-
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 'bosi' shqiptar i drogës në Londër
Policia britanike ka arrestuar 34-vjeçarin, bosin e drogës dhe pronarin e një kafe-je, Taulant Stoica i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, si pjesë i një grupi kriminal.
2 Shkurt 2021, 12:40 -
-
Furnizonte me drogë ishujt grekë, shkatërrohet banda shqiptaro-serbe, kapen 300 kilogram kokainë! Arrestohen 3 ‘kokat’ e rrjetit, 2 pronarë hotelesh
Një bandë shqiptaro-serbe e trafikut të drogës me bazë në Athinë është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë. Nga super-aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës, baza e së cilës ishte në Athinë
30 Janar 2021, 08:58 -
Tiranë/ U kap me 67 doza kokaine dhe një shumë parash në makinë, në pranga një 30-vjeçar
Një 30-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u kap me disa doza kokaine në makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ymer Kurti" ku gjatë kontrollit të makinës së Endrit Murranit u gjetën 67 doza kokaine si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
27 Janar 2021, 13:58 -
Kultivoi kanabis në fshatin Tragjas, në pranga një 54-vjeçar i shpallur në kërkim
Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale T.T. ishte pjesë e një grupi të goditur 6 muaj më parë për mbjelljen e disa rrënjëve kanabisi në fshatin Tragjas.
26 Janar 2021, 14:15 -
U arrestua dje në Shkodër, kush është Bledar Cafi i dënuar më parë në Itali për trafik droge dhe grup kriminal
41-vjeçari Bledar Cafi i arrestuar mbrëmjen e djeshme në SHkodër është dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Më datë 4 qershor të 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Cafin me 4 vite dhe 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.
26 Janar 2021, 08:50 -
I dënuar me 27 vite burg për trafik heroine, i burgosuri shqiptar merr vëmendjen e mediave britanike: Poston foto nga qelia, tallet me sistemin
Një i burgosur shqiptar në Angli ka marrë vëmendjen e mediave pasi ai përdor një telefon nga qelia për t’u futur në rrjete sociale. Madje ai ka postuar dhe foto në Instagram nga qelia e tij.
24 Janar 2021, 13:04 -
I përfshirë në grup kriminal në trafikun e narkotikëve, GJKKO lë në burg Rexhep Ipek
Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg Rexhep Ipekun i arrestuar pak ditë më parë si pjesë e një grupi për trafik narkotikësh. Avokatët mbrojtës të tij, janë shprehur se do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
24 Janar 2021, 10:20 -
Gjykata u sekuestroi pasurinë prej 5 mln eurosh, del fotoja e 2 vëllezërve Sokol e Elson Marku
Këto janë 2 vëllezërit Sokol e Elson Marku të hetuar për trafik droge, pastrim parash e tregti makinash, të cilëve dje Gjykata u ka sekuestruar pasurinë prej 5 mln eurosh. Vëllezërit po hetohen për trafik droge, pastrim parash, dhënie të parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, gjykata ka ekzekutuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezrve pas një hetimi të filluar në vitin 2019
22 Janar 2021, 22:57 -
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, arrestohet Rexhep Ipek! Do ekstradohet nga Bullgaria
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Rexhep Ipek është arrestuar nga policia dhe është ekstraduar nga Bullgaria drejt Tiranës. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal i goditur në vitin 2019 për trafikimin e kokainës.
21 Janar 2021, 12:08 -
Të hetuar për trafik droge, pastrim parash e tregti makinash, Gjykata sekuestron pasurinë prej 5 mln eurosh të vëllezërve Sokol e Elson Marku
Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasurinë me vlerë prej 5 mln eurosh të dy vëllezërve Sokol dhe Elson Markut të cilët po hetohen për trafik droge, pastrim parash, dhënie e parave me fajde dhe tregti makinash.
21 Janar 2021, 11:34 -
Itali/ U kap me 22 kg kokainë në makinë, arrestohet një 48-vjeçar shqiptar
Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua pasi u kap në Itali me 22.5 kg kokainë në makinën e tij. Shqiptari Marin Dajani u ndalua nga policia për kontroll teksa udhëtonte me mjetin e tij tip SUV Discovery Land Rover në zonën e Cuneo.
21 Janar 2021, 09:52 -
I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, 'mjeshtri i arratisjeve' Dritan Rexhepi këtë herë kërkoi lirimin nga gjykata në Ekuador, ia refuzuan
Dritan Rexhepit, një emër shumë i njohur në botën e krimit dhe të trafikut të drogës, i njohur për arratisjet e tij të bujshme nga burgjet, këtë herë ka kërkuar lirinë përmes gjykatës. Ai ndodhet në një burg në Ekluador.
19 Janar 2021, 16:56 -
Pastori gjerman zbulon 35 kg kanabis në makinë, arrestohet shqiptari në Igumenicë
Një shqiptar është arrestuar nga Policia në kufirin greko-shqiptar të Qafë-Botës pasi në makinën e tij u gjetën 35 kg marijuanë. Mësohet se sasia e drogës është kapur në Igumenicë, në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.
17 Janar 2021, 17:32 -
Arratisja e Moisi Habilajt në Itali, dështojnë 33 seanca gjyqësore në Tiranë! Po kërkohet edhe në Shqipëri por asnjë rezultat (DOKUMENTI)
Gjyqi ndaj Moisi Habilaj në Shqipëri futet në ngërç. Pas afro 14 muajve, 33 seancat ndaj tij kanë dështuar. Shkak është bërë mungesa e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve ndërsa Habilaj prej një jave është arratisur edhe nga Italia ku qëndronte me masën arrest në shtëpi.
17 Janar 2021, 10:56 -
Kurbin/ Tentoi të transportonte 613 kg kanabis me gomone gjatë karantinës, në pranga një 25-vjeçar i shpallur në kërkim
Një 25-vjeçar me iniciale B.Z. u arrestua nga policia pasi në muajin mars 2020 tentoi të transportonte 613 kg kanabis me gomone drejt Italisë. 25-vjeçari banues në Kurbin, ishte shpallur në kërkim ndërkohë që gjykata kishte vendosur masën arrest me burg në mungesë.
16 Janar 2021, 10:05 -
-
Ekskluzive/ Arratiset Moisi Habilaj, shpallet në kërkim nga autoritetet italiane
Moisi Habilaj shpallet në kërkim pasi është arratisur. Ai nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.
11 Janar 2021, 11:15 -
Përgjimet/ Droga në Skrapar, kur trafikantët interesohen për shefin e madh nga Tirana
Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv dalin të tjera detaje në lidhje me mënyrën se si operonin në terren trafikantët e kanabisit në Skrapar. Në një prej përgjimeve teksa komunikimin me njëri-tjetrin trafikantët flasin për 'shefin e madh' nga Tirana. Gjatë përgjimit rezulton se me dat&eum
11 Janar 2021, 11:09 -
Dosja ekskluzive e drogës së Skraparit/ Punëtorët në parcela nga lindja e mesme! Trafikantët shqetësohen për shefin e madh nga Tirana
Ndërkohë që 16 prej 23 të arrestuarve nga SPAK vijojnë të jenë në burg nga operacioni "Gjergova", Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë ditën e sotme detaje mbi vijimin e procesit për kultivimin dhe trafikimin e e kanabisit në Skrapar.
11 Janar 2021, 10:49
