-
‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 12-ën ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me bashkinë e Lushnjës: Të bëjmë rezistencë!
Më të paktë në numër, qytetarët e Divjakës dolën edhe sot në protestë për të kundërshtuar propozimin për hartën e re territoriale, i cili parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre me Lushnjën.
11 Gusht, 22:55 -
‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 11-ën ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: I kemi të gjitha resurset natyrore e njerëzore! (VIDEO)
Protestuesit kanë argumentuar se Divjaka i ka të gjitha resurset natyrore e njerëzore për të qenë bashki. Ata thonë se në rast se bashkia Divjakë do të shkrihet, do e kenë shumë të vështirë që të marrin shërbimet në bashkinë e Lushnjës.
10 Gusht, 22:58 -
‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 10-ën ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Do na vështirësohet marrja e shërbimeve! (VIDEO)
Banorët pretendojnë se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre për mos ‘shuarjen’ e bashkisë Divjakë. Ata thonë se në rast se bashkia Divjakë do të shkrihet, do e kenë shumë të vështirë që të marrin shërbimet në bashkinë e Lushnjës.
9 Gusht, 22:59 -
-
‘Territorialja’, Divjaka proteston për të 8-ën ditë shkrirjen me Lushnjen! Qytetarët mbledhin firma për një peticion për anulimin e reformës (VIDEO)
Në protestën e së premtes përveç banorëve të Divjakës merrnin pjesë edhe banorë të njësive administrative. Si çdo natë protesta është mbyllur me marshimin në rrugët e qytetit.
7 Gusht, 22:51 -
-
Banorët e Divjakës për të 6-ën mbrëmje në protestë kundër ‘Territoriales’, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën! Kërkojnë ndihmën e deputetëve të zonës për anulimin e projektit (VIDEO)
Në protestën e mbrëmjes së djeshme ku kanë kundërshtuar bashkimin e Bashkisë Divjakë me Lushnjën, banorët e Divjakës kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet derisa qeveria të anulojë projektin për hartën e re territoriale.
6 Gusht, 08:44 -
HARTA E PS/ Nga Vau i Dejës në Libohovë, bilanci i bashkive që ‘shkrihen’! Në lojë një buxhet 14 mld lekë dhe 600 mln lekë borxhe! Në pikëpyetje fati i mbi 4 mijë punonjësve
Mbi 225 mijë qytetarë dhe mbi 4 mijë punonjës të administratës lokale pritet të preken nga reforma e re territoriale. Pesëmbëdhjetë bashkitë që janë në listën e shkrirjes së socialistëve, menaxhojnë afro 14 miliardë lekë shpenzime në vit, ndërsa mbartin edhe qindra milionë lekë detyrime.
5 Gusht, 16:15 -
Reforma Territoriale/ Divjaka 5 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjën: Kemi kapacitet të qëndrojmë më vete (VIDEO)
Ndër të tjera, banorët protestues janë shprehur se nuk do e ndërpresin protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit të 'Territoriales', i cili parashikon shkrirjen e bashkisë.
5 Gusht, 09:26 -
Harta e re territoriale/ Kryebashkiaku Gorrea: Divjaka s’mund të shkrihet, Roskoveci ka 10 mijë banorë më pak dhe s’u prek! Do bindim qeverinë
Kryebashkiaku socialist i Divjakës, Josif Gorrea, del kundër shkrirjes së bashkisë me atë të Lushnjës. Ai argumenton se Divjaka i plotëson kriteret për të mbetur bashki më vete, duke veçuar sipërfaqen, numrin e banorëve, identitetin historik dhe pasuritë natyrore. Paralajmëron se do të ndiqen të gjitha rrugët institucionale për të kundërshtuar propozimin e PS.
4 Gusht, 15:47 -
Territorialja/ Kundër bashkimit me Lushnjën, qytetarët e bashkisë së Divjakës sërish në protestë (VIDEO)
Propozimi i socialistëve për hartën e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive po kundërshtohet nga komunitetet e prekura. Banorët e Divjakës protestuan duke shpalosur qëndrimin se bashkia e tyre i ka kapacitetet ekonomike për t’ia dalë e vetme pa u bashkua me Lushnjën.
4 Gusht, 10:29 -
Divjakë/ Zbulohet lokali i përshtatur për lojëra fati, në pranga pronari dhe kamerieri (EMRAT+VIDEO)
Policia e Divjakës ka goditur një tjetër rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, duke arrestuar pronarin e një lokali dhe kamarierin gjatë operacionit të koduar "Game Over".
26 Korrik, 13:01 -
Gaforrja blu e rrezikshme? Jo më, shefat e kuzhinës e bëjnë pjesë të menusë: Ka vlera ushqyese si arragosta dhe kushton më lirë
Gaforrja blu prej vitesh është kthyer në një problem për lagunën e Karavastasë. Ajo dëmton peshqit, duke vështirësuar punën e peshkatarëve. Në pamundesi për ta luftuar, pasi shumohet me shpejtësi, tashmë e vetmja mundësi është të përfshihet në menutë e e gatimit.
23 Korrik, 17:10 -
Tokën bujqësore prej 67 ha e kthyen në tokë 'pa fryt' e më pas e dhanë me qira për panele diellore! SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Divjakës e tre zyrtarë
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi dhe 3 ish vartës të tij do të përballen në GJKKO me akuzën e shpërdorimit të detyrës. SPAK ka ccuar për gjykim dosjen, ku sipas prokurorisë të pandehurit kanë kthyer një tokë bujqësore në tokë pa fryt dhe e kanë dhënë me qira për panele diellore.
14 Korrik, 11:20 -
Peshkimi në lagunën e Karavastasë në krizë, ekspertët: Rrezik ekosistemi! Peshkatari: Ka ndikuar edhe moti
Peshkimi në Lagunën e Karavastasë po kalon vitin më të dobët. Peshkatarët thonë se për këtë kanë ndikuar ndryshimet klimatike, mungesa e një regjimi të qëndrueshëm të ujërave dhe peshkimi i paligjshëm.
8 Korrik, 16:51 -
-
-
-
Pas alarmit të fermerëve, ministria e Bujqësisë nis spërkatjen në fushën e Tërbufit për të luftuar karkalecat që po dëmtojnë bimët
Në fushën e Terbufit në Divjake, nisi sot sperkatja me preparate për të luftuar karkalecat që kaën pushtuar rreth 600 ha tokë bujqësore. Ndërhyrja nga Ministria e Bujqësisë vjen pas alarmit të ngritur në media nga fermeret e dëmtuar.
24 Qershor, 16:45 -
Avari në sistemin e ujitjes, probleme me furnizimin për fermerët në Lushnjë, Divjakë dhe Fier, ministri Salla: Po punojmë për rikthimin sa më të shpejtë të ujit
Një avari në kanalin e furnizimit që ushqen katër degët kryesore të ujitjes nga Rezervuari i Thanës ka krijuar probleme me furnizimin me ujë për zonat e Lushnjës, Divjakës dhe Fierit. Ministri Salla tha se ekipet janë në terren dhe po punohet për rikthimin sa më parë të ujit
21 Qershor, 15:08