-
Njësia administrative Pult e Shkodrës paraqitet edhe me mungesë energjie elektrike si dhe me shkolla të mbyllura. Situata në Lezhë, ndryshe nga Shkodra dhe Mirdita, paraqitet pa probleme, ndonëse në temperatura të ulëta. Ndërkohë, rrugët nacionale paraqiten të kalueshme.
17 Janar 2019, 09:22 -
Investimi në qendrën shëndetësore Fushë Studë, Balla: Përveç kushteve të motit, gjithçka tjetër mund ta ndryshojmë (VIDEO)
10 Janar 2019, 10:47Taulant Balla ka bërë me dije këtë të enjte se Qendra Shëndetësore Fushë Studë në Lezhë do t'i vijë tanimë plotësisht në ndihmë banorëve të saj, për shkak të furnizimit të plotë të barnave si dhe vendosjes së një personeli mjekësor prej 6 vetësh.
-
Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit mes të rinjve, arrestohet 26-vjeçari në Lezhë, sekuestrohet arma e zjarrit
8 Janar 2019, 14:29Një konflikt mes tre personave është parandaluar nga Policia e Lezhës. Uniformat blu arrestuan një 26-vjeçar dhe proceduan në gjendje të lirë dy persona të tjerë.
-
Kopshti 'Besëlidhja' në Lezhë pa ngrohje për shkak të një sigurese, fëmijët qëndrojnë me temperatura nën 0
7 Janar 2019, 16:43Prej 3 javësh kopshti Besëlidhja në Lezhë është pa ngrohje, ko përshkak të mungesës së një pajisje e cila do të kontrollojë luhatjet e tensionit të energjisë elektrike. Shumë fëmijë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi përshkak të temperaturave të ulta, ndërsa ata që e frekuentojnë kopshtin janë në kushte shumë të vështira.
-
Helmim nga ushqimi dhe abuzim me alkoolin/ Fluks në urgjencën e Lezhës
2 Janar 2019, 22:22Helmimi nga ushqimi dhe abuzimi me alkoolin kanë sjellë një fluks pacientësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Fatmirësisht ndryshe nga vitet e tjera nuk ka pasur të lënduar nga fishekzjarrët dhe aksidentet automobilistike. Sipas doktorëve të Urgjencës janë marrë masat për të përballuar çfarë do lloj fluksi.
-
Lezhë, hapet panairi i gjelit të detit, fermerët: Mundësi e mirë për prodhimet tona
28 Dhjetor 2018, 19:11Në prag të festës së vitit të ri edhe në qytetin e Lezhës është zhvilluar panairi i gjelit të detit, i cili është simboli i çdo tavoline shqiptare në natën e ndërrimit të viteve. Krahas gjelave të detit prodhues e blegtorë lezhjanë kanë ekspozuar prodhimet e tyre dhe për ata kjo është një mundësi e mirë për promovimin e prodhimeve bujqësore të zonës së Zadrimës.
-
Zjarr në një pallat në Lezhë, shkak një bombul zjarri (VIDEO)
25 Dhjetor 2018, 17:24Sipas informacioneve paraprake, nga zjarri nuk ka të lënduar veç dëmeve të vogla materiale.
-
Aksident në Lezhë, ‘Golf’-i futet në parakalim të gabuar mbi urë, përplaset me ‘Ford’-in, 5 të plagosur (VIDEO)
24 Dhjetor 2018, 22:11Përplasja e dy makinave ndodhi rreth orës 21:30, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga vendi ku shënua aksidenti. Të plagosurit që ndodhen në spitalin e Lezhës, por edhe në Tiranë, sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
Në Lezhë dhe Krujë po i presin Krishtlindjet pa drita, prej pasdites nuk ka energji
24 Dhjetor 2018, 21:58Në Lezhë disa fshatra janë pa energji elektrike prej 5 orësh. Ndërkohë që në Krujë, i gjithë rrethi po e kalon vigjiljen e krishtlindjeve pa energji elektrike.
-
Aksident i rëndë në Lezhë/ BMW-ja përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi (VIDEO)
22 Dhjetor 2018, 19:58Viktimë e aksidentit mbrëmjen e sotme në Lezhë mbeti një 61-vjeçar, i cili mësohet se humbi jetën në vend nga përplasja e fortë e automjetit. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes.
-
Aksident pranë shkollës në Lezhë, makina përplas një nxënëse dhe një mësuese (VIDEO)
21 Dhjetor 2018, 10:44Mësuesja dhe nxënësja 16-vjeçare kanë pësuar disa fraktura për shkak të përplasjes nga fuoristrada me targa shkodre por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
Lezhë/ Zjarr në mensën e kopshtit 'Besëlidhja', nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale (VIDEO)
17 Dhjetor 2018, 08:59Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Por pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik tek edukatoret pasi në ambientet e saj gjendeshin fëmijë. Ata janë evakuuar menjëherë, ndërkohë që forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje
-
Policia e Lezhës publikon emrat dhe fotot e më të kërkuarve, pjesë e listës dhe 'babagjyshi' grabitës Saimir Kala
16 Dhjetor 2018, 15:03Policia e Shtetit ka publikuar listën e 33 personave më të kërkuar në qarkun e Lezhës. 32 nga personat në listë janë të dënuar për vrasje, ndërsa 5 prej tyre me dënim të përjetshëm.
-
Vijon rënia e gurëve në Torovicë, shkëputet masivi shkëmbor në aksin Bolldrë-Torovicë
15 Dhjetor 2018, 19:01Prej kohësh situata e rënies së gurëve është problematike në zonën e Torovicës, në Lezhë ku jeta e banorëve rrezikohet gati çdo ditë, për shkak të këtij fenomeni të rezikshëm. Këtë fundjavë një gur i përmasave të mëdha është shkëputur duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks rrugor
-
Mina me telekomandë dhe 130 gram heroinë brenda çantës sportive, si u arrestua 52-vjeçari në Lezhë (VIDEO)
15 Dhjetor 2018, 10:26Në pranga ka rënë Ali Novi, 52 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar edhe më parë.
-
Lezhë, familja Marku në varfëri ekstreme, zonja e shtëpisë me kancer, apel për ndihmë
14 Dhjetor 2018, 21:57Familja Marku në fshatin Blinisht të Lezhës jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. Varfërisë i shtohet edhe më shumë pasi e zonja e shtëpisë është e sëmur me kancer dhe ilaçet e kurës janë shumë të shtrenjta sa që i kanë të pamundur blerjen e tyre.
-
"Festa n’Lis" çel siparin e festimeve për fundvit në Lezhë
13 Dhjetor 2018, 19:33Atmosfera për festat e fundvitit ka filluar të ndjehet edhe në Lezhë. Mbrëmjen e së mërkurës "Festa n’Lis" organizim i një grupi të rinjsh i cili ka si qëllim promovimin e produkteve të ndryshme të prodhuara nga lezhjanët. Sheshi kryesor është zbukuruar në një mënyre krejt të veçantë, me shtëpiza prej druri dhe zbukurime të shumëllojshme.
-
AKU vepron në Kukës, tregtarët në protestë: Nëse s'na plotësohen kërkesat, do të mbyllim aktivitetet
11 Dhjetor 2018, 12:22Tregtarët bëjnë me dije se deri në plotësimin e tyre e kërkesave të tyre do të vijojnë me protestat dhe nuk do të pranojnë asnjë grup kontrolli.
-
PAMJE TË RËNDA/ Tre të rinj në Lezhë torturojnë dhe hedhin në ujë një qen, kafsha përpëlitet
2 Dhjetor 2018, 21:17Në rrjetet sociale është publikuar një video ku tre të rinj torturojnë një qen. Ata e kapin nga këmbët dhe e hedhin në ujë me radhë, ndërkohë që katër putroshi nuk bën asnjë lloj reagimi përveçse përpëlitet që të mos mbytet në ujë.
-
Dhuna në familje çdo ditë në rritje, 13 institucione në Lezhë bëhen bashkë kundër fenomenit
30 Nëntor 2018, 16:45Dhjetra raste të dhunë në familja janë regjistruar në qarkun e Lezhës vetëm për vitin 2018. Janë 20 gra të cilat kanë denoncuar bashkëshortët për dhunë, por ky numër është shumë më i lartë pasi shumë prej tyre nuk kanë denoncuar. Në lidhje me këtë problematikë 13 institucione në Lezhë janë bërë bashkë për të frenuar rastet e dhunës në familje.
