-
Protesta e studentëve në ditën e 14, shtohet numri i forcave policore (VIDEO-FOTO)
Sot, forcat policore shihet më e shumtë në numër përpara Kryeministrisë dhe kjo për shkak se pritet një numër i lartë studentësh të cilët do të protestojnë për plotësimin e tetë kërkesave të parashtruara
17 Dhjetor 2018, 10:47 -
Studentët i vendosin kyçin fakultetit të Ekonomikut
Studentët e Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë, pasi janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të vendosur itinerarin e lëvizjes drejt Kryeministrisë i kanë vendosur drynin hyrjes së institucionit duke bllokuar edhe administratën pas bojkotit që i kanë bërë mësimit.
17 Dhjetor 2018, 09:48 -
Protesta/ Senati i Mjekësisë në Tiranë dhe Senati i Vlorës: Nga heqja e mungesave te heqja e tarifave, ja lehtësitë për studentët
Senati i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës dhe Senati i Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë kanë mbështetur studentët në kërkesat e parashtruara. Konkretisht, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës ka vendosur heqjen e gjithë tarifave të shërbimeve, audit për 10 vitet e fundit dhe transparencë të shpenzimeve.Ndërsa Senati i Vlorës ka mbështetur 5 kërkesa të studentëve, ku përfshihet krijimi i një senati me perfaqesues nga cdo klasë, si dhe mos penalizimi i studentëve protestues.
17 Dhjetor 2018, 09:29 -
Studentët i vendosin shiritin, bllokojnë fakultetin e Drejtësisë (VIDEO)
Studentët e fakultetit të Drejtësisë përpos bojkotit i kanë vendosur shiritin duke bllokuar hyrjen e institucionit duke mos lejuar as administratën. Edhe sot në ditën e 14-të ata do të mblidhen përpara fakultetit më pas do të marshojnë në orën 11:00 drejt Kryeministrisë.
17 Dhjetor 2018, 08:57 -
Dita e 14-të/ Protesta e studentëve, lirohet pas 3 orësh 'Zogu i Zi', Rama: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët e studentët e tjerë?
Një grup studentësh bllokuan rrugët në Tiranë edhe sot. Në mesditë ka pasur disa momente tensioni, pasi disa studentë, por edhe persona të tjerë që i janë bashkuar tubimit të mbështetur nga opozita tentuan të çajnë kordonin e policisë për të rrethuar Kryeministrinë. Rama u bën sërish thirrje për dialogi. PD dhe LSI prej dy ditësh mobilizuan militantët për pjesëmarrjen në protestë, të cilët u janë përgjigjur.
17 Dhjetor 2018, 08:16 -
Mobilizimi i militantëve nesër në protestë, Rama tallet me Kryemadhin: Zhduk partinë mes turmës (FOTO)
Rama duke marrë shembull mobilizimin e militantëve të LSI-së në Korçë ironizon Monika Kryemadhin teksa shkruan se ‘David Koperfildi zhduku trenin mes Saharasë, Doktorresh Mona zhduk partinë mes turmës”.
16 Dhjetor 2018, 21:12 -
Zbardhen mesazhet/ PD dhe LSI hapin thesin për protestën nesër, ja si po bëhet organizimi me autobusë falas
Nesër në Tiranë do të zhvillohet protesta e studentëve, por organizimin e saj e kanë marrë në dorë partitë opozitare PD-LSI, duke ja arritur qëllimit të tyre fillestar, rrëmbimit me forcë të protestës studentore.
16 Dhjetor 2018, 20:54 -
Shqipëria, shtet dhe shoqëri e dështuar, të gjithë hipokritët përballë njëri-tjetrit
Protesta e studentëve shkundi nervin e fjetur të shoqërisë shqiptare duke bërë të qartë se ka shumë gjëra që duhen bërë ndryshe dhe që duhet të ndryshojnë në vend. E nisur për probleme financiare, refleks i frustrimit të prindërve të tyre, protesta është një mundësi e jashtëzakonshme për të reflektuar gjithë vendimmarrja publike në Shqipëri.
16 Dhjetor 2018, 20:46 -
Protesta e studentëve/ Veliaj: Kërkesat të drejta, por duhet dialog, vëllezër presidentësh e ministrash zaptuan 4 konvikte
Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se protesta e studentëve solli në vëmendje një problematikë të mbartur prej vitesh. Sa i përket rolit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi se sapo janë marrë në dorëzim konviktet e studentëve ka nisur puna për rikonstruksionin e parë të tyre, 4 te Inxhinieria e Ndërtimit dhe 8 të tjerë në Qytet Studenti, ku lëshoi akuza në drejtim të opozitës.
16 Dhjetor 2018, 18:21 -
Protesta e studentëve/ Kryebashkiaku Veliaj në një mendje me Noizy-n: Dialogoni me të parin e shtëpisë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me protestën e studentëve. Veliaj ka ripostuar reagimin e reperit Noizy, i cili u ka këshilluar studentëve të ulen dhe të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama.
16 Dhjetor 2018, 17:38 -
Kuvendi i PD dhe protesta e studentëve, Prifti: Ata që u larguan nga lista, nazelinj. Bleva vetë kondicionerin 300 euro në Universitet
Prifti tha se organizimi i Kuvendit Kombëtar të PD mund të ishte më i mirë nga sa u realizua dje. Pedagogu theksoi se ka disa korniza brenda PD, të cilat janë “të tmerrshme”. Ai komentoi edhe situatën në arsim dhe atë të studentëve.
16 Dhjetor 2018, 13:47 -
Rama pyet studentët: Pse bëni si Luli kur ishte në çadër, dua dialog, jo pazare dhe negociata
Kryeministri Edi Rama, fton sërish studentët për të disatën herë që të pranojnë hapjen e një procesi dialogu. Teksa ka shpërndarë në Tëitter, foton e një studenteje e cila thotë se studentët nuk janë si Basha, Rama thotë se ata sillen njësoj si kryedemokrati, në kohën e Cadrës para B
16 Dhjetor 2018, 13:31 -
Zbardhet skenari/ PD dhe LSI nxjerrin jashtë loje studentët, marrin në dorë protestën e të hënës
Opozita ka nisur mobilizimin e militantëve në rrethe për protestën e të hënës përpara Kryeministrisë. Edhe pse njoftimi për këtë tubim është i studentëve, PD dhe LSI janë hedhur në sulm duke organizuar mbështetësit për të marrë në dorë frenat e protestës dhe shmangur studentët e për rrjedhojë edhe degdisjen e kauzës së tyre.
15 Dhjetor 2018, 22:09 -
Studentët kërkuan dorëheqjen e Dhori Kules se nuk shkoi në takim, Dekanati i Ekonomikut: Ja si qëndron e vërteta
Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë hedh poshtë pretendimet e studentëve se dekani Dhori Kule nuk ishte paraqitur në takimin e planifikuar me ta. Megjtihatë, Dekanati sqaron se ditën e hënë ora 09:00 pret në takim përfaqësinë e studentëve.
15 Dhjetor 2018, 20:26 -
Kryemadhi thirrje anëtarësisë së LSI nga Lushnja: Harrojeni kartën e partisë, të hënën të gjithë me studentët
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bën thirrje anëtarësisë së LSI që të harrojnë për një moment teserën e partisë dhe të marrin pjesë në mbështje të studentëve, në protestën e ditës së hënë.
15 Dhjetor 2018, 18:58 -
Studentët kërkojnë dorëheqjen e Dhori Kules se nuk shkoi në takim, Dekanati: Nuk caktuan datën dhe orën
Studentët e Ekonomikut kanë refuzuar kërkesën e Dekanit Dhori Kule për të çuar një përfaqësi prej 20 vetash në takimin me të. Në ambientet e Fakultetit kanë qenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm studentësh, gjë e cila ka bërë që Kule të mos shkojë fare në takim me ta. Studentët, nën argumentin se dekani nuk po i mbështet në tetë kërkesat e parashtruara, kërkojnë dorëheqjen e tij.
15 Dhjetor 2018, 17:46 -
Nga Sali Lushaj te Altin Goxhaj, ja 'studentët' që protestojnë përballë kryeministrisë (Foto+Video)
Ndonëse numri i studentëve që po protestojnë po pakësohet dita ditës, militantët e PD-së janë të pranishëm në bulevard. Sot, krahas tyre është vënë re edhe prania e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho dhe një prej eksponentëve pranë PD-së, Sait Dollapi.
15 Dhjetor 2018, 16:11 -
Kuvendi Kombëtar, Basha: Të reformojmë PD-në, vendi ka nevojë për një elitë të re politike (Fjala e plotë)
Përshëndetja e e kryetarit të PD-së përpara anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Premtimi për reformimim e partisë, duke ftuar të rinjtë, mbështetja për protestat kundër qeverisë dhe akuzat për keqqeverisjen e Ramës
15 Dhjetor 2018, 15:15 -
Tjetër denoncim për Taulant Mukën: Fitove bursë falë parave të vjedhura, sot na prishe protestën
Denisa Nazarko është një tjetër ish-studente e Universitetit të Mjekësisë e cila pas Besjana Lushajt ka akuzuar së fundi Taulant Mukën, ish-ministrin e Arsimit se tetë vite më parë “tradhtoi” kauzën e studentëve për më shumë të drejta, madje duke përfituar burse për jashtë shtetit.
15 Dhjetor 2018, 14:36 -
Me pankarta kundër çmimit të naftës, disa nga militantët e PD-së i bashkohen protestës së studentëve
Prej pesë ditësh tashmë, qytetarë nga rrethe të ndryshme të mbështetur nga deputetët e PD-së janë ngritur në protestë për çmimin e naftës dhe mungesës së tregjeve për fermerët.
15 Dhjetor 2018, 13:35 -
Kryemadhi-LSI-së: Bashkojuni protestës së studentëve të hënën, ndryshe mallkimi i tyre do bjerë mbi ne
Gjatë një takimi me strukturat në Durrës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka lënë pa përmendur edhe protestën e studentëve që po zhvillohet përballë godinës së kryeministrisë. Ajo i ka bërë thirrje antarëve të partisë së saj që të bashkohen me protestën e tyre.
15 Dhjetor 2018, 12:57