-
GEO Magazine ka shkruar një artikull për Shqipërinë turistike duke u ndalur në disa qytete e tradita. Në “tokën e shqiponjave”, artikulli shëtit nga metropoli i Tiranës drejt Beratit, Gjirokastrës, rivierës, te Alpet krenare dhe historia e kultura që përbëjnë “perlën e Mesdheut”. Gjithashtu flet edhe për rritjen eksponenciale turistike të viteve të fundit.
3 Shkurt, 11:31 -
-
Çfarë sjell moti deri në fillim të shkurtit? Meteorologia Anila Gjoni për Report TV: Ulje temperaturash dhe reshje mesatare në 7 qarqe!
29 Janar, 14:23Sipas Gjonit, gjatë pasdites së sotme reshjet do të prekin gjithë territorin, por në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ato do të intensifikohen dhe do të jenë të një intensiteti mesatare në natën e së enjtes dhe përgjatë ditës së premte. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet priten të jenë më të dobëta, herë pas here me shtrëngata.
-
Përmbyset kamionçina në Tepelenë, ndërron jetë shoferi
28 Janar, 21:18Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Dhëmblan-Tepelenë"
-
IGJEO paralajmëron: Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë! Ndalohet dalja në det të hapur e mjeteve të vogla lundruese
28 Janar, 17:10Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të përballen me reshje intensive shiu nga pasditja e së mërkurës deri të enjten, sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave. Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës.Veriu, lindja dhe juglindja, veçanërisht zonat mbi 900 metra mbi nivelin e detit, pritet të përballen me reshje dëbore.
-
Gjirokastër/ Po trafikonin drejt Greqisë 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në urën e fshatit Kardhiq
28 Janar, 12:02Dy të arrestuarit e kishin fshehur drogën të ndarë në 44 pako, në shasinë e automjetit tip “Hyundai” me qëllim shitjen në shtetin grek. Policia sekuestroi drogën, automjetin dhe 4 celularë.
-
Me një të rënë të lapsit, shkrihet zyrtarisht KF Luftëtari! 'Zhduken' 100 vite histori në Gjirokastër
27 Janar, 08:38Prej vitit 2021, edhe si pasojë e dënimeve nga FIFA, KF Luftëtari nuk ishte më në aktivitet. Gjirokastra përfaqësohet tanimë nga AF Luftëtari.
-
Shkurti vjen i thatë, janari ikën me reshje! Specialistja e IGJEUM për Report TV: Intensitet i shtuar në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër!
26 Janar, 13:56Anila Gjoni, specialiste pranë Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, paralajmëroi për një fund janari të paqëndrueshëm, me reshje të dobëta që gradualisht do të marrin forcë në disa zona të vendit veçanërisht në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.
-
Parandalohet krimi në familje! Arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj, dhunonte bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje
24 Janar, 10:59Një 53-vjeçar u neutralizua dhe arrestua në flagrancë, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte kanosur se do ta vriste. Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti një armë zjarri pistoletë.
-
-
Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin
21 Janar, 07:30Skema e re e propozuar nga qeveria, ku për herë të parë përcaktohen çmime reference edhe për fshatrat, ndjek në përgjithësi të njëjtin parim. Çmimet e referencës për zonat rurale janë propozuar në nivele të barabarta me çmimet aktuale që aplikohen për rrethet.
-
Dyshohet se vranë një person në vitin 2018 në Dibër, arrestohen në Gjirokastër 2 vëllezërit! Policia gjen arsenal armësh në banesat e tyre (EMRAT)
19 Janar, 13:22Dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se u përfshinë në vrasjen e një personi në vitin 2018 në Dibër.
-
-
-
‘Do ndahem nga burri’, vëllai dhe xhaxhai dhunojnë 30-vjeçaren në Këlcyrë
14 Janar, 11:42Kjo nuk është hera e parë që gruaja përballet me këtë skemë dhune; disa muaj më parë familjarët e saj e kishin marrë me forcë por atëherë nuk e kishte denoncuar.
-
-
Përfshihet nga flakët apartamenti në Gjirokastër, e moshuara shpëton nga djegia
12 Janar, 19:02Në banesë ndodhej 83-vjeçarja Çevi Jonuzi, e cila nuk mund të dilte jashtë dhe gjendej e asfiksuar. Shërbimet zjarrfikëse e nxorën dhe i dhanë ndihmën e parë, ndërsa zjarri u vu nën kontroll.
-
Situata me motin në 24 orët e fundit! Ministria e Mbrojtjes: Këto janë 5 qarqet më të prekura!
12 Janar, 13:00Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar përmbytje, rritje të niveleve të lumenjve, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe, kryesisht në Shkodër dhe Lezhë
-
-
Përmbytjet në Gjirokastër, reagon Partia e Lirisë: Pasojë direkte e keqqeverisjes!
10 Janar, 12:55Sekretarja politike e Partisë së Lirisë në Qarkun e Gjirokastrës, Myrvete Asqeri, ka reaguar për situatën e përmbytjeve në qytet, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe duke i bërë asaj 4 kërkesa.