-
'Më kanë kërcënuar familjen', Shakohoxha: Zgjedhjet e FSHF nesër të paligjshme, UEFA e përfshirë në manipulime
Një ditë para zgjedhjeve të paligjshme të Dukës për kreun e FSHF kandidati Dritan Shakohoxha ka denoncuar kërcënimet personale dhe familjare që i janë bërë atij. Në letrën drejtuar FSHF-së gazetari sportiv rendit disa arsye përse asambleja e 15 marsit është e paligjshme, ndërsa për Report TV thotë se vetë ai nuk do marrë pjesë.
14 Mars 2022, 14:20 -
-
Ngërçi me delegatët e Tiranës, Prodani pas asamblesë së jashtëzakonshme: FSHF ti lejë interesat zgjedhore, të mendojë për futbollin
Shoqata e futbollit të Tiranës ka zhvilluar një asamble të jashtëzakonshme duke zgjedhur 6 delegatët me të drejtë vote për asamblenë e 15 marsit të federatës. Mirëpo kjo pritet të shkaktojë përplasje me FSHF-në, por sipas kryetarit të shoqatës Eduard Prodani federata duhet të lërë menjëanë interesat personale dhe të vendosë në interes të futbollit.
10 Mars 2022, 13:57 -
Shoqata e futbollit Tirana zhvillon asamble të jashtëzakonshme, zgjedh delegatët e padëshiruar për Dukën
Kryetari i Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodani ka thirrur sot një asamble të jashtëzakonshme me qëllim zgjedhjen e delegateve për zgjedhjet e 15 marsit për kreun e FSHF.
9 Mars 2022, 20:19 -
Jo vetëm gjykatat, por më 2 mars FSHF kishte kundër edhe statutin! Votuan anëtarë të paligjshëm
Vendimet e gjykatave nuk ishin të vetmet që e bënë të pavlefshme asamblenë e 2 marsit të federatës shqiptare të futbollit. Një nen i statutit që pezullonte anëtarët me të drejtë vote u tentua të pezullohej në asamble, mirëpo ata që e votuan nuk ishin të mandatuar për ta bërë këtë gjë.
4 Mars 2022, 12:45 -
Nën hetim për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dukën dhe drejtuesit e tjerë të FSHF! Po zgjedhjet e 15 marsit?
Gjykata e Tiranës ka lënë fuqi pezullimin nga detyra si kreu i FSHF për Armand Dukën, ndërsa i njëjti vendim është marrë edhe për drejtuesit e tjerë Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm dhe Ardian Haçin, kryetar i Shoqatës Tirana.
4 Mars 2022, 09:48 -
Asambleja e paligjshme zgjedhore e Dukës, katër vendimet që shkeli FSHF më 2 mars
Katër vendime gjykate shkeli dje Armand Duka dhe federata shqiptare e futbollit duke organizuar asamblenë e zakonshme zgjedhore. Për rrjedhojë edhe 15 marsi, kur sipas federatës pritet të zgjidhet presidenti i ri, është një datë e paligjshme dhe nuk dihet ende nëse do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve.
3 Mars 2022, 11:30 -
Pse ka rëndësi fitorja e Veliajt kundër Dukës
Beteja ligjore dhe e drejtë e Erion Veliajt duket se ia vlejti. Jo thjesht pse i prishi qetësinë 20 vjeçare njeriut që uzurpon futbollin shqiptar, as pse ndihmoi në shtyrjen e zgjedhjeve për Presidentin e ri, porse pikërisht kryebashkiaku i Tiranës, në cilësinë e aksionerit të KF Tiranës, futi në binarët e ligjshmërisë garën për kryetar të SHRF Tiranë, e cila u manipulua keqas nga Duka dhe njerëzit e tij, me delegatë të zgjedhur prej tij nga Shijaku.
2 Mars 2022, 12:19 -
-
Kandidat për President i FSHF, Shakohoxha për Report Tv: S'marr pjesë në një asamble të ndaluar me vendim gjykate
Kandidati për President i FSHF Dritan Shakohoxha, nuk ka marrë pjesë në Asamblenë që po organizon sot Armand Duka. Ai thotë se nuk mund të marrë pjesë në një asamble që është e ndaluar nga një vendim gjykate të zhvillohet."Ashtu siç kam thëne
2 Mars 2022, 11:17 -
Presidenti i pezulluar i FSHF: T'i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur! Duhet të mbyllet e shkuara e të fillojë e ardhmja
Armand Duka, i cili dy ditë më parë u pezullua nga Gjykata si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, në fjalën e tij Asamblenë sot tha se inatet e mllefet duhet të lihen mënjanë. Ai u shpreh se konfliktet duhet të zgjidhen me dialog dhe se e shkuara duhet të lihet pas e të fillojë e ardhmja."
2 Mars 2022, 10:56 -
Asambleja e paligjshme përcakton një datë të 'paligjshme' për zgjedhjet për kreun e FSHF! Shakohoxha për Report Tv: S'marr pjesë në një mbledhje të ndaluar nga gjykata
Edhe pse ka një vendim gjykata që e cilëson të paligjshme, Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot dhe ka shtyrë për më 15 mars zgjedhjet e për Presidentin e ri dhe Komitetin Ekzekutiv. Ky vendim i asamblesë së sotme vjen pasi Armand Duka përmes një deklarate e paralajmëroi shtyrjen e zgjedhjeve. Armand Duka, Ilir Shulku dhe Ardian Haçi do të dalin të premten para gjykatës për tu njohur me masën e pezullimit nga detyra.
2 Mars 2022, 10:48 -
Kryebashkiakët që po shpërdorojnë besimin e sportdashësve, përballë trukimeve
Shtyrja e zgjedhjeve është një meritë dhe një beteje e udhëhequr nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të cilin pak kush e mendonte që do ia dilte, pasi të gjithë e pranonin dhe mbyllnin gojën për tu përballur me Armand Duken, duke rënë dakord që ai është mjeshtër i trukimeve dhe nuk e ndal asgjë.
1 Mars 2022, 17:27 -
FSHF zbaton vendimin e gjykatës, njeh Prodanin si drejtues të Shoqatës së Tiranës
Federata Shqiptare e Futbollit ka njohur si kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Eduard Prodanin. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për manipulim votash në zgjedhjen e Krenar Alieahmetit, FSHF është tërhequr
1 Mars 2022, 15:18 -
Gjykata pezulloi Armand Dukën nga drejtimi i FSHF, delegatët e tij pranojnë në prokurori: Nuk jemi të regjistruar te tatimet! (Si u falsifikuan dokumentet)
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar, krahasuar me atë të deklaruar në sistemin "Comet", i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.
1 Mars 2022, 12:11 -
FSHF-ja e Dukës ndër të paktat në Europë pa masa kundër Rusisë! Polonia letër publike: Vendimet e FIFA-s qesharake
Federata shqiptare e futbollit me në krye Armand Dukën është ndër të paktat në Europë që nuk ka marrë masa ndaj Rusisë për shkak të luftës me Ukrainën. Ndërkohë FIFA ka publikuar planin e saj, por edhe ajo është kritikuar nga Polonia, që e konsideron të turpshëm.
28 Shkurt 2022, 13:11 -
Dritan Shakohoxha betejë ligjore për FSHF-në, kallëzon për shkelje sekretarin Ilir Shulku dhe avokatin Aldi Topçiu
Sipas kallëzimit të bërë nga Shakohoxha, Shulku dhe Topçiu kanë firmosur në kundërshtim me ligjin që të vazhdojë organizimin dhe mbajtjen e Asamblesë Zgjedhore të FSHF më 2 mars.
27 Shkurt 2022, 19:05 -
Moti i keq, FSHF njofton shtyrjen e disa ndeshjeve
Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit mbrëmjen e djeshme ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së shumë fushave dhe stadiumeve. Duke parë situatën e krijuar, Departamenti i Garave në FSHF ka vendosur shtyrjen e disa ndeshjeve.
27 Shkurt 2022, 10:16 -
Zgjedhjet në FSHF, shpërfillen 5 vendimet e gjykatës! UEFA hesht, ‘zhduket’ raporti për manipulimet në shoqata
Pesë vendime të gjykatës, dy konkretisht për zgjedhjet e 2 marsit, po shpërfillen nga FSHF, që edhe publikisht është shprehur se do t’i mbajë zgjedhjet për president. Një shkelje e ligjit që po ndodh në hundën e UEFA-s e cila ende nuk e ka publikuar raportin për manipulimet në zgjedhjet e shoqatave të futbollit.
26 Shkurt 2022, 10:49 -
Përmbarimi shkon në zyrat e FSHF: Zbato vendimin e Gjykatës, blloko asamblenë e 2 marsit
Përmbaruesit kanë zbarkuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke i kërkuar të ekzekutojë vendimin e Gjykatës për të ndaluar asamblenë e 2 marsit. Bëhet me dije se vendimi është ekzekutuar nga studio Basha& I shpk dhe mban datën 22 shkurt, ndërsa përmbaruesja që e ka firmosur është Farije Istrefi.
25 Shkurt 2022, 09:09