kryemadhi e paralajmëroi Ramën se nuk mund t’ia diktojë ai se kur të shkojë në Kuvend, pasi e ka fituar mandatin me gjak.
3 Dhjetor 2018, 20:32 -
Mbyllet protesta dhe lirohet rruga te 'Unaza e Re', banorët: Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë, do mbrojmë pronat
Banorët e "Unazës së Re" paralajmëruan sot në ditën e 30-të të protestës se nuk do dorëzohen dhe do mbrojnë me çdo kusht pronat e tyre. Ata i bënë thirrje sërish kryeministrit Rama që të tërheqë projektin.
3 Dhjetor 2018, 18:53 -
Protesta te 'Unaza e Re', Balliu: Makinat me xhama të zinj po kërcënojnë qytetarët
Ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu nga protesta e banorëve të "Unazës së Re" u shpreh se ata po kërcënohen. Sipas tij, banorëve u janë dërguar njerëz në shtëpi për t'i kanosur që të tërhiqen nga protestat.
3 Dhjetor 2018, 18:32 -
Deputetët e LSI-së, letër institucioneve përgjegjëse për çështjen e banorëve të 'Astirit'
Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Qarkut Tiranë, Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi i kanë drejtuar një letër më gjashtë pyetje institucioneve që kanë lidhje drejtpërdrejtë me projektin "Unaza e Madhe".
3 Dhjetor 2018, 15:04 -
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha në krah të tyre: Të ndalojë projekti, duhet hetim
Sot është dita e 29-të e protestës te Unaza e Re. I pranishëm në këtë protestë,ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha, që e quajti megaaferë projektin për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës dhe tha se prokuroria e drejtuar nga Arta Marku, nuk ka vepruar megjithëse janë kryer vepra penale.
2 Dhjetor 2018, 17:12 -
Ndalimi i 5 protestueve të Astirit, banorët mblidhen para Komisariatit nr.6: Do presim derisa të lirohen
Forcat "Shqiponja" kanë ndaluar 5 prej protestuesve të zonës së Astirit për akuzat e zhvillimit të një proteste të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe bllokim të qarkullimit.
1 Dhjetor 2018, 19:58