-
Kronikë
Shqipëria po tkurret, rënie e lartë e popullsisë me 0.6% në 2020! Ulet edhe numri i emigrantëve për shkak të mbylljes së kufijve
Rritja e vdekjeve si pasojë e pandemisë si dhe ulja e lindshmërisë ka bërë që popullsia e vendit gjatë vitit 2020 të tkurret me mbi 16 mijë banorë. Sipas të dhënave të INSTAT vitin e kaluar është regjistruar edhe shtesa më e ulët natyrore që prej vitit 1990 me një rritje prej vetëm 470 persona. Tkurrja më e madhe e popullsisë është regjistruar në Gjirokastër, Berat dhe Dibër.
7 Maj 2021, 11:34 -
Ekonomi
-
Kronikë
Nga ekzekutimi i Sofisë te Pjerin Xhuvani para zgjedhjeve, në 4 muaj 20 vrasje, 5 më shumë se në 2020
Katërmujori i parë i këtij viti nuk është më i keqi ndër vite përsa i përket numrit të vrasjeve por krahasuar me vitin e kaluar kanë ndodhur 5 vrasje me shumë. Nga ngjarjet me të rënda është ajo e atentatit të Behar Sofisë pranë piramidës në Tiranë dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve në Elbasan.
2 Maj 2021, 14:16 -
Ekonomi
Nis rigjallërimi i turizmit! Në mars hynë në Shqipëri mbi 170 mijë shtetas të huaj
Në muajin mars të këtij viti është regjistruar për herë të parë rritje e numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Sipas INSTAT në këtë muaj në vend erdhën më shumë se 170 mijë të huaj, me një rritje prej 78,6% krahasuar me marsin e vitit 2020.
24 Prill 2021, 09:10 -
Ekonomi
Rriten me 117,2 mln € eksportet krahasuar me janar-mars 2020! Nis rimëkëmbja edhe për sektorin e fasonerive
Tregtia e mallrave po i rikthehet normalitetit, dhe po rritet me ritme të shpejta krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në tremujorin e parë të këtij viti eksportet janë rritur me 21.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje vjen pas një rikuperimi të lehtë në dy muajit e parë të këtij viti
20 Prill 2021, 16:20 -
Ekonomi
-
Ekonomi
Përdorimi i internetit/ Qytetarët ‘fiksohen' pas informacioneve për shëndetin! Rriten me 9.4% shitjet-blerjet online në 2020
Sipas raportit të INSTAT interneti gjatë vitit të kaluar është përdorur më shumë për kërkim informacioni për shëndetin, me një rritje prej 8.7% krahasuar me 2019.
2 Prill 2021, 16:55 -
Ekonomi
Pandemia nxiti përdorimin e internetit! INSTAT: Rritet me 12.1% numri i familjeve që kishin akses në teknologji, burrat më të varur se gratë
Pandemia COVID-19 ka nxitur qytetarët që të shkojnë drejtë përdorimit të teknologjisë, për punë, për të blerë apo për të marrë shërbime të ndryshme. Përdorimi i internetit ka arritur kulmin gjatë karantinës, ku i vetmi mjet komunikimi ku mund të merrje informacion dhe të kryeje pagesa apo blerje ishte teknologjia.
2 Prill 2021, 16:32 -
Ekonomi
Konsumi në vitin 2020 u tkurr me -2.34%, tregtarët: Janë përgjysmuar shitjet, qytetarët blejnë vetëm ushqime
Konsumi i qytetarëve u përkeqësua në vitin e kaluar me 2.34%, niveli më i ulët që nga vitet 90’ raporton INSTAT. Ndërkohë tregtarët thonë se shitjet e tyre janë përgjysmuar, dhe se qytetarët marrin vetëm gjërat bazike. Nga ana tjetër qytetarët pohojnë se po kursejnë dhe shpenzojnë vetëm për ushqime
1 Prill 2021, 16:53 -
Ekonomi
Rënia më e ulët se çdo parashikim i bërë gjatë pandemisë! INSTAT: Në 2020 ekonomia u tkurr me 3.3%! Denaj: Më i kontrolluar se rajoni që shkoi në 5.14 %
Sipas INSTAT ekonomia e Shqipërisë gjatë vitit 2020 u tkurr me 3.3%. Sipas ministres së Ekonomisë Anila Denaj ky është parashikimi më i ulët i bërë si nga Shqipëria ashtu dhe nga institucionet botërore dhe më e ultë në Rajon që shkoi në 5.14%.
31 Mars 2021, 11:39 -
Ekonomi
Rritet me 3% transporti i mallrave në porte në 2 muajit e parë të vitit! Pasagjerët udhëtuan më shumë me linjat ajrore
Në dy muajit e parë të këtij viti volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është rritur me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur vendi nuk ishte nën efektin e pandemisë COVID-19.
30 Mars 2021, 16:07 -
COVID-19 pengon turizmin, INSTAT: 28.2 % të huaj më pak në janar-shkurt 2021se një vit më parë
Edhe në muajin shkurt numri i shtetasve të huaj që ka hyrë në Shqipëri për qëllime turistike ishte në rënie. Sipas INSTAT në dy muajit e parë të vitit në vend kanë hyrë 28.2% shtetas të huaj më pak se një viti më parë.
23 Mars 2021, 20:00 -
-
Rritet me 60% numri i personave me pagesë papunësie! Në 2020 u regjistruan 21 mijë punëkërkues më shumë
Si pasojë e pandemisë është rritur numri i qytetarëve që janë të regjistruar si punëkërkues pranë zyrave të punës. Sipas INSTAT në fund të 2020 ishin 21 mijë punëkërkues më shumë se në 2019, ndërkohë që është rritur me 60% numri i personave që trajtohen me pagesë papunësie
21 Mars 2021, 08:20 -
Janar-shkurt 2021 vendi importoi më shumë pjesë këmbimi dhe ushqime, INSTAT: Eksportuam më shumë tekstile
Në dy muajit e parë të këtij viti vendi ka importuar dhe eksportuar më shumë pjesë këmbimi, ushqime, tekstile dhe materiale ndërtimi. Dhe sipas të dhënave të INSTAT rritja më e lartë e importeve ishte për pjesë këmbimi, dhe e eksporteve për tekstile.
20 Mars 2021, 15:46 -
Ulen aksidentet rrugore, por rezulojnë më fatale! Në janar-shkurt 2021 rriten me 38% jetët e humbura në rrugë! Shkaktarë shoferët e moshave 25–34 vjeç
Në 2 mujorin e parë të vitit 2021 ka pasur më shumë viktima se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, bëhet me dije se në janar-shkurt të 2021 kanë ndërruar jetë 40 persona, ose 11 më shumë krahasuar me 2020.
18 Mars 2021, 13:10 -
Pandemia nxit shpenzime rekord për barna në tremujorin e fundit, rriten 22-26%
Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë të parë pas pandemisë. INSTAT raportoi se shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 2,6%,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
17 Mars 2021, 08:10 -
Për çfarë ia vlen të hapësh biznes? Zbuloni sektorët ku fitohet më shumë në Shqipëri
A e dini se cilët janë ato lloje biznesesh që kanë fituar më shumë në raport me të ardhurat totale? Përgjigja vjen nga INSTAT, që ka publikuar të ardhurat dhe fitimet për 31 aktivitete ekonomike kryesore në vend, që i përkasin vitit 2019. Të dhënat janë përpunuar nga Monitor, duke nxjerrë normat e fitimit për çdo aktivitet (fitime neto/ardhurat totale), që tregon se për çdo 100 lekë të ardhura, sa për qind i mbetet sipërmarrjes si fitim.
15 Mars 2021, 09:26 -
Rritet paga mesatare në pandemi, shkon në 55 mijë lekë! INSTAT: Pagat u ulën vetëm në sektorin e bujqësisë
Pandemia edhe pse nxori të papunë me mijëra qytetar, nuk ka frenuar rritjen e pagës mesatare në shkallë vendit. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e fundit të vitit paga mesatare arriti në rreth 55 mijë lekë, duke u rritur me 2.8% krahasuar me 2019.
13 Mars 2021, 22:09 -
Një vit pandemi nga COVID, 43 mijë të punësuar më pak! Eksperti: Shifra më e lartë, por nuk përfshihen punonjësit 'në të zezë'
Sipas të dhënave të INSTAT në fund të 2020 kishim mbi 43 mijë të punësuar më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019. Ndërkohë eksperti thotë se shifrat janë më të larta pasi të dhënat e papunësisë nuk përfshijnë të punësuarit informal.
13 Mars 2021, 16:59