-
Berisha: Siguria ushqimore në duart e mafias, nuk plotësojmë asnjë standard të BE! Epidemia e salmonelës u mor vesh pasi u sëmur Rama
Kryedemokrati tha se BE-ja e detyron Shqipërinë për të firmosur marrëveshje me kompani të huaja, por qeveria qëllimisht nuk pranon të huaj, përveçse shqiptarë.
22 Prill 2025, 12:32 -
Sistemi europian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin: Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar
Në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar, gjë që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut.
18 Prill 2025, 18:20 -
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon me 8 muaj burg pronarin e baxhos në Durrës, konvertohet në shërbim prove
GJKKO ka dënuar me 8 muaj burg 43-vjeçarin Naim Koçin, pronar i baxhos “Perla Bulmet”, pasi në shkurt të vitit 2024 tentoi që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale në Tiranë (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).
10 Prill 2025, 17:03 -
Produktet e kontaminuara që ‘tronditën’ AKU/ Ikën drejtori i Tiranës, Pasholli për Report Tv: Dhashë dorëheqjen pas presionit për mishin me salmonelë
Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është dorëhequr nga detyra. Për Report Tv ai thotë se shkak për largimin e tij është bërë presioni i madh pas rasteve me mishin, perimet dhe frutat e kontaminuara të cilat përfunduan në treg, jo vetëm në Tiranë. Report TV mëson se në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha.
7 Prill 2025, 11:50 -
Luleshtrydhet me pesticide/ Resuli për Report Tv: Situatë alarmante, produkti shitet pa dalë rezultatet e analizave! Të ndryshohet ligji
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ngre alarmin për shëndetin e konsumatorëve, pas produkteve me pesticide që janë kapur në treg, ku rasti më i fundit ishin luleshtrydhet. Resuli thotë se duhet ndërruar ligji, pasi dispozitat aktuale nuk detyrojnë subjektet që ngarkesat me produkte t'i ndalojnë në pikat doganore deri në momentin e daljes së analizave kur merren monstra.
5 Prill 2025, 17:44 -
Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia/ AKU: U shitën 52 kg, erdhën më 17 shkurt! Ndaloi importin, por nuk shpjegon si u futën në treg edhe 3 ngarkesa të tjera
Të paktën katër ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia në vendin tonë kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide. Shqetësimi u përcoll nga RASFF, sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin i Komisionit Europian. Katër ngarkesat janë futur në treg, njëra më datë 17 shkurt, 2 ngarkesa në muajin mars dhe një më datë 1 prill.
4 Prill 2025, 13:55 -
Denoncon Presidenti i Urdhrit Veterinar për Report Tv: U kapën speca me pestidicide nga Shqipëria në Kroaci! Ministria dhe AKU asnjë reagim
Resuli ka thënë se ka qenë sistemi RAFT i monitorimit të BE-së që ka kapur ngarkesën. Presidenti i Urdhrit tha se ministria dhe AKU nuk kanë asnjë njoftim zyrtar mbi këtë çështje dhe, sipas tij, kjo është alarmante.
3 Prill 2025, 13:49 -
FOTO/ Ky është mishi i pulës me salmonelë që tregtohet në markete, AKU thirrje qytetarëve: Nëse e keni blerë, kthejeni!
Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti.
3 Prill 2025, 12:28 -
Si doli në treg mishi me salmonelë? Nis hetimi! Brenda vitit AKU do të shkrihet, në vend vetëm 8 inspektorate
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të zbuluar se si doli në treg mishi i pulës me salmonelë. Ndërkohë, sipas një ligji të miratuar vjeshtën e vitit të kaluar e që pritet të hyjë në fuqi më 13 maj, AKU do të shkrihet pasi në vend do të funksionojnë vetëm 8 inspektorate qendrore, të fokusuara në sektorët me më shumë risk.
1 Prill 2025, 16:33 -
8 tonë fileto me salmonelë/ AKU kërkon heqjen e licencës për kompaninë AMG, Palnikaj: Nuk e dimë sa mish u konsumua! Audit Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Autoriteti i Ushqimit ka kërkuar heqjen e licencës për kompaninë “AMG”, që futi në Shqipëri mish me salmonelë. Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm Ministrisë së Bujqësisë, Drejtues i Task-Forcës për sigurinë ushqimore tha në Report Tv se nuk dihet se sa mish i kontaminuar është konsumuar.
31 Mars 2025, 14:52 -
8 ton mish pule me salmonelë/ Reagon ministrja Denaj: AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet
Denaj është prononcuar në lidhje me skandalin duke thënë se sipas saj çështja është politizuar. Ministrja është shprehur se sipas saj AKU-ja e ka ndjekur rregullisht protokollin.
30 Mars 2025, 15:54 -
Filetot me salmonelë/ AKU për Report Tv: U shpërndanë në 10 qarqe! Tërhoqëm mbrapsht 4 tonë, kompania s’bashkëpunoi, na ndihmuan Tatimet për t’i gjetur (VIDEO)
AKU jep detaje të reja për Report Tv pas bllokimit të një sasie të madhe të filetos së pulës me salmonelë. Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU thotë se bëhet fjalë për 7.9 tonë fileto pule me salmonelë që është kapur në port. Kompania ka refuzuar urdhrin e bllokimit dhe një pjesë e filetos është hedhur në treg. Jorgaqi thotë se ishte ndarë në 10 qarqe dhe është tërhequr nga tregu rreth 4 tonë fileto pule me salmonelë.
28 Mars 2025, 20:20 -
Skandali i 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë, Resuli: Jo neglizhencë, por akt kriminal! Të hetohet nga SPAK
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në lidhje me skandalin e 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë nga Brazili që u kap në Portin e Durrësit. Në një reagim në Facebook, ai thotë se nuk b&eum
28 Mars 2025, 17:08 -
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: ‘Dimal’ theu urdhrin e bllokimit
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili u kap në Portin e Durrësit nga AKU. Kjo është sasi e pretenduar zyrtarisht nga vetë AKU, ndërsa burime bëjnë me dije se kjo shifër mund të jetë më e madhe, deri në 18.3 tonë. Sasia u fut në Shqipëri më 11 mars. AKU zero transparencë, fsheh kompaninë. Report Tv mësoi me burime se është kompania ‘Dimal’. Pse nuk e tregon AKU kompaninë, mbron konsumatorin apo biznesin mashtrues? Kontrolle në 9 subjekte në Vlorë, tërhiqet fileto me salmonelë.
28 Mars 2025, 12:17 -
Mandarinat me pesticide/ Zv.ministri Jaupllari: Asnjë kilogram te konsumatori, u morën masa! Vuksani: AKU shkeli ligjin, ku shkuan 11 tonë? Dyshoj se u konsumuan, kancerogjene!
Debati dhe analiza në Report Tv, me 'Sot, Live në Shqipëri'/ Pyetjeve të moderatorit Nertil Agalliu: nëse e dinte AKU për ngarkesën, çfarë masash u morën, si u veprua, a u asgjësua produkti apo a u hodh në treg, iu përgjigjën dy të ftuarit Arjan Jaupllari, zv/ministër i Bujqësisë dhe Ana Vuksani, eksperte për sigurinë ushqimore
27 Shkurt 2025, 14:35 -
Olsi Komici në krye të AKU, PD: Tregon lidhjen e PS-së me drejtësinë
Për Partinë Demokratike, emërimi i Olsi Komicit në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pas largimit të Edmond Rrushit tregon lidhjen mes Partisë Socialiste dhe Drejtësisë si dhe mungesën e pavarësisë së kësaj të fundit.
1 Shkurt 2025, 15:36 -
-
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar denoncon: Tjetër ngarkesë me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria, sinjalizohet nga BE-ja
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një tjetër denoncim në rrjete sociale lidhur me një ngarkesë tjetër me mandarina me pesticide nga Shqipëria.Kjo është zbuluar nga sistemi i alarmit RASFF në BE për praninë e pesticideve të larta në mandarinat nga Shqipëria.Sipas
23 Dhjetor 2024, 08:59 -
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
Nga 924 kamionë të eksportuar, vetëm tre ngarkesa janë konstatuar me probleme. Një prej tyre është kthyer dhe asgjësuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjera janë trajtuar në Kroaci. Masat përfshijnë asgjësimin e produkteve të papërshtatshme dhe ndjekjen penale për subjektet përgjegjëse, ka reaguar ministria e Bujqësisë.
23 Dhjetor 2024, 08:52 -
'Produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri', PD: Manderinat me pesticide mund të jenë ende në tregun tonë
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, tha se produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri. Në një deklaratë për media, ai permendi edhe ngarkesat e mëdha me mandarina që janë kthyer mbrapsht nga disa vende të BE dhe duhet të merrreshin masa nga AKU.
21 Dhjetor 2024, 10:55
