-
Zaloshnja: 45% e banorëve të rritur, me të ardhura personale 0 deri në 7 euro në ditë
Në një vrojtim statistikor rigoroz kombëtar që drejtova javët e fundit, 45% e të anketuarve deklaruan se i kanë të ardhurat personale nga 0 deri në 25 mijë lekë të reja në muaj. Që përkthehen nga 0 deri në 7 euro në ditë! Ndër këta të anketuar, pothuaj gjysma i kishin të ardhurat personale nga 0 deri në 3.5 euro në ditë
7 Tetor 2022, 13:04 -
Zaloshnja: Sondazh/ Kuota të ulëta për qeverinë dhe për politikanët kryesorë
Në një sondazh elektronik që prezantova në emisioni Top Story të Sokol Ballës (me një kampion të ripeshuar statistikisht në rang kombëtar e me interval gabimi statistikor nga 0% deri në +/-3%), i pyeta të anketuarit se ç’opinion kanë për qeverinë aktuale në përgjithësi dhe se për kë nga politikanët kryesorë kanë opinionin më pozitiv. Përgjigjet e tyre përbëjnë lajm jo të mirë për të dyja palët…
30 Shtator 2022, 11:00 -
Opinion
-
-
Zaloshnja: Opozita më tresh përballë një mazhorance në 69% të bashkive aktuale
Variante të ndryshme po qarkullojnë për rindarjen territoriale të bashkive, por Taulant Balla (kreu i Grupit Parlamentar të PS-së) i ka mëshuar fort mbajtjes së asaj aktuale (që është me 12 qarqe e 61 bashki). Dhe pa 77 votat e mazhorancës (PS+PSD) në Kuvend, nuk mund të bëhet dot rindarje territoriale...
14 Shtator 2022, 16:37 -
-
Eduard Zaloshnja: Sezoni veror, u shtuan gjobat, u pakësuan aksidentet rrugore
Nga të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore për këtë sezon veror (qershor-korrik-gusht), rezulton se u rrit me 21% numri i gjobave të vëna për shkelje të Kodit Rrugor dhe me 26% vlera mesatare e një gjobe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar (Grafiku 1).
7 Shtator 2022, 17:07 -
Eduard Zaloshnja: Kandidatët e përbashkët janë domosdoshmëri për opozitën por…
Edhe votuesi më i thjeshtë shqiptar e kupton se futja e opozitës në zgjedhjet lokale me kandidtë të përbashkët e rrit ndjeshëm probabilitetin për më shumë kryebashkiakë opozitarë se sa kemi sot (vetëm në Shkodër kemi aktualisht një kryebashkiak opozitar).
6 Shtator 2022, 18:31 -
Eduard Zaloshnja: Tkurrja 400-mijëshe e gadishmërisë për të votuar
Nga një sondazh elektronik që publikova dje, më rezultoi se 60% e të anketuarve janë gati të votojnë qysh sot për kandidatët respektivë për kryebashkikë të dy kampeve politike (ende pa u shpallur kandidatët). Kjo tregon se vetëm 60% e banorëve të rritur përkrahin vendosmërisht politikisht dy kampet politike, pavarsisht se çfarë kandidatësh këta të fundit paraqesin në zgjedhje.
1 Shtator 2022, 12:21 -
Zaloshnja, sondazh: Për kë janë të prirur të votojnë banorët e rritur në zgjedhjet e ardhshme lokale?
Në 24 orët e fundit, zhvillova një sondazh elektronik, ku pyetja më kryesore ishte: “Pavarësisht se nuk dihen emrat e kandidatëve për kryebashkiakë, për çfarë kandidati jeni i prirur të votoni?” Të anketuarit kishin 5 opsione për tu përgjigjur: 1-Socialist; 2-Ndoshta socialist; 3-Opozitar; 4-Ndoshta opozitar; 5-Asnjë prej tyre.
31 Gusht 2022, 13:54 -
Zaloshnja: Janë rritur gjobat, ndërkohë që janë pakësuar aksidentet rrugore në 6-mujorin e parë
Nga të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore për 6-mujorin e parë rezulton se është rritur me 62% numri i gjobave të vëna për shkelje të Kodit Rrugor dhe me 110% vlera mesatare e një gjobe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
15 Korrik 2022, 10:07 -
Zaloshnja: Pothuaj 40% e të rinjve s’duan as Ramën e as Berishën kryeministër
Në fundjavë zhvillova një sondazh elektronik me rreth 2000 banorë të rritur krejt të rastësishëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku pyetja kryesore ishte “Kë doni të jetë kryeministër i vendit: Ramën, Berishën, apo asnjërin nga këta të dy?”.
11 Korrik 2022, 14:38 -
Eduard Zaloshnja: Efekti margjinal i shitblerjes së votave në Elbasan e gjetkë
Qarku i Elbasanit ka spikatur në media këto ditë për dy raste të dyshuara shitblerje votash në zgjedhjet parlamentare të vjetshme. Në një rast, dyshohet se militantët e PD-së po blinin vota para 25 prillit të vjetshëm dhe në rastin tjetër dyshohet se 8 komisionerë i kanë shtuar vota PD-së gjatë numërimit (pas 25 prillit), përkundrejt ndonjë shpërblimi
30 Qershor 2022, 18:53 -
Zaloshnja: Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?
Gjatë fundjavës zhvillova një sondazh elektronik, ku ndër të tjera, të anketuarit (banorë të rritur, 18 vjeç e sipër) u pyetën edhe për të ardhurat e tyre personale mujore dhe se për kë kishin votuar vjet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Duke i kryqëzuar përgjigjet e këtyre dy pyetjeve, mund të krahasohet mënyra e votimit të gjysmës më të varfër dhe gjysmës më të pasur të elektoratit.
28 Qershor 2022, 10:04 -
-
Eduard Zaloshnja: Rritja galopante e diferencës mes Mesatares dhe Mesores së të ardhurave gjatë qeverisjeve të Berishës e të Ramës
Kur gjysmën e trupit e ke në frigorifer dhe gjysmën tjetër në furrën e sobës, tempratura MESATARE e trupit është 36.5 gradë Celsius. Normale si tempraturë, por gjendja e trupit është tejet anormale. Kjo është një metaforë, enkas e ekzagjeruar në ekstrem, që përdoret nga ekonomistët për të stigmatizuar shoqëri me kontraste të forta mes të pasurve e të varfërve.
20 Qershor 2022, 10:10 -
Zaloshnja: 4 faktorët kryesorë të vdekjeve e plagosjeve të rënda prej aksidenteve rrugore
Indeksi i mortalitetit në aksidentet rrugore përfaqëson numrin e vdekjeve për 100 mijë automjete aktive. Indeksi i morbiditetit në aksidentet rrugore përfaqëson numrin e plagosjeve të rënda për 100 mijë automjete aktive. Të dy këta indekse në Shqipëri kanë regjistruar një ulje dramatike në periudhën 8-vjeçare 2013-2021 (shihni grafikun më poshtë).
15 Qershor 2022, 09:35 -
Zaloshnja: Pikëpyetjet e koalicionit Berisha-Meta
Para se Meta të firmoste në territorin e konsullatës shqiptare të Stambollit dekretin për lirimin e Bajram Begajt nga detyra ushtarake, dukej se bashkëpunimi Berisha-Meta ishte solid. Koalicioni Shtëpia e Lirisë u krijua dhe funksionoi pa fërkime në zgjedhjet e 6 marsit (ndryshe nga zgjedhjet e 25 prillit, kur mosdakordësia mes PD-së e LSI-së i dha në pjatë PS-së mandate në qarqet Berat, Durrës, Gjirokastër e ndoshta Korçë).
13 Qershor 2022, 20:27 -
55% e shqiptarëve dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt
55 e shqiptarëve janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës. Kështu rezultoi nga një sondazh elektronik që zhvillova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit në gjithë territorin e vendit me 3000 SMS krejt të rastësishme.
7 Qershor 2022, 13:43 -
Zaloshnja: Përkatësia fetare e votuesve të PS, PD, LSI
Në Barometrin e përvitshëm që zhvilloj me një kampion përfaqësues përpjestimor nga të gjithë bashkitë e vendit, të anketuarit pyeten edhe se cili është besimi i tyre fetar e se sa shpesh marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare. Duke i kryqëzuar këto pyetje me pyetjen se për cilën parti ka
30 Maj 2022, 21:56
