-
Dita e 12-të/ Protesta para kryeministrisë, Rama: Një grup studentësh po mbajnë peng mijëra të tjerë
Kryeministri komenton protestën e turmës së vogël poshtë zyrës së tij, duke thënë se grusht e kanë shitur shpirtin te politika dhe që po mbajnë peng transformimin e thellë brenda Universitetit. Grumbullimi i studentëeve para kryeministrisë është modest, ndërkohë që në rrethe nuk ka organizime për protestë.
15 Dhjetor 2018, 09:05 -
Disa nga studentët: Rama po tenton të ‘joshë’ 200 studentë për takimin në Kuvend
Disa nga studentët, pjesë e grupit që ndodhet para Kryeministrisë shprehen se kryeministri Rama po tenton që të ‘joshë’ rreth 200 studentë për një takim të mundshëm nesër në Kuvend. Një pjesë e studentëve shprehen se ata që do të shkojnë nesër në Kuvend nuk janë përfaqësues të tyre. “Ata nuk janë përfaqësuesit tonë, janë të shitur, do të jetë shoë i radhës, do i demaskojmë”.
14 Dhjetor 2018, 21:47 -
"Panel kllounësh cirku", Rezarta Shkurta ka dy fjalë për Blendi Fevziun dhe protestën e studentëve: Një kapriço
Këngëtarja shqiptare ka shprehur mendimin e saj në rrjetet sociale në lidhje me protestën që po zhvillojnë studentët prej 11 ditsh. Rezarta Shkurta shprehet se ata duhet të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama.
14 Dhjetor 2018, 19:17 -
Mos i fyeni studentët duke i krahasuar me Lulin!
Sepse nuk ka asgjë të përbashkët mes të dy rasteve. Dhe është shumë e thjeshtë, Luli për pazar vajti dhe pazar mori atje. Nga ajo marrëveshje Edi Rama nuk përfitoi ngaqë ai ishte i fortë, por thjesht ngaqë Luli ishte i dobët.
14 Dhjetor 2018, 18:41 -
Protesta e studentëve, pse flamuri i dialogut u la në dorë të qeverisë?
Në një demokraci të re post-diktatoriale, kush ngjall më shumë simpati në opinionin publik: ai që propozon dialogun, apo ai që e refuzon atë? Pse i është dhuruar forca liberale e kësaj fjale qeverisë, në vend që të kthehej në flamurin e protestës?
14 Dhjetor 2018, 17:10 -
Protesta/ Report Tv rikthehet në Qytet Studenti, studentët në kushte të mjerueshme (PAMJET)
Një muaj pasi denoncoi kushtet e mjerueshme në Qytet Studenti, Report Tv rikthehet sërish për të vëzhguar kushtet në të cilat jetojnë studentët e ngritur sot në protestë. Edhe pse aty ka nisur puna për rikonstruksionin, sërish bie në sy që kushtet vijojnë të jenë të mjerueshme.
14 Dhjetor 2018, 16:23 -
Protesta e studentëve, PDIU thirrje Ramës: Hiq dorë nga loja e kungulleshkave, shfuqizo ligjin e Arsimit të Lartë
PDIU mbështet studentët në protestën e tyre dhe përmes një njoftimi për mediat dhe njëkohësisht i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë nga "loja e kungulleshkave", por të shfuqizojë ligjin e Arsimit të Lartë dhe ta ribëjë atë sëbashku me studentët dhe pedagogët.
14 Dhjetor 2018, 15:34 -
Protesta/ Senati i Politeknikut, Bujqësorit dhe Durrësit: Do të bëjmë transparencë, në janar Karta e Studentit, ja si zgjidhet kriza
Në ditën e 11 të protestës, Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, Bujqësorit dhe ai i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës shprehin mbështetjen për studentët, ndërsa paraqesin edhe propozimin e tyre për zgjidhjen e krizës që është krijuar.
14 Dhjetor 2018, 16:05 -
Studentët i bëjnë thirrje Ruçit: Mblidh nesër Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme
Studentët e mbledhur përpara Kryeministrisë kanë kërkuar ditën e nesërme një seancë plenare të jashtëzakonshme. Ata i kanë lënë kohë qeverisë për një përgjigje deri në orën 16:00. Në rast se nuk ndodh realizimi i seancës së kërkuar, ata kërcënojnë me një protestë të përmasave kombëtare.
14 Dhjetor 2018, 13:15 -
'Akuzat tregojnë frikë'/ Rama i përgjigjet Mynyr Konit: E mëshiroj pafytyrësinë tuaj të dyfytyrë, së shpejti...
Më herët ishte Koni i cili akuzat e Ramës nga mbledhja me dekanët dhe rektorët i cilësoi si reagime frike, ndërsa nuk ka vonuar përgjigjia e kreut të qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale.
14 Dhjetor 2018, 13:00 -
Këshilli Studentor i Korçës largohet nga mbledhja me Rektoratin e Universitetit “Fan Noli”, rektori: Refuzoni 'kërkesën për ushtar' (VIDEO)
Takimi midis Këshillit Studentor dhe Rektoratit të Universitetit “Fan Noli”, nuk ka ndodhur sepse studentët kanë refuzuar të dialogojnë me rektorin Ali Jashari.Stu
14 Dhjetor 2018, 12:51 -
Akuzat e Ramës, reagon Rektori i UT, Mynyr Koni: Kryeministri tregon frikë, mbështes protestat e studentëve
Në një deklaratë të shpërndarë të mediat, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni thotë se kryeministrin Edi Rama është përpjekur ditën e djeshme që të gjejë fajtorë pa faj në radhët e rektorëve dhe dekanëve kur i akuzoi ata si përgjegjës për protestën e studentëve dhe situatën ku ndodhet sot Arsimi i Lartë.
14 Dhjetor 2018, 12:15 -
Dita e 11-të, studentët grumbullohen në protestë te kryeministria (FOTO)
Vijon dhe sot protesta e studentëve.Fillimisht ata nisën grumbullimin në fakultetet përkatëse të Universitetit të Tiranës, atij Politeknik dhe të Mjekësisë, në orën 08:30 deri në orën 09:30, dhe më pas nisën marshimin drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" p
14 Dhjetor 2018, 12:31 -
Nënshkruhet marrëveshja/ Gjermania 18 mln euro Shqipërisë për konviktet e 'Qytetit Studenti'
Në një kohë kur studentët protestojnë për kushte më të mira jretese, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri kanë firmosur marrëveshjen me qeverinë gjermane për investimin në konviktet e kampuseve universitare të Universitetit të Tiranës. Një premtim ky i kryeministrit Rama për rikonstruksionin e godinave të Qytetit Studenti brenda mandatit të dytë qeverisës.
14 Dhjetor 2018, 11:47 -
Auditi i MASR dhe akuzat e Bordit të Administrimit: Si e ktheu Mynyr Koni Universitetin e Tiranës në ‘pronë private’ (RAPORTI)
Akuzat e Bordit të Administrimit të UT-së dhe të Ministrisë së Arsimit në shkurt-mars 2018 për rektorin e universitetit më të madh publik në vend. Gjetjet që konstatoi auditi në rektorat, gjatë drejtimit të Konit dhe 11 akuzat e Bordit ndaj drejtuesit të universitetit
14 Dhjetor 2018, 11:37 -
Në ditën e pestë të protestës së tyre, studentët në Gjirokastër: Më të pakët në numër për shkak të presioneve, por nuk do të heqim dorë
Studentët e Gjirokastrës kanë qenë më të paktë në numër këtë të premte, në ditën e pestë të protestës së tyre. Ata shprehen se shkak për këtë janë bërë presionet e vazhdueshme përmes telefonatave dhe mesazheve.Por pavarësisht numrit të pakët, ata theksojnë se nuk do të heqin dorë nga të kërkuarit plotësimin e tetë kërkesave.
14 Dhjetor 2018, 11:33 -
Studentët e Shkodrës: Pavarësisht presioneve të pedagogëve, do t'i bashkohemi protestës në Kryeministri
Studentët e Shkodrës, pavarësisht motit të keq që ka përfshirë vendin dhe presionit të vazhdueshëm nga ana e pedagogëve, kanë vendosur që t'i bashkohen protestës së studentëve të Tiranës.
14 Dhjetor 2018, 10:40 -
Protesta/Komunitetet fetare: Duhet dialog mes qeverisë dhe studentëve
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Katolike, përfaqësues të komunitetit të bektashinjve dolën këtë të premte në një deklaratë për mediat, duke u shprehur se kauza e studentëve është e drejtë dhe se duhet gjetur gjuha e bashkëpunimit dhe dialogut, mes studentëve dhe qeverisë.
14 Dhjetor 2018, 11:30 -
Korçë/ Studentët e Universitetit 'Fan Noli' bojkotojnë mësimin, iu bashkohen edhe gjimnazistë
Studentët e Universitetit "Fan Noli" në Korçë, sëbashku me gjimnazistët e shkollës "Raqi Qirinxhi", kanë vendosur që këtë të premte të bojkotojnë mësimin. Por ndryshe nga dje, ata kanë vendosur që të mos protestojnë dhe të qëndrojnë në heshtje.
14 Dhjetor 2018, 10:23 -
Dita e 11-të/ Studentët refuzojnë takimin me Ramën në Kuvend, ftojnë qytetarët nesër për protestë
Studentët u bëjnë thirrje që qytetarët t'u bashkohen protestës së tyre, nesër në një manifestim edhe më të madh. Thirrja, pas skadimit të ultimatumit që i kishin vënë qeverisë për t'u kthyer përgjigje deri në ora 16.00 që kreu i Kuvendit, Ruçi të mblidhte kuvendin të shtunën në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar 8 kërkesat e tyre. Ata refuzuan përgjigjen që u dha kreu i grupit parlamentar të PS-së, që Kuvendi mund të mblidhej nesër, por me kryeministrin Edi Rama dhe studentët për të mbyllur paktin për universitetin
14 Dhjetor 2018, 08:39 -
Tenderi te 'Unaza e Re', flet për herë të parë Rama: Do kërkojmë dëmshpërblim për prishje imazhi
Kompania “DH Albania” e cila fitoi tenderin me vlerë 18 milion euro, për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Re është kallëzuar në prokurori për falsifikim dhe mashtrim edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
13 Dhjetor 2018, 22:51