-
Rekord reshjesh në Tiranë, 22 litra për metër katror, Lana del nga shtrati! Shqipëria 'pushtohet' nga moti i keq, rrufe të frikshme në Sarandë dhe Malësi të Madhe, ndërron jetë 1 person
Moti i keq ka marrë një tjetër jetë. Në Malësinë e Madhe ka rënë rrufeja dhe ka marrë flakë banesa, duke i marrë jetën Arben Ivanaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Për 30 minuta mesatarisht sot ka rënë sasi reshjesh e barabartë me 2 muaj në kryeqytet.
9 Qershor 2022, 15:48 -
Malësi e Madhe, bie rrufeja dhe merr flakë banesa në fshatin Dedaj, ndërron jetë një person
Një banesë është përfshirë nga flaket në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malesinë e Madhe. Sipas të dhënave zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje. Zjarri është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, cili si pasoje e plagëve te marra nga zjarri ka ndërruar jetë në spital
9 Qershor 2022, 15:47 -
-
Lezhë/ Uji vërshon nëpër rrugë, reshjet e dendura të shiut krijojnë probleme dhe për bizneset (VIDEO)
Qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje te dendura shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa zona.Në qytetin e Lezhës uji ka vërshuar nëpër rrugë dhe lagje, madje duke prekur dhe disa biznese.Situata me problematike është krijuar ne bulevardin &l
29 Maj 2022, 15:17 -
-
Moti i keq/ Rrebeshi i shiut thyen pemën në Elbasan, bllokohet rruga! Në Maliq, breshëri dëmton të mbjellat e fermerëve! Aksident në Librazhd, makina rrëshqet në rrugë
Reshjet e dendura të shiut, ndonëse nuk zgjatën për shumë orë, ka sjellë problematikat e para. Në Qytetin e Elbasanit, si pasojë e rrebeshit të shiut është thyer një pemë dhe ajo ka bllokuar rrugën pranë Urës së Zaranikës.
29 Maj 2022, 14:28 -
-
-
Bota
-
Që prej ditës së djeshme pa drita, banorët e fshatrave në Berat: Jemi afro 100 familje që vuajmë mungesën e energjisë elektrike! Ndodh sa herë bie shi dhe fryn erë
Që prej ditës së djeshme, lagjia “Uznovë e Madhe” dhe disa fshatra në Berat janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq me erëra të forta dhe reshje shiu.
23 Prill 2022, 14:25 -
-
Dëmet në bujqësi nga era e fortë në Lushnjë, Braçe: Nuk merren me ndryshimet e klimës, por bëhen vetëm lavde
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar lidhur me dëmet e shkaktuara nga era e fortë në bujqësi në Lushnjë. Në facebook, Braçe thotë se fermerët janë të dëshpëruar si pasojë e humbjeve të mëdha, ndërsa thekson edhe njëherë nevojë për të adresuar nproblemet e shkaktuar
22 Prill 2022, 21:06 -
Era e fortë dëmton 100 hektarë të mbjella në Imshtë të Lushnjes, fermerët: Dëmi, i madh! Braçe: Duhet të merremi me ndryshimet e klimës, por bëni vetëm lavde, thoni që gënjej për t'i marrë vendin Fridës
Fermerët shprehen se dëmet janë të konsiderueshme pasi janë dëmtuar plotësisht plastmasën e serave dhe po ashtu edhe fidanët. Në këto kushte fermerëve i duhet të zëvendësojnë plastmasën dhe deri në 50 % te bimëve te mbjella.
22 Prill 2022, 20:55 -
-
Parashikohet mot i keq, ndalohet deri më 23 prill lundrimi i mjeteve të vogla e anijeve të peshkimit në Vlorë
Në qytetin e Vlorës është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla, por edhe anijeve të peshkimit. Kapitaneria Vlorë njofton se kjo masë është marrë për shkak të motit të keq që parashikohet nga mbrëmja e nesërme deri mëngjesin e 23 prillit.
21 Prill 2022, 20:39 -
Moti i keq me erë të fortë në Lezhë, rrëzohet një pemë në rrugën Lezhë-Laç, probleme me qarkullimin e mjeteve! Dëmtohen linjat elektrike, pa drita disa fshatra
Një pemë është rrezuar në rrugën Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në njërin krah të lëvizjes. Gjithashtu era e forte ka dëmtuar edhe linjat elektrike, duke sjell mungesë energjie në disa zona, kryesisht në fshatra.
17 Prill 2022, 19:19 -
-
Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës, 6 fshatra në Skrapar të bllokuar dhe në errësirë
Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës kanë bllokuar dhe lënë në errësirë disa fshatra në ish-komunën Gjerbes të rrethit të Skraparit. Moti kështu ka sjellë problematika në fshatrat Gërdec, Leshnje, Gjerbes, Polovinë, Potom dhe Zhepë, të cilat prej 24 orësh janë pa drita si dhe me
3 Prill 2022, 15:55 -
Prej 3 ditësh e shembur ura në Kukës, mbi 1500 banorë të izoluar, bllokohen 3 fshatra! Kërkohet rrugë tjetër alternative
Tre ditë pas shembjes, Ura e Shtrezës, pjesë e rrugës Kukës-Shishtavec ka bllokuar mbi 1500 banorë. ARRSH pritet të hap një by pass të rrugës së vjetër për lëvizjen e përkohshme të mjeteve, deri në ndërtimin e urës së re. Në këtë rrugë paraqiten probleme të vazhdues
3 Prill 2022, 14:05 -
Moti i keq, rrëshqitje dheu dhe gurësh, bllokohet rruga e Arbrit
Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe
3 Prill 2022, 13:27