-
'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 35-të të protestës, Basha: Duhet të nisë hetimi, të arrestohet Qendro dhe Gjiknuri
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të shtunë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Sikurse i ka përkrahur përgjatë një muaji, kreu i PD-së Lulzim Basha vijon të insistojë edhe sot krah tyre se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë vjedhjeje dhe pastrimi parash. Në ditën e 35-të të protestës, Basha ka kërkuar që hetimi ndaj projektit duhet të nisë sa më parë dhe se ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro duhen arrestuar.
8 Dhjetor 2018, 17:52 -
Banorët e pallatit pa leje te “Astiri” largohen vullnetarisht: I hapëm rrugë zhvillimit për të ardhmen
Banorët e ndërtesës që në katin e parë shërbente për biznes zhvendosën të gjitha orenditë dhe pajisjet e tyre elektroshtëpiake dhe pranuan një prej paketave sociale që ofron Bashkia e Tiranës për trajtimin e banorëve të Unazës që do u prishen shtëpitë
8 Dhjetor 2018, 10:09 -
Hetim ‘DH-Albania’ dyshime se falsifikoi dokumentet për fitimin e tenderit për Unazën e Re, ja kush është ‘çunaku’ që e drejton
ARRSH pezullon punimet në “Lotin 1”. Hetime edhe në SHBA për firmën amerikane. Kush është 26 vjeçari Avdjol Dobi, që një vit para mbylli një kompani tjetër e riaktivizimi i tij në një biznes të ri.
8 Dhjetor 2018, 07:42 -
Protesta te 'Unaza e Re'', Basha: Projekti skemë për pastrim parash, beteja s'ka përfunduar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua edhe këtë të premte banorëve të "Unazës së Re", bashkë me deputetë dhe militantë të opozitës. Krah banorëve, ai e cilësoi projektin e "Unazës së Madhe" si mega aferë, pas denoncimit mediatik përkundrejt kompanisë ndërtuese "DH Albania shpk” për falsifikim dokumentesh në SHBA.
7 Dhjetor 2018, 18:10 -
'Unaza e Madhe'/ Vijon protesta edhe në Shkozë, banorët i vendosin flakën kazanëve të plehrave
Një pjesë e banorëve të Shkozës, paralelisht me banorët e 'Unazës së Re', po protestojnë përkundrejt projektit "Unaza e Madhe". Ata vazhdojnë të insistojnë në përfitimin e një dëmshpërblimi për banesat që janë prishur dhe priten të prishen, ndonëse pak ditë më parë deklaruan se i kanë të palegalizuara.
7 Dhjetor 2018, 17:55 -
'Unaza e Re'/ Basha fjalim para banorëve në protestë, pak metra më tej IMT shembte banesat e liruara vullnetarisht (VIDEO)
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të premte për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Në ditën e 34 të protestës, ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë. Sikurse janë përkrahur përgjatë një muaji nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike, edhe sot prania e tyre është vënë re. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të insistojë se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë pastrimi parash.
7 Dhjetor 2018, 17:20 -
Tenderi te 'Unaza e Re'', Prokuroria: Hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve
Dyshimet për kompaninë shqiptare u dhanë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” për falsifkim të dokumenteve në SHBA me qëllim për t'u bërë pjesë e garës për tenderin e zgjerimit të Unazës së Madhe.
7 Dhjetor 2018, 17:12 -
Unaza e Re, Basha: Rama hajdut, të hetohet ministri dhe ARRSH për tenderin e lotit nr. 1
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat pas njoftimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar se ka ndërprerë punimet në lotin Nr.1 të segmentit të Unazës e Re, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk” qe fitoi tender me një bashkim operatorësh
7 Dhjetor 2018, 13:28 -
‘Falsifikim dokumentacioni për projektin e Unazës së Re’, Kryemadhi: Prokuroria të nisë hetimet
Ditën e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se ndërpreu punimet në lotin Nr.1 të segmentit të Unazës e Re deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk”.
7 Dhjetor 2018, 12:01 -
‘Unaza e Re’ / ARRSH pezullon punimet në lotin nr.1: ''Po verifikojmë dokumentet e firmës fituese''
ARRSH njoftoi se në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk” qe fitoi tender me nje bashkim operator, do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera tenderimi.
7 Dhjetor 2018, 11:21 -
Veliaj e akuzoi se ka lidhje me 'Viktoria Invest', reagon Basha: Firma është pjesë e vjedhjes
Gjatë pasdites, në protestën që u zhvillua te Unaza e Re, Basha u shpreh se “protesta ua ka prishur rehatin të gjithë hajdutëve tek Unaza e Re, edhe Viktoria invest, edhe Rama Invest, edhe Veliaj Invest”.
6 Dhjetor 2018, 21:18 -
Vijon puna për Unazën e Madhe, shkon në mbi 20 numri i ndërtimeve pa leje të prishura (VIDEO)
Edhe shembjet e sotme te "Unaza e Re" janë bërë me mirëkuptimin e qytetarëve të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, duke i hapur rrugë makinerive të IMT.
6 Dhjetor 2018, 18:13 -
'Unaza e Re'/ Dita e 33 e protestës së banorëve, Basha: Shqiptarët e kuptuan nga studentët, bashkimi bën forcën
I pyetur nëse PD do organizojë protesta, Lulzim Basha nuk foli për një plan konkret aksioni politik por theksoi se tha se opozita do jetë në mbështetje të çdo proteste të qytetarëve.
6 Dhjetor 2018, 17:15 -
Veliaj te “Astiri”, inspekton lotin ku po punon ''kompania e preferuar e Bashës''
Kryetari i Bashkisë së Tiranës takon punëtorët pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”, që i është besuar kompanisë “Viktoria Invest”, një nga firmat qe sipas Velja eshte afër kreut të PD-së dhe përfituese kryesore e tenderave të Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha
6 Dhjetor 2018, 14:19 -
Edhe tepelenasit si tropojanët, i japin fjalën Veliajt për bashkëpunim e prishje vullnetare të ndërtesave pa leje te ‘Astiri’
Gjatë një takimi informal që pati me ta mëngjesin e sotëm, Veliaj gjeti mirëkuptimin e banorëve të zonës së Astirit për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe
6 Dhjetor 2018, 12:08 -
Veliaj e nis ditën me një kafe me banorët e ‘Astiri’: E rëndësishme gjetja e konsensusit, projekti duhet të vijojë
Gjatë takimit, kryetari i bashkisë së Tiranës falenderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, duke theksuar se ky projekt nuk do të ndalet
6 Dhjetor 2018, 10:28 -
Largohen banorët e Astirit, PD sjell te 'Unaza e Re' protestues nga Kamza e Paskuqani
Këtë e pohojnë edhe vet pjesëmarrësit në këto tubime siç ishte rasti i një të moshuari i cili duke folur me megafon në këtë tubim u shpreh sot se “në fakt jam nga zona e Shallvareve, por kam qenë edhe te protesta e teatrit”.
5 Dhjetor 2018, 19:10 -
Periferi
Pse, pse, pseeee nuk mbushen rrugët e Tiranës?
Habitemi me protestat në vendet e qytetëruara: Studentë, punëtorë, intelektualë, me jelekë, pa jelekë, mbushin sheshet, rrugët. Energjia e tyre është shpërthyese, argumentet e tyre janë mbërthyese. Dhe pyesim këtu në Tiranë: Pse nuk ndodh tek ne e njëjta gjë?
5 Dhjetor 2018, 18:08 -
Protesta te 'Unaza e Re', Basha: Do qëndrojmë këtu derisa të sprapsim të keqen
Basha akuzoi Ramën se ka kaluar vijën e kuqe dhe u ka hyrë në borxh shqiptarëve, ndërsa paralajmëroi se interesi i shumicës dhe interesi i banorëve të "Unazës së Re" do prevalojë mbi projektin që sipas tij parashikon grabitjen e 48 mln eurove për 2 km rrugë.
5 Dhjetor 2018, 17:38 -
'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 32-të, i pranishëm edhe Basha: S'do ndalim rezistencën
Siç do pasdite, edhe sot për rreth 2 orë me radhë u paralizua trafiku i automjeteve në segmentin "Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja". Banorët e "Astirit" zhvilluan protestën e radhës kundër prishjes së ndërtimeve në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe.
5 Dhjetor 2018, 17:21 -
VD/Vijon shembja e banesave për Unazën e Madhe/ Bashkia e Tiranës: Janë prishur 18 objekte
Ndërkohë që një pjesë tjetër e banorëve që ndërtimet i kanë pa leje por kërkojnë dëmshpërblim të plotë kanë vijuar me protestat nga Shkoza, Lapraka dhe në ‘Astir’ cdo mbrëmje në orën 17:00.
5 Dhjetor 2018, 11:23 -
Pse 'Republika e Re' e shuan zjarrin e Unazës së Re?
Lulzim Basha e di shumë mirë që nuk e ndjek njeri në kauzën e vet të rreme për të çliruar shtetin nga korrupsioni dhe oligarkia. Dhe për këtë shkak, ai po ndjek çdo rast, ku protestohet ndaj qeverisë, pavarësisht motivit që i shtyn njerëzit të revoltohen. Ndaj edhe sot jemi katandisur në pikën kur njerëzit në hall nuk kanë ndonjë shpresë se do ta zgjidhin atë duke u drejtuar nga opozita...
4 Dhjetor 2018, 20:11 -
Veliaj: Edhe Kabuli ka 'Unazë', Tirana jo, kush ka zaptuar e ka ndërtuar pa leje s'e mban dot peng qytetin
Gjatë ceremonisë festive me rastin e 106 vjetorit të FA-ve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj evidentoi paradoksin që Shqipëria, ndonëse prej disa vitesh kontribuon ushtarakisht për të vendosur paqen Kabul, ky i fundit ka sot gjithë infrastrukturën e duhur rrugore, përfshirë edhe "Unazën" ndryshe nga Tirana.
4 Dhjetor 2018, 19:52 -
Pas rivlerësimit në terren, ARRSH nis shpronësimet për 46 objektet e para tek 'Unaza e Re'
Pronarët e këtyre objekteve, të shtrira përgjatë tre loteve të këtij segmenti kishin dorëzuar dosjet e dokumentave të pronësisë pranë institucionit dhe ARRSH në respektim të detyrimit ligjor ka kryer verifikimin dhe matjen në funksion të procedurës së shpronësimit.
4 Dhjetor 2018, 19:21 -
Mbyllet protesta te 'Unaza e Re', zhbllokohet rruga dhe rinis qarkullimi i automjeteve
Pas rreth dy orësh banorët e "Unazës së Re" kanë mbyllur protestën. Të ndihmuar nga deputetët e PD, ndërsa në mbështetje sot ishte edhe analisti Fatos Lubonja, banorët zhvilluan protestën në ditën e 31-të.
4 Dhjetor 2018, 18:55 -
Protesta te 'Unaza e Re'/ Lubonja në mbështetje të banorëve: Po nuk u bashkuam do na hanë një nga një
I veshur me jelek portokalli, Lubonja ftoi të gjithë qytetarët që të protestojnë pasi sipas tij çështja nuk është vetëm e banorëve të "Astirit" por tashmë një çështje dinjiteti për të gjithë popullin
4 Dhjetor 2018, 18:32 -
Banorët dhe PD-ja bllokojnë rrugën te 'Unaza e Re', pak metra më tej IMT vijon shembjen e banesave (VIDEO)
Siç shihen nga këto pamje të xhiruara pasditen e sotme në zonën e "Astirit" radhën e ka pasur një objekt dy katësh që është shembur në tokë, ndërkohë puna vijon per shembjen e një tjetër ndërtimi pa leje po aty.
4 Dhjetor 2018, 17:50 -
Shembjet në Laprakë, Veliaj: Ndërtesat pa leje, shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar pasditen e kësaj të marte në rrjetet e tij sociale dy familjet që pranuan të bashkëpunojnë dhe të lirojnë objektet e ndërtuara pa leje, si dhe ka komentuar edhe rastin e ish-zyrtarit të kthimit të pronave të PD-së, Bajram Nela, duke e cilësuar si demonstrimin më të mirë të atyre që kanë përfituar nga mungesa e reagimit të institucioneve.
4 Dhjetor 2018, 17:38 -
'Unaza e Re'/ Banorët në ditën e 31-të të protestës, bllokojnë për 2 orë rrugën, në mbështetje edhe Lubonja
Edhe sot, si 30 ditë me radhë, banorët bllokuan rrugën në të dyja anët e saj, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve. Në mbështetje të banorëve ishin deputetë të PD si dhe analisti kritik me qeverinë, Fatos Lubonja.
4 Dhjetor 2018, 17:22 -
'Unaza e Madhe'/ Vijon protesta në Shkozë, Bumçi: Të dalim përpara Kryeministrisë, Rama duhet të largohet
Një pjesë e banorëve të Shkozës sërish kanë dalë këtë të martë për të protestuar kundër projektit të "Unazës së Madhe". Sikurse dje, ata po përkrahen nga deputetët demokratë. Aldo Bumçi deklaroi nga zona ku po zhvillohet protesta se, këta banorë do të marrin zgjidhje vetëm nëse protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.
4 Dhjetor 2018, 17:14 -
Unaza e Madhe/ Kush është familja Nela, kryefamiljari ish-zyrtar i pronave në kohën e PD-së
Bujar Nela e kishte ndërtuar banesën në vitin 1997 pa leje dhe ALUIZNI nuk e legalizoi, ndërsa nuk jetonte në dykatëshen që u shemb. Ai e kishte dhënë katin e parë me qira për dy biznese, ndërsa po ashtu edhe katin e dytë me qira për banim.
4 Dhjetor 2018, 13:52 -
IMT rrafshon banesën në Laprakë, Balliu thirrje: Protestë në 15:00 dhe 17:00
Brenda pak minutave punonjësit e IMT kanë shembur me fadroma banesën dykatëshe në Laprakë, ndërsa deputeti i Klevis Balliu bëri thirrje për protesta në orën 15:00 në Shkozë dhe në 17:00 në ‘Astir’ si cdo ditë në muajin e fundit.
4 Dhjetor 2018, 13:33