-
Grupi i trafikantëve të drogës ‘xhironte’ më shumë se 250 milionë euro për 10 muaj, në pranga bosi shqiptar i mafias në Greqi
Një 52 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Greqi pas një operacioni disa mujor në ndjekje të tij. Shqiptari dyshohet të jetë organizatori i një karteli të madh droge dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian si një nga personat që fitonte shuma marramendëse parash nga trafiku i lëndëve narkotike në Holandë.
6 Qershor 2023, 16:44 -
Shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër lokale nate në Dhërmi, në pranga 3 të rinj! Një prej tyre 'gazetar' (EMRAT)
Tre të rinjtë, Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç kanë rënë në pranga pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër ambientet festive të Dhërmiut.
6 Qershor 2023, 14:55 -
Shisnin kanabis, goditet grupi kriminal në Berat! Arrestohen 4 të rinjtë! U sekuestrohet droga dhe thika
Një grup kriminal i trafikut të drogës është vënë në pranga në saj të një operacioni dy mujor të arrirë nga policia. Bëhet fjalë për të rinjtë Jurgen Kollçakun, Gjergji Brahan, Kleo Dokon, Sherif Isajn.
5 Qershor 2023, 11:37 -
E pazakontë në burgun e Fierit, të dënuarit art në mur! I burgosuri për drogë ekspozitë në fasadën e qelisë! Shollo: Kaloj kohën
Angazhimi i të dënuarve në aktivitet krijues e ka kthyer burgun e Fierit në ekspozite arti. Të burgosurit që vuajnë dënimin atje kanë realizuar një sërë pikturash murale. Autori, një piktor i dënuar për kultivim narkotikësh tregon për Report Tv një pjesë të punës për realizimin e tyre
4 Qershor 2023, 16:11 -
Shpërndanin kokainë e ekstazi në Dhërmi e Himarë, në pranga 2 anglezët! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre, sekuestrohen sasi të mëdha parash
Jemi mësuar të shohim të anasjelltën por edhe anglezët kanë filluar të vijnë në Shqipëri si turistë për të shitur drogë në jug. Dy anglezët Stephen Richards dhe Richards Deacon kanë rënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tyre po prapë anglez është shpallur në kërkim pasi shisnin kokainë dhe ekstazi në Dhërmi e Himarë.
4 Qershor 2023, 14:04 -
I dënuar në Itali për trafik droge, SPAK konfiskon 700 mijë euro pasuri të Raul Zenunaj
Shteti i merr të dënuarit për drogë 2 njësi biznesi në Vlorë dhe një bodrum, që Zenunaj i kishte blerë në vitet 2012-2013, në vlerën 200 milionë milionë lekë të vjetra në total, dhe një apartament të blerë mbi 100 milionë lekë të vjetra po në Vlorë.
2 Qershor 2023, 12:27 -
I dënuar me 14 vjet burg për drogë, kapet 47-vjeçari në Shkodër! Pritet ekstradimi i tij i Italisë
Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës si i shpallur në kërkim për trafik droge nga autoritetet italiane. Bëhet fjalë për Armand Danin (Isajin) banues në lagjen Gurrile në Shkodër i cili është i dënuar me 14 vjet burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
1 Qershor 2023, 11:31 -
U arrestua për trafik kokaine në Zvicër, pas tre vitesh shqiptari ‘thyen heshtjen’ dhe flet me emra për organizatën kriminale: Kërcënuan familjarët e mi
Një 27 vjeçar i arrestuar 3 vite më parë në Zvicër ku u kap duke shpërndarë kokainë, ka vendosur të thyejë heshtjen ditën e djeshme duke rrëfyer mbi personat të cilët ishin pjesë e organizatës kriminale që merrej me trafikun e drogës.
31 Maj 2023, 09:54 -
Megaoperacion në Itali, ‘çmontohet’ klani i trafikut të drogës italo-shqiptar, 15 të arrestuar! Në pranga edhe kreu i bandës, paratë investoheshin në Shqipëri
15 persona kanë rënë në pranga si pjesë e një operacioni antidrogë nga Guardia Di Finanzia në Itali. Bëhet fjalë për një klan të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, të llojit heroinë kokainë, hashash dhe marijuanë.
30 Maj 2023, 11:31 -
VIDEO/ Trafiku i drogës në det me shtatë ballë, autoritetet greke: Kanë tranzit bregdetin shqiptar, vijnë në Peloponez
Rrjetet e trafikut të drogës shkojnë aq larg sa postojnë video në rrjetet sociale, teksa transportojnë drogë, duke përdorur varka me fryrje që arrijnë shpejtësi të jashtëzakonshme. Sipas asaj që shkruajnë mediat Trafikantët lëvizin nga Maroku në Spanjë dhe nga bregdeti i Shqipërisë në Peloponez dhe prej andej në Turqi.
27 Maj 2023, 15:05 -
Trafikuan 1 ton kanabis në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë! Një vit më parë u bllokua veliera me drogë dhe u prangosën 5 persona (VIDEO)
Një vit pas operacionit të zhvilluar në Vlorë, ku u sekuestrua një ton kanabis i cili ishte nisur drejt Italisë, ka rënë në pranga një prej personave që ishte ende në kërkim. Grigor Likaj, 34 vjeç, ishte i vetmi që i kishte shpëtuar arrestimit pas megaoperacionit që u zhvillua një vit më parë për ku u sekuestrua rreth 1 ton kanabis dhe 5 persona të tjerë ranë në pranga.
13 Maj 2023, 09:10 -
‘Goditet’ klani i drogës nga Amerika Latine, sekuestrohen 100 kg kokainë në portin e Selanikut! 9 të arrestuar, konfiskohen 100 mijë €
Nëntë persona kanë rënë në pranga si rezultat i kapjes së 100 kg kokainë në kontejnerin e portit të Selanikut. Droga vine nga Amerika Latine dhe arriti të sekuestrohej në saj të një operacioni që u zhvillua në Divatë. Policia bllokoi 2 makina në të cilat 7 persona mbanin sasinë e madhe të kokainës
9 Maj 2023, 10:51 -
VIDEO/ Himarë, furnizonin turistët me kanabis, në pranga dy të rinjtë! Sekuestrohen 1500 doza
1500 doza kanabis gati për shitje janë sekuestruar në Himarë nga policia e Vlorës. “Blutë” e Vlorës kanë arrestuar Oltion Bodinakun dhe Lulo Hasanin të cilët shpërndanin u shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës turistëve
8 Maj 2023, 11:41 -
Kapet me 104 kg kanabis 48-vjeçari në Vlorë, i dënuar edhe më parë për drogë! Pakot i kishte fshehur në bagazhin e makinës luksoze (VIDEO)
Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap me 104 kg kanabis gati për shitje. Kristian (Nikola) Skëndaj u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin që po transportonte 10 pako me kanabis. Shërbimet e policisë e pikasën pasi 48-vjeçari po transportonte drogë me makinë luksi, tip “Chrysler”.
4 Maj 2023, 09:25 -
Prej vetëm 8 ditësh në Britani, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në një fermë kanabisi! I sekuestrohen mbi 28 mijë paund! I riu: Kam borxhe
Një adoleshent shqiptar është vënë në pranga pasi u zbulua se kujdesej i vetëm për një fermë të madhe kanabisi në Britaninë e Madhe. Mariglen Luka, 19-vjeç kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Brtianinë e Madhe ilegalisht. Ai do të vuajë dënimin me 20 muaj burg.
26 Prill 2023, 13:53 -
Porositi 137 kg kokainë nga Ekuadori, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për 8 vite e 8 muaj burg për Gentian Malindin
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Posaçme për trafikantin e drogës Gentian Malindin, që e la me 8 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
25 Prill 2023, 09:43 -
Trafikonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës dhe kultivonin kanabis, tre të arrestuar në Tiranë, dy në kërkim (VIDEO)
Tre persona në pranga dhe dy në kërkim ka qenë bilanci i arrirë nga goditja e një rasti për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të kufirit dhe një tjetër për kultivim kanabisi në Tiranë. Në banesën e një prej të arrestuarve, Erzen Prendit, u gjetën 9 emigrantë që do transportoheshin drejt kufirit me Malin e Zi
25 Prill 2023, 09:14 -
Tentuan të trafikonin heroinë dhe kokainë drejt Greqisë, në pranga shoferi dhe pasagjeri në Kapshticë! Ja ku e kishin fshehur
Mariglen Kristo dhe Dorjan Totoshi janë vënë në prangat e policisë pasi tentuan të trafikojnë droga të forta drejt Greqisë. Dy të rinjtë të miosdhave 36 dhe 29 vjeç janë vënë në pranga pas një kontrolli nga ana e policisë në Kapshticë ku u kapën rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë.
23 Prill 2023, 16:19 -
Dyshohet se u kap me drogë në Stamboll, Presidenca e Kosovës për Valdrin Sahitit: S’kemi dhënë pasaportë diplomatike
Prej ditësh qarkulloi lajmi se Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit ku sipas mediave të Kosovës, u kap me lëndë narkotike. Thuhej se ai kishte përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar kufirin
16 Prill 2023, 18:16 -
'Kam nevojë për qumësht'/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, 12 në pranga, 7 shqiptarë! Koka e grupit 47-vjeçari shqiptar
“A do më sillni 10 euro për ushqime?” “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”. Këto ishin pyetjet që zbuluan trafikantët e drogës në Itali, të cilët dorëzonin nëpër shtëpitë e klientëve doza me lëndë narkotike gjatë pandemisë.
14 Prill 2023, 11:52 -
Autoritetet spanjolle 20 urdhërarreste për klanin ‘Farruku’, kush është Kreshnik Farruku? Shqiptari me 10 emra dhe pronë 920 mijë € në Gjirin e Lalzit
Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t'i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më
12 Prill 2023, 13:40 -
EMRAT/ U kapën duke transportuar drogë, dënohen me burg 4 shqiptarët në Britaninë e Madhe! U zbulua një fermë kanabisi me vlerë 390 mijë paund
Katër shqiptare të arrestuar që në janar të këtij viti janë lënë në burg nga autoritetet britanike. Katër shqiptarët, Enio Kamberi 24 vjeç, Eriton Qato 28 vjeç, Esat Qama 25 vjeç dhe Eduard Rrapushaj, u arrestuan pasi u gjetën me një fermë kanabisi prej 390, 000 paund në një ish-bastiere në Workington.
12 Prill 2023, 11:57 -
Kokainë të klasit A nga Londra në Anglinë qendrore, banda e drejtuar nga 2 vëllezër shqiptarë në pritje të dënimeve, u shpallën fajtorë nga gjykata (EMRAT)
Një bandë droge me shqiptarë dhe rumunë është në pritje të dënimit pas një hetimi policor njëvjeçar që zbuloi se si ata importonin drogë të klasit A nga Londra në Anglinë qendrore.
8 Prill 2023, 13:23 -
Përdornin lokalin në Fier për të shitur droga të forta, arrestohen 2 persona, në kërkim dy të tjerë! Sekuestrohet kokainë dhe heroinë
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Korçës pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar brenda një lokali.
6 Prill 2023, 10:13 -
Turku i akuzuar për trafik droge mbi 10 milionë euro në Evropë me pasuri në Shqipëri! SPAK i sekuestron 3 kompani, ullishtën dhe 2 makina
SPAK i sekuestron pasurinë turkut, Ramazan Keskin, kreu i një bande kriminale trafiku droge! Ka fituar mbi 10 milionë euro! Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se GJKKO ka pranuar kërkesën e saj për të sekuestruar pronat në Shqipëri të turkut Ramazan Keskin, i dënuar për trafik droge në Gjermani e Holandë.
5 Prill 2023, 13:11 -
U kap me 41 kg heroinë në makinë, 31-vjeçari lihet në burg: Po i çoja motrës një porosi në Rinas! Ma futën drogën në makinë, u ngatërruan
Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për Armando Papën, të shtunën në Tiranë me 41. 7 kg heroinë. Ndryshe nga refuzimi para oficerëve të Policisë Gjyqësore, para togave të zeza ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij. Ai pretendon gjithashtu se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij, duke ngritur alibinë se ia kanë futur në makinë.
3 Prill 2023, 12:40 -
Sekuestrohen 80 kg kanabis në Kapshticë, arrestohet një rumun, e kishte fshehur në pjesën e pasme të rulotës! Do trafikohej në Greqi
Një shtetas rumun është ndaluar në dalje të doganës së Kapshticës, me një sasi prej 80 kg kanabis. Lënda narkotike kanabis ka qenë e vendosur në pjesën e pasmë të rulotës, ndërsa ishte parashikuar të trafikohej drejt Greqisë.
2 Prill 2023, 21:06 -
Itali/ Sekuestrohet 53 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Vlera në treg do kapte 10 mln euro
53 kilogram kokainë janë sekuestruar në Itali dhe tre shqiptarë kanë rënë në pranga. Droga u sekuestrua në portin e Livornos nga policia e financave dhe agjencia doganore. Tre shqiptarët janë arrestuar nën akuzën për trafik droge.
1 Prill 2023, 12:11 -
Me 41 kg heroinë në bagazhin e makinës, arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit! ‘Kyç’ gojën para hetuesve, droga në treg me vlerë gjysmë milioni euro! Në kërkim bashkëpunëtori
Një 31-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar heroinë me makinën e tij, ndërsa në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tij. Armando Papa u arrestuar nga uniformat blu teksa transportonte 41 kg e 700 gram heroinë me makinën e tij në drejtim të Rinasit.
1 Prill 2023, 11:00 -
‘Arena’ e drogës në Koplik, plantacioni me 27 sera dhe 8 mijë rrënjë kanabisi, Gjykata e Shkodrës lë në ‘arrest shtëpie’ organizatorin: S'ka prova
Nesti Velaj (Ernet Veshtaj) është njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e shkallës së Parë Shkodër. Sipas Gjykatës nuk ka prova se 52-vjeçari të jetë organizatori i plantacionit të drogës në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera dhe ishin mbjellë 8 mijë rrënjë kanabisi. Veshtaj, ka mohuar akuzat ndaj tij duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat e zbuluara nga operacioni i policisë.
31 Mars 2023, 12:42 -
Arrestohet ‘lordi i drogës’ në Paraguaj, hiqej si biznesmen por kishte dërguar 17 tonë kokainë në Evropës! I përfshirë edhe një shqiptar
Në një operacion ndërkombëtar që përfshinte procedura të njëkohshme në Brazil, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Paraguaj, një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës është arrestuar nga forcat paraguajane. I arrestuari është Rodrigo Alvarenga Paredes (36 vjeç).
30 Mars 2023, 18:04 -
VIDEO/ Tentoi të trafikonte drejt Greqisë një pako me kokainë, në pranga 64-vjeçari në Gjirokastër! E kishte fshehur te kroskoti
Një 64-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të trafikonte drejt Greqisë një pako kokainë. Vasil Simaku u kap në Gjirokastër, pasi policia ushtroi kontroll në automjetin e tij tip ‘Benz’ konstatoi se 64-vjeçari kishte fshehur në kroskotin e makinës.
29 Mars 2023, 10:11