-
Protesta tek Unaza e Re/ Pas një ore e gjysmë në Komisariat, lirohen 5 të ndaluarit (EMRAT)
Pas përfundimit të ditës së 28-të të protestës së banorëve të 'Astirit', Policia dhe forcat "Shqiponja" ndaluan 5 persona, të cilët pas një ore e gjysmë i liruan. Në mbështetje të tyre shkoi edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Protestuesit e tjerë u rimblodhën dhe shkuan pranë ambjenteve të Komisariatit nr. 3 dhe nr.6, ku pretenduan se do të prisnin deri në lirimin e të ndaluarve.
1 Dhjetor 2018, 17:21 -
Bllokuan rrugën me blloqe dhe dogjën kazanët te Unaza e Re/ Lirohet një protestues, tjetri 'arrest shtëpie'
Banorët e Unazës së Re para tre netësh protestuan duke bllokuar rrugën me blloqet e betonit, thyen sinjalistikën, u vendosën zjarrin koshave të plehrave dhe prishën rrethimin e kantierit të firmës së ndërtimit
1 Dhjetor 2018, 12:13 -
Kërkoi falje për legalizimet te ‘Unaza e Madhe’, komentuesit ‘'masakrojnë' deputetin e PD-së
Klevis Balliu, në emër të PD-së, u shpreh se gjatë tetë viteve të qeverisjes së saj ajo dështoi duke mos bërë legalizimin e objekteve. Komenuesit në rrjetet sociale shpërthejnë në kritika ndaj djalit të ish-gazetarit të gazetës ‘Zëri i Popullit’
1 Dhjetor 2018, 11:30 -
Protesta te Unaza e Re/ Bllokohen dy akset e rrugës, Lulzim Basha: Ndaj banorëve ushtrohet terror psikologjik, marrin telefonata kërcënuese
Kjo është dita e 27-të e protestës së banorëve të zonës së Astirit. Ata kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre.
30 Nëntor 2018, 17:10 -
Deputeti i PD-së proteston çdo natë për varfanjakët e ‘Astirit, por ja çfarë garderobe dhe makine ka
Klevis Balliu, pas disa orëve leksione për varfërinë, shijon luksin nga rrobat firmato, udhëtimet e kushtueshme jashtë vendit dhe parkon makinën luksoze “Range Rover” te vendi i invalidëve
30 Nëntor 2018, 16:56 -
Aksioni në ditën e katërt, vijon puna për projektin e Unazës së Madhe, shemben disa ndërtime të tjera pa leje (VIDEO)
Në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës, sot janë prishur disa objekte të tjera pa leje që shërbenin për aktivitete social-ekonomike. Gjithashtu makineritë e IMT kanë shembur edhe disa mure rrethuese të cilat përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në zonën e Unazës së Re.
30 Nëntor 2018, 11:37 -
Protestat për 'Unazën e Madhe', Rama: Ngërç i krijuar artificialisht, Ukë Çelkolaj shembull i bashkëqytetarëve (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat e vazhdueshme të banorëve të "Unazës së Re" si një situatë të sajuar në mënyrë artificale dhe reflektimin qytetar të njërit banor të kësaj zone, Ukë Çelkolaj, e konsideron si një shembull kuptimplotë për pjesën tjetër të banorëve të komunitetit në fjalë.
30 Nëntor 2018, 09:01 -
Udhëtime në Dubai dhe telefon 1700 €/ Pas protestës tek Unaza e Re, deputeti Klevis Balliu hipën në Range Rover (FOTO)
Klevisi, ose siç njihet ndryshe çuni Fahriut, braktis luksin vetëm për dy orët e pasdites ku shfaqet në zonën e Unazës. Pas fotove të publikuara në media me një supermakinë Range Rover e cila ka një vlerë prej mijëra eurosh në tregun e automobilëve, Klevis Balliu pa dashje ka zbuluar edhe pasionin e tij për luksin
29 Nëntor 2018, 19:53 -
Protesta te Unaza e Re, banorët bllokojnë rrugën, arrestohen 2 protestues, procedohen 20 të tjerë
"Duam mbështetje, nuk tërhiqemi"-janë thirrjet që u dëgjuan ditën e 27-të të protestës së banorëve të Astirit. Kësaj herë veç prishjes së banesave, protestuesit kërkuan edhe lirimin e të arrestuarve për aktet vandale të kryera ditën e djeshme.
29 Nëntor 2018, 17:28 -
Veliaj falënderon banorët e Astirit për bashkëpunimin: Tashmë të mbajmë fjalën dhe t’i hapim rrugë zhvillimit
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj i drejtohet në mënyrë nominale disa prej banorëve që morën pjesë në takimin me të, ndërsa i kërkon tashmë gjithë komunitetit të kësaj zone që të mbajë fjalën e dhënë dhe të lejojnë zhvillimin e qytetit.
29 Nëntor 2018, 14:56 -
'Unaza e Re', PD vijon akuzat: Projekti është i paligjshëm, çdo zyrtar i përfshirë duhet të dalë para ligjit
Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, deklaratë kundër projektit të “Unazës së Madhe”. Akuza se me miratimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, qeveri ka anashkaluar procedurat kyçe të realizimit të këtij projekti madhor publik dhe kryesisht studimin e fizibilitetit
29 Nëntor 2018, 14:21 -
Vijon shembja e objekteve pa leje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe (VIDEO-FOTO)
Paralelisht, grupet e inxhiniereve të ARRSH-së po vijojnë punën në terren me procesin e vlerësimit dhe të matjeve të objekteve që do të shemben. Familjet të cilat kanë humbur shtëpitë deri tani nga shembjet në "Astir" janë akomoduar te banesat sociale në Shkozë ku do të qëndrojnë paafat.
29 Nëntor 2018, 12:23 -
Protesta/ Ish-deputetja e PD në ‘REPOLITIX’: Opozita s’duhet ta marrë për kredo! Vorpsi: S’ka afat për dëmshpërblimet
Mimoza Hajdarmataj u shpreh se opozita po mbron një çështje sociale, ndërsa shtoi se nuk ka pse ta marrë për kredo politike.Myrshit Vorpsi theksoi se edhe banorët që kanë leje për shtëpitë e tyre nuk dihet se kur do ti marrin dëmshpërblimet për shkak të një ligji të miratuar në 2010. Gazetari Ilir Yzeiri nuk e parashikon si do të mbyllet kjo histori.
28 Nëntor 2018, 23:11 -
Banesat pa afat për të prekurit e Unazës së Re/ Bashkia e Tiranës sqaron: Ja si do të ligjërohet vendimi
Drejtoresha e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti sqaron se propozimi i bashkisë do i shkojë këshillit për vendimmarrje për ta legjitimuar. Gjithashtu, Ruseti tregon edhe mënyrën si po përzgjidhen familjet që do të strehohen në banesat sociale, teksa të lira janë edhe 15 apartamente.
28 Nëntor 2018, 22:51 -
U sistemuan te banesat sociale, familjet Pira dhe Isufaj: Jemi të kënaqur, te ‘Unaza e Re’ jetonim në kasolle me llamarinë
Një pjesë e familjeve që preken nga projekti i Unazës së Re dhe nuk kanë banesat me leje vijojnë protestën, ndërsa disa prej tyre kanë pranuar ofertën e bashkisë për strehim social. Mes atyre që kanë pranuar të zhvendosen nga Unaza e Re te banesat sociale janë edhe familjet Pira nga Peshkopia dhe Isufaj nga Skrapari që kanë ardhur në Tiranë 20 vite më parë. Ata tregojnë historinë dhe zhvendosjen në emisionin ‘REPOLITIX’ në Report Tv.
28 Nëntor 2018, 21:09