-
-
INSTAT për eksportet: Pandemia e tkurri tregtinë me 9%, rënia më e madhe tek tekstilet dhe energjia
Për shkak të pandemisë viti 2020 është mbyllur me një rënie prej 9% të tregtisë. Sipas të dhënave të INSTAT deri në fund të dhjetorit vendi ka eksportuar mallra me vlerë 272 miliardë lekë dhe ka importuar 605 miliardë lekë.
18 Janar 2021, 18:00 -
-
Të pasurit e Shqipërisë çojnë 8% të buxhetit të tyre në udhëtime
Në shekullin ku jetojmë udhëtimet gjithnjë e më shumë po marrin dimensionin e argëtimit, më shumë se sa një domosdoshmëri për të kryer nevoja themelore të jetesës. Në vijim të këtij trendi familjet e pasura shpenzojnë për udhëtime gati një të dhjetën e buxhetit të tyre dhe shumë me tepër se shtresat e tjera të popullsisë.
5 Janar 2021, 09:41 -
Rriten të punësuarit me paga të ulëta, pas karantinës së parë bien ata me paga mbi 120 mijë lekë në muaj
Zhvillimet në sektorin e pagave pas karantinës së parë tregojnë se, pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit te të punësuarve me pagë është rritur. Sipas të dhënave të INSTAT personat me pagë deri në 30 mijë lekë përbënin 38.7 për qind te të punësuarve gjithsej në tremujorin e tretë 2020, nga 37.1 % në tremujorin e dytë
4 Janar 2021, 08:17 -
SPECIALE/ 'Virus, shëndet dhe rindërtim', ekonomia e vitit 2020 nën ‘ethet’ e COVID-19 (VIDEO)
Virus, shëndet, ekonomi dhe rindërtim, ishin fjalët kyçe që shoqëruan gjithë vitin 2020. Kur pritej që ky vit t’i kushtohej plotësisht rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia do të diktonte çdo vendim të Qeverisë. Vetëm pak ditë pas konferencës së donatorëve ku vendit ju premtuan 1.15 miliardë euro, nisën lëkundjet e para ekonomike.
31 Dhjetor 2020, 15:37 -
Shifrat zyrtare/ Rrogat më të larta i marrin të punësuarit mbi 60 vjeç, arsyet dhe detajet edhe për hendekun gjinor
Sipas INSTAT, të ardhurat mesatare nga puna sipas grup-moshës për të punësuarit mbi 60 vjeç janë rreth 330 lekë për orë pune, duke i bërë ata me nivelin më të lartë të pagesës për orë punë në raport me grup-moshat e tjera.
31 Dhjetor 2020, 08:30 -
Zbuloni qytetet, ku burrat dhe gratë janë më 'dembelë'
Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes.
31 Dhjetor 2020, 07:41 -
Sipërmarrjet prodhuese kërkojnë paketë të tretë 52 mln euro: Kemi humbur 180 mln €, po falimentojmë! Anketimi: 32 mln euro duhen për diversifikim makinerish
Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve kërkon mbështetje financiare nga shteti në vlerën e 52 milionë eurove. Sipas një anketimi të kryer nga ata, miratimi i një pakete të tretë është i domosdoshëm pasi humbjet e tyre vetëm në karantinë ishin mbi 180 milionë euro.
27 Dhjetor 2020, 21:39 -
Rritet numri i bizneseve të huaja në vend në 2019, stoku investimeve arriti në 8.1 mld euro
Në vitin 2019 është rritur ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në vend, dhe i bizneseve me bashkëpronar shqiptar. Sipas INSTAT ishin mbi 6 mijë ndërmarrje të huaja në fund të vitit të kaluara dhe stoku i investimeve ishte 8.1 miliardë euro.
27 Dhjetor 2020, 12:43 -
Paga minimale 30 mijë lekë në 1 janar, ekspertët: Duhet të ishte më i konsultuar shton kostot për biznesin (VIDEO)
Rritja e pagës minimale do të japë efekt edhe në rritjen e konsumit sipas qeverisë, por për ekspertët ky vendim do të rrisë kostot për qytetarët. Në janar të vitit të ardhshëm paga minimale do të jetë 30 mijë lekë nga 26 që është aktualisht.
25 Dhjetor 2020, 17:43 -
Ndërtimi i pasurive të paluajtshme 'shpëtojnë' ekonominë, INSTAT: Në tremujorin e 3-të ekonomia u rrit me 9.7% krahasuar me tremujorin e 2
Pas një tremujori të vështirë në periudhën e karantinës, muajit e verës kanë dhënë një shpresë për rikuperimin e ekonomisë. Në tremujorin e tretë të vitit ekonomia ishte në rënie prej 3.4% krahasuar me 2019 nga 10.2% që u regjistrua në periudhën prill-qershor. Por sektori i ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shpëtuan ekonominë.
24 Dhjetor 2020, 12:33 -
-
Në 11 muaj të 2020-ës, në vend erdhën 3.6 mln të huaj më pak, humbja financiare rreth 1 mld euro! Mbizotëroi turizmi patriotik
Në 11 muajit e këtij viti në vend kanë ardhur vetëm 2.4 milionë turistë me një rënie prej 59.5% krahasuar me vitin e kaluar. Tkurrja më e madhe e turistëve është nga Spanja, Polonia dhe SHBA, ndërsa turizmi patriotik mbizotëroi pasi vetëm nga Kosova kanë ardhur 1.2 milionë persona.
23 Dhjetor 2020, 17:37 -
Popullsia po plaket, s’ka lindje, të rinjtë po ikin! INSTAT: 1.2 milionë shqiptarë emigrantë deri në 2019 (VIDEO)
Diaspora e vendit është zgjeruar në vitin 2019, sipas të dhënave të INSTAT. Janë mbi 1.2 milionë shtetas shqiptar që kanë jetuar jashtë territorit deri në fund të 2019. Shkaku kryesor për largimet është mundësitë më të shumta për tu punësuar. Po ashtu raportohet edhe për plakjen e popullsisë, pasi janë ulur lindjet.
22 Dhjetor 2020, 17:21 -
COVID-19 shton kërkesat për ilaçe! INSTAT: Importi i produkteve farmaceutike arriti në 17.6 mln € në nëntor 2020! Vitamina C dhe antibiotikët më të kërkuarat
17.6 milionë euro ilaçe u importuan në Nëntor duke regjistruar rritje krahasuar me një vit më parë. Por bazuar tek INSTAT në vend pati rekord importi në muajin tetor, dhe sipas farmacistëve më të kërkuarat ishin barnat që përdoren për kurimin nga COVID-19.
22 Dhjetor 2020, 17:01 -
Bilanci/ Ulet ndjeshëm numri i aksidenteve me 17.8 % dhe 35 viktima më pak në 11 muajt e parë të 2020, krahasuar me 2019!
Në një bilanc të bërë gjatë 11 muajve janar-nëntor 2020, aksidentet rrugore dhe viktimave kanë shënuar një ulje krahasuar me periudhën e një viti më parë në 2019
22 Dhjetor 2020, 12:32 -
Rekord në tregtimin e makinerive dhe pjesëve të këmbimit për nëntor 2020, fasonët në ‘koma’
Që prej fillimit të pandemisë në fillim në mars të këtij viti, muaji nëntor ka shënuar një rritje të ndjeshme të tregtisë. Sipas të dhënave të INSTAT eksporti i mallrave në muajin e kaluar u rrit me 10.5% dhe importi me 5% krahasuar me nëntorin e 2019. Përmirësim është shënuar tek sektori automotiv ndërsa industria fasone vijon të jetë në koma.
17 Dhjetor 2020, 18:54 -
COVID-19 'detyroi' bizneset e turizmit të ulin pagat e punonjësve me 24 %! Në kulmin e sezonit turistik shitjet e agjencive ranë me 56.9%
Në kulmin e sezonit turistik në periudhën korrik-shtator 2020, bizneset e këtij sektori ulën pagat e punonjësve. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë pagat në agjencitë turistike, hotele dhe restorante janë ulur me 24%. Ndërkohë është shënuar rënie e ndjeshme edhe në shitjet neto të këtyre subjekteve.
17 Dhjetor 2020, 18:45 -
Nga janari-nëntor 2020 u mblodhën 310 mln € më pak se në 2019 për shkak të pandemisë
Pandemia COVID-19 vazhdon të dëmtojë ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 11 muajt e këtij viti janë mbledhur 310 milionë euro më pak se në 2019. Ndërkohë është regjistruar rënie e të ardhurave në muajin nëntor, pas përmirësimit në muajin tetor. Sakaq deficiti i buxhetit ka arritur në 591 milionë euro.
16 Dhjetor 2020, 20:04