-
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme sasie kanabisi gjatë një operacioni të sektorit të antitrafiqeve, arrestohen disa persona.
6 Nëntor 2021, 23:33 -
Tentoi t’i vërë flakën shtëpisë së fqinjës, nën hetim penal 41-veçari në Pogradec
6 Nëntor 2021, 16:06Një 41-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar që t’i vërë zjarrin shtëpisë së një 51-vjeçareje në Pogradec. Siç njofton policia po procedohet penalisht shtetasi J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe
-
-
40 piktorë nga trevat shqiptare hedhin në telajo bukuritë e Rehovës, piktori: Vjeshta e artë e bën tërheqës këtë peizazh
6 Nëntor 2021, 15:07Fundjava ka mirëpritur në Kolonjë 40 artistë të pikturës, të cilët kanë gjetur burim frymëzimi, për të krijuar artin e tyre me ngjyrat e vjeshtës në fshatrat e Rehovës.
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Thatësira ul prodhimin, rritet çmimi i gështenjave
5 Nëntor 2021, 20:28Çmimi i gështenjave ka pësuar rritje edhe pse është një dru frutor që gjendet në pyll dhe fermerët e Pogradecit nuk investojnë për kultivimin e saj. Këtë vit për shkak të thatësirës prodhimi ka qenë i pakët, e për pasojë gështenja është shitur më shtrenjtë. Përpos tregut vendas gështenjat e Pogradecit, shkojnë dhe për eksport kryesisht në Itali.
-
‘Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, ajo e refuzon për herë të dytë: “Unë jam nëna e tij, këtë kapitull e kam mbyllur’’! Shokohet i biri teksa e ndjek live
5 Nëntor 2021, 18:01Ndodh edhe kështu, ’Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, por ajo ia ’shpërblen’ për herë të dytë me refuzimin e saj. Daniel Mino u përlot në studio, ndërsa pa për herë të parë imazhin e të ëmës, të cilën nuk reshti së kërkuari. ’Pa Gjurmë’ udhëtoi në një fshat të largët të Beratit, ku mundi të gjente 60-vjeçaren, pas një telefonate që mbërriti në emision. E moshuara mbeti e habitur kur pa prezencën e kameras, por kur mësoi arsyen mohoi kategorikisht të takohet me të birin, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur për të. Ashtu siç edhe ka ndodhur 38 vite më parë, kur ajo e braktisi në maternitetin e Bilishtit, që ditën kur e solli në jetë, më 27 shkurt 1983.
-
Korçë, shpërthen bombola e gazit në një banesë në Voskopojë, 3 të plagosur
5 Nëntor 2021, 12:153 persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Voskopojë, Korçë. Siç bëjnë me dije burime, e zonja e shtëpisë shtetasja A.N, ka dashur që të provojë kaldajën me gaz dhe kur e ka hapur ka shpërthyer
-
Aksident në Pogradec/ Makina përplas 54-vjeçarin! Këmbësori përfundon në reanimacion!
4 Nëntor 2021, 18:06Report Tv mëson se 54-vjeçari është dërguar menjëherë në spital pas aksidentit, ndërsa aktualisht ndodhet në reanimacion.
-
-
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Kapshticë, njëri nga mjetet del nga rruga! Nuk ka të lënduar (VIDEO)
3 Nëntor 2021, 08:51Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë - Kapshticë. Dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Plasë
-
-
-
Rrëzohet nga kali aksidentalisht, humb jetën 75-vjeçari në Pogradec
31 Tetor 2021, 18:57Një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kali në fshatin Hoçman në Pogradec
-
Radhë automjetesh në Kapshticë, shkak fluksi i turistëve dhe emigrantëve shqiptarë, situata drejt normalizimit
31 Tetor 2021, 15:06Nën zhurmën e borijeve dhe radhëve kilometrikë është “zgjuar” mëngjesin e sotëm pika kufitare e Kapshticës, megjithatë situata është drejt normalizimit.
-
Pogradeci në festë, promovon verën dhe gështenjat
30 Tetor 2021, 20:09Festa tradicionale e verës dhe gështenjave është kremtuar mbrëmjen e së premtes në Pogradec, ku me qindra qytetarë kanë shijuar muzikën dhe verën, por pa respektuar masat mbrojtëse për COVID-19.
-
Piktori nga Shkodra magjepset nga peizazhi i Dardhës! Agim Kadillari: Piktura për mua është përjetim sublim
30 Tetor 2021, 17:01Me pasionin e tij për artin dhe të bukurën, piktori nga Shkodra prej vitesh derdh në telajo emocionet që i fal natyra shqiptare. Pjesë e edicionit të 11-të, këtë vjeshtë piktori Agim Kadillari i është bashkuar kolonisë ekspozitës ndërkombëtare të pikturës, “Ditët e Mios” në fshatin Dardhë të Korçës.
-
11 të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë të infektuar me COVID! Njëri pret tyre në gjendje të rëndë transportohet në spitalin e Tiranës
29 Tetor 2021, 14:31COVID-19 përhapet në burgun e Drenovës. Burime bëjnë me dije se 11 të burgosur kanë rezultuar të infektuar, njëri prej të cilëve është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
Po kalonte rrugën për të hyrë në Universitin e Korçës, makina përplas studenten! Arrestohet shoferi i mjetit
29 Tetor 2021, 09:00Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë, pasi në automjet ka përplasur një studente në afërsi të Universitetit Fan Noli.
-
Celibashi nga Korça: Duhet ndërhyrë sa më shpejt në Reformën Zgjedhore, të adresohen rekomandimet e ODIHR! Të mos lihet në prag zgjedhjesh
28 Tetor 2021, 17:11Ndërhyrjet që duhet të bëhen në Reformën Zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, për kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi duhen bërë sa më shpejtë dhe të mos lihen si gjithmonë në prag zgjedhjesh. Në lidhje me komisionerët që kanë tjetërsuar votën ku nga rinumërimi i disa kutive u zbuluan se votat i janë hequr disa kandidatëve dhe i janë shtuar të tjerëve, Celibashi tha se do të këtë kallëzim penale për ta nëse do të rezultojë se ka pasur deformim të rezultatit.
-
Kapet me 13 mijë euro të padeklaruara në doganën e Qafë-Thanës, ndalohet shtetasi rumun
26 Tetor 2021, 16:16Më shumë se 13 mijë euro janë sekuestruar nga policia kufitare në Qafë-Thanë. Policia ka ndaluar shtetasin rumun I.C, të cilit pas kontrollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 euro
