-
Pas publikimit të fotove, Lulzim Basha anulon udhëtimin në Amsterdam. Në kërkim të shqiptarëve në Milano, nesër kthehet në Tiranë
Pas publikimit të fotografisë ku tregohej se kreu i PD-së i është drejtuar sot Milanos me destinacion final Amsterdamin, ai anulon udhëtimin e tij në Amsterdam dhe se momentalisht është në kërkim të një lokali në veri të Italisë, ku shqiptarët po festojnë 106 vjetorin e pavarësisë, për të bërë një foto e për ta nxjerrë nëpër rrjete sociale si një formë me anë të së cilës mund të justifikojë udhëtimin
28 Nëntor 2018, 19:07 -
Protestuesit te Unaza e Re bllokojnë rrugën me blloqet e betonit (VIDEO)
Banorët e Unazës së Re që po protestojnë prej orës 17:00 kanë bllokuar rrugën me blloqet e betonit të cilët i kanë shtyrë duke i vendosur në mes të rrugës. Blloqet janë vendosur më herët nga kompania që ka nisur punën për projektin.
28 Nëntor 2018, 18:39 -
Unaza e Re/ Veliaj: Ne kemi mbrojtur hebrenjtë, jo më njëri-tjetrin, banesat sociale t’i mbajnë pa afat
Kryebashkiaku siguroi edhe një herë të gjithë banorët e zonës së “Astirit” se Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera shtetërore do bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar një strehë dhe kushtet e nevojshme të jetesës.
28 Nëntor 2018, 18:05 -
‘Hallexhiu’ që hodhi këpucën drejt Ramës, ndërtime pa leje dhe buzë detit në Sarandë
Ilias Katiraj nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit, duke zënë gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës. Ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili.
28 Nëntor 2018, 17:53 -
Protesta/ Deputetja e PD: Veliaj s’u takua me banorët, ata ishin policë dhe rrogëtarë
Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh në protestën mbrëmjen e sotme se Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla.
28 Nëntor 2018, 17:37 -
FOTO/ Rama i jep të premten pushim, Luli braktis Astirin dhe niset për fundjavë të gjatë në Holandë
Por askush nuk e mendonte se dhe në opozite do sillej i tillë! Pasi ka shitur çdo kauzë për pazare si Çadra, Teatri e protesta e Kukësit, ai ka shitur më në fund dhe protestën e Astirit.
28 Nëntor 2018, 17:04 -
Protesta te Unaza e Re degjeneron në akte vandalizmi, rruga hapet pas 2 orësh (VIDEO)
Dita e 25-të e protestës së banorëve të Unazës së Re është shoqëruar me akte të dhunshme. Protestuesit rrëzuan blloqet e betonit, rrethimin e kantierit, shkulën tabelat e sinjalistikës rrugore dhe dogjën koshat e plehrave. Në mbështetje të banorëve ishin sërish deputetë të Partisë Demokratike. Policia nuk ndërhyri.
28 Nëntor 2018, 11:47 -
Banesa sociale pa afat, për familjet që preken nga projekti i 'Unazës së Madhe'
Familjet e "Unazës së Re" që kanë filluar të zhvendosen në banesa sociale, mund të banojnë në to pa afat. Lajmi është bërë i ditur nga vet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili siguroi ditën e djeshme se kushdo që do të pranojë të zhvendoset nëpër këto banesa do të mund t'i përdorë ato pa kufizim. Sa i takon atyre familjeve që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, Bashkia e Tiranës iu ka vendosur në dispozicion edhe bonusin e qirasë për tre vite.
28 Nëntor 2018, 11:32 -
Protesta/ Kryemadhi me strukturat e LSI: Banorët e Unazës së Re janë heronj, të bashkohemi me ta, janë njerëz si puna jonë
Kryemadhi ka thënë se banorët e Unazës së Re, duhen mbështetur sepse kanë arritur ti bëjnë ballë dhunës, presionit, dhe intimidimit dhe po mbështesin kauzën e tyre.
27 Nëntor 2018, 19:39 -
Akuzat e PD/ ARRSH nxjerr shifrat krahasuese: Pjesa e Unazës e ndërtuar nga Basha, 14 mln euro për km, tani 12.9 mln euro për km
Autoriteti Rrugor Shqiptar i është përgjigjur Lulzim Bashës për akuzat e tij se faturat e ndërtimit të unazës janë të fryra disa fish. Afrim Qendro tha se pjesa e Unazës ndërtuar nga Lulzim Basha kushtoi 14 milione euro për kilometër, ndërsa kjo që do të ndërtohet tani, kushton rreth 12.9 milionë euro për kilometër.
27 Nëntor 2018, 19:29 -
Cilën opozitë të besoj: Atë të Astirit, apo atë të ish-Bllokut?
Ekonomia shqiptare po pëson rënie-bërtet ai, ndërkohë ajo sapo solli furnizimin e ri me brekë e reçipeta firmato. Po ua shembni shtëpitë banorëve të Unazës së Re e po i lini rrugëve-bërtet ai, ndërkohë ajo sapo hapi dyqanin e ri më të madh në Bllok.Cilin të besojmë: plaku
27 Nëntor 2018, 16:52 -
Banori i Astirit: E mendoja Veliajn si njeriun më të keq në Shqipni, por sot takova një zotni
Një banor i zonës së Astirit, Ukë Idrizi Çelkolaj e vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për gatishmërinë e tij për t'u ulur për bisedime me banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës së Astirit që të ulen të bisedojnë me të e të mos sillen në mënyrë të dhunshme, pasi sipas tij, kjo nuk është zgjidhja e problemit.
27 Nëntor 2018, 16:59 -
Efekti elektoral i 'Astirit'
...Edhe pas tronditjeve “Tahiri”, “Babale”, “Protesta e Kalimashit” etj., dy partitë opozitare, së bashku nuk kanë arritur të kenë ndaj PS-së epërsi statistikore në kuotat elektorale. Këto rezultate të së shkuarës së afërt, më bëjnë të mendoj se edhe ngjarjet e Astirit nuk do të jenë në gjendje t’i japin opozitës një injeksion të fortë në kuotat elektorale.
27 Nëntor 2018, 14:55 -
Veliaj takon banorët e Unazës së Re: Mund të rritim bonusin e qirasë, PD e pafytyrë, se e bëri vetë projektin
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Veliaj u shpreh se zbatimi i projektit do ta kthejë këtë segment të Unazës në një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave.
27 Nëntor 2018, 14:35 -
'Unaza e Re', del lista e 107 subjekteve që përjashtohen nga procesi i legalizimit (EMRAT)
ALUIZNI ka publikuar listën me 107 pronarët që përjashtohen nga procesi i legalizimit të banesave të ndërtuara në zonën e "Astirit" të cilat preken nga projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhë".
27 Nëntor 2018, 14:22 -
Plagosja e polices, Ministria e Brendshme: Do të ndërpritet importi i kapsollave, ja dëmet që mund të shkaktojnë (VIDEO)
Në Shqipëri nuk do të tregtohen dhe as do të përdoren më kapsolla. Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë kapsollat dhe çdo person do të arrestohet nga Policia nëse i mban ato. Ndërkohë nëpërmjet eksperimenteve Ministria e Brendshme tregon me video se kapsolla është në gjendje të të pres gishtat nëse shpërthen në dorë.
27 Nëntor 2018, 13:41 -
Rikthehen mjetet e IKMT, Paloka: Banorët e Unazës së Re më thanë janë kërcënuar natën
Pas largimit për rreth një orë, punonjësit e IKMT bashkë me mjetet janë rikthyer te Unaza e Re, ndërsa banorët vijojnë që të qëndrojnë në krah të rrugës për t’ i bllokuar. Ndërkohë që deputeti i PD, Edi Paloka akuzoi se banorët janë kërcënuar gjatë natës.
27 Nëntor 2018, 12:22 -
Strehimi i familjeve te banesat sociale, Rama: Përgëzime që po ndahen nga lukunia e SHQUP-it
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të familjeve të para që preken nga projekti i Unazës së Re për t’u strehuar te banesat sociale. Shefi i qeverisë përgëzon familjet që sipas tij u ndanë nga lukunia e SHQUP-it për të marrë atë që u takon sipas ligjit.
27 Nëntor 2018, 11:24