-
Raporti: Mbi 42 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
Të paktën 42.284 pjesëtarë të ushtrisë ruse janë vrarë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, sipas hulumtimeve të gazetarëve prej Mediazona dhe transmetuesit britanik BBC, të cilët kanë verifikuar identitetet e ushtarëve të vrarë
20 Janar, 10:24 -
Qindra persona protestojnë në republikën ruse Bashkortostan, shkak dënimi 'i padrejtë' i një aktivisti
Zotit Alsynov, aktivist i njohur në Bashkortostan, i është ngritur padia në lidhje me një fjalim që ka mbajtur në prill të vitit 2023 gjatë të cilit ai foli kundër mihjes së arit në një mal që konsiderohet i shenjtë nga banorët e Bashkortostanit, shumica e të cilëve janë myslimanë me prejardhje turke.
19 Janar, 21:43 -
Ukraina thirrje Perëndimit: Rusia po përdor mallrat tuaja për të prodhuar armë, nëse i ndaloni do vdesin më pak njerëz
Ukraina ka kërkuar që Perëndimi të “ndalojë” aftësinë e Moskës për të prodhuar armë. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se deri në 95% të komponentëve të prodhimit të huaj të gjetur në armët ruse të shkatërruara në Ukrainë janë furnizuar nga vendet perëndimore
19 Janar, 14:21 -
'Jeta e njeriut është ende vlera më e lartë për ne', pse shkaktoi zemërim intervista e vajzës së Putin?!
Lufta ende vazhdon! Së fundmi u publikua një intervistë 42-minutëshe në YouTube e Maria Vorontsova, vajza e madhe e Putin, ku shkaktoi mjaft zemërim tek shikuesit. Ajo theksoi se në Rusi “jeta e njeriut është ende vlera më e lartë për ne"
19 Janar, 13:32 -
VIDEO/ Rrëzohet një dron ukrainas, përfshihet nga flakët depoja e naftës ruse
Rezervuarët e naftës në një objekt magazinimi në qytetin Klintsy në rajonin Bryansk të Rusisë morën flakë pas rrëzimit të një droni ukrainas nga ushtria ruse, sipas një njoftimi guvernatorit rajonal Alexander Bogomaz
19 Janar, 10:51 -
"Koalicioni i Artilerisë" për Ukrainën mblidhet në Paris
Një "koalicion artilerie" për Ukrainën, nga 23 vende, po niset në Francë më 18 janar, derisa vendi i shkatërruar nga lufta përpiqet të sigurojë furnizime të vazhdueshme të armëve të rënda dhe municioneve, për të larguar pushtimin e plotë gati dyvjeçar nga Rusia.
18 Janar, 19:31 -
Lavrov: Qasja e Perëndimit ndaj Rusisë, si zgjidhja e Hitlerit për hebrenjtë
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri një vërejtje të ashpër për Shtëpinë e Bardhë të mërkurën pasi tha se Shtetet e Bashkuara kishin mbledhur një koalicion të vendeve evropiane për të zgjidhur "çështjen ruse" në të njëjtën mënyrë si Adolf Hitleri i cili kërkoi një "zgjidhje përfundimtare" për të zhdukur hebrenjtë e Evropës
18 Janar, 11:45 -
'I prekur nga lufta Hamas-Izrael', Cameron flet për situatën aktuale në botë: Jemi si në vitet ’30! Putin po luan rolin e Hitlerit
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, në një intervistë për Politico foli për luftën në Ukrainë, konfliktin Izrael-Hamas, po ashtu mbrojti edhe politikën e diskutueshme të emigracionit të qeverisë britanike
18 Janar, 09:46 -
Lufta vazhdon, Ukraina nis rindërtimin e qyteteve
I dëmtuar rëndë në luftimet me forcat ruse pothuajse dy vjet më parë, Trostianets është një nga gjashtë vendbanimet që po rindërtohen me fonde shtetërore në një program pilot në Ukrainë. Kryebashkiaku Yuriy Bova tha se po mbaronte koha për t'i rikthyer jetën qyteteve ose rrezikon të humbasë miliona ukrainas që mund të ndihmojnë në rizhvillimin e vendit
18 Janar, 09:38 -
Oficeri i lartë i NATO-s: Përgatituni për të papritura në Ukrainë!
Në një takim të drejtuesve të lartë të NATO-s, kryetari i Komitetit Ushtarak të aleancës admirali Rob Bauer, tha se pas arsyetimit të presidentit rus, Vladimir Putin për luftën qëndron frika nga demokracia, në një vit të shënuar nga zgjedhje në mbarë botën
17 Janar, 12:58 -
Putin dhe Presidenti iranian do të nënshkruajnë së shpejti traktatin e ri ndërshtetëror
Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian do të nënshkruajnë së shpejti një traktat të ri ndërshtetëror midis dy vendeve, i cili ishte në fazat e fundit të marrëveshjes
17 Janar, 12:44 -
Sekretari britanik i Mbrojtjes paralajmëron luftëra të reja: Në 5 vitet e ardhshme do të shohim më shumë konflikte nga Rusia, Kina, Irani dhe Korea e Veriut
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, së fundmi ka deklaruar se vendi i tij do të duhej të përgatitet për luftëra të reja që përfshijnë Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin
16 Janar, 13:22 -
Kuleba: Kam dashur tre herë që ta godisja me grusht Lavrovin në Antalia
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka rrëfyer se ka pasur të paktën dy raste kur ai do të donte të godiste me grusht Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov. Kuleba e bëri rrëfimin në një intervistë që dha për blogerët, gjatë së cilës foli për shumë gjëra, duke nisur nga gatimi e deri tek futbolli ukrainas
16 Janar, 11:08 -
Garda Kombëtare e Karolinës së Veriut trajnon ushtrinë e Moldavisë
Kur Rusia filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, Moldavia fqinje hartoi plane për të forcuar ushtrinë e saj. Qeveria moldave dhe aleatët e saj perëndimorë kanë bërë investime të mëdha për të forcuar ushtrinë e vogël të vendit fqinj me Rusinë.
15 Janar, 20:14 -
Forcat britanike i bashkohen stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë
Britania e Madhe do të dërgojë një grup prej 20 mijë ushtarësh për të marrë pjesë në stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë. Sipas raportimeve kjo stërvitje synon ta bëjë aleancën gati për betejë në një kohë gjithnjë e më të rrezikshme me konflikte të ndezura në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë
15 Janar, 11:53 -
Rusia bombardon Ukrainën gjatë vizitës së ministrit francez në Kiev
“Ukraina është dhe mbetet prioritet i Francës. Në Ukrainë po ndodh mbrojtja e parimeve thelbësore të ligjit ndërkombëtar”, tha Sejourne në një konferencë për media në Kiev përkrah homologut të vet ukrainas, Dmytro Kuleba.
13 Janar, 17:30 -
Medvedev: Çdo lëvizje të Britanisë në Ukrainë, një deklaratë lufte kundër Rusisë
Ndihmësi i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Medvedev, paralajmëroi sot se Moska do ta konsideronte çdo lëvizje të Britanisë për të vendosur një mision ushtarak në Ukrainë si një deklaratë lufte kundër Rusisë
12 Janar, 18:25 -
Ish-presidenti rus Medvedev kërcënon hapur: Do të përgjigjemi me armë bërthamore, nëse Kievi përdor raketat me rreze të gjatë veprimi
Nëse Kievi përdor raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga Perëndimi, kundër vendeve të lëshimit në Rusi, Moska mund të përgjigjet me armë bërthamore. Këtë paralajmëroi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në kanalin e tij në Telegram
11 Janar, 16:57 -
VIDEO/ Shkrumbohet fabrika e armaturës pranë Moskës, 100 zjarrfikës 'në luftë' me flakët
Një tjetër fabrikë është shkatërruar në Rusi si pasojë e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë Moskës dhe fabrika prodhonte veshje ushtarake dhe antiplumba për ushtrinë e Presidentit rus, Vladimir Putin
11 Janar, 11:09 -
Putin: Jemi ekonomia më e madhe në Evropë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se ka presion mbi vendin e tij “nga çdo drejtim” dhe theksoi se janë ekonomia më e madhe në Evropë. Në një takim në qytetin Khabarovsk, që ndodhet në lindjen e largët të Rusisë, Putin bëri vlerësime për ekonominë
11 Janar, 10:58 -
Vuçiç dhe ambasadori rus vizitojnë Shtëpinë Ruse, premtojnë bashkëpunim edhe më të thellë mes vendeve
Ambasadori rus, Aleksandar Bocan Kharchenko ka shoqëruar gjatë një vizitë në Shtëpinë Ruse presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ambasadori rus tha se në Moskë e dinë se Vuçiç është sot në Shtëpinë Ruse dhe se i janë shumë mirënjohës. Sipas tij, marrëdhëniet në kulturë do të zhvillohen më tej
10 Janar, 12:57 -
Transferimi i raketave baliste, Shqipëria krah qeverisë amerikane: Dënojmë bashkëpunimin e Rusisë me Korenë e Veriut
Përmes një deklarate të publikuar nga faqja e qeverisë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dënuar me terma të ashpra bashkëpunimi i Koresë së Veriut me Rusinë duke e furnizuar me raketa
10 Janar, 11:26