-
Daçiç: Nëse përfshihet SHBA në dialogun me Kosovën, edhe ne thërrasim Rusinë
Sipas ministrit të Brendshëm të Serbisë, përfshirja e drejtpërdrejtë e Amerikës në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës u njoftua nga vetë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili i dërgoi letra Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij Hashim Thaçit, duke i ftuar ata për të arritur një marrëveshje në interes të "të dyja palëve".
23 Dhjetor 2018, 08:38 -
Tarifa 100% ndaj mallrave serbe, Haradinaj: Kosova nuk do të heqë dorë, pavarësisht thirrjeve të BE-së (INTERVISTA)
Kryeministri i Kosovës tha se përplasjet e tij me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me bllokun ku ajo synon të anëtarësohet, por janë pasqyrim i trajtimit jo të duhur të Kosovës nga Brukseli
19 Dhjetor 2018, 11:19 -
Letra/ Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë, ju pres me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump përmes një letre drejtuar Hashim Thaçit vlerëson progresin e Kosovës dhe thekson se SHBA kërkon vijimin e suksesit të shtetit të ri në Europë. Ai insiston për arritjen e një marrëveshje Prishtinë-Beograd, e cila siç shton Trump do duhej festuar në Shtëpinë e Bardhë me Thaçin dhe Vuçiç.
18 Dhjetor 2018, 16:14 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj propozon draft-marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorët e Quinit, ku për herë të parë ka prezantuar draft-marrëveshje gjithpërfshirëse, që do i hap rrugën ecurise se dialogut dhe zgjidhjes përfundimtare të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.
13 Dhjetor 2018, 18:33 -
Transformimi i FSK në Ushtri / Stoltenberg bisedë telefonike me Haradinajn dhe Vuçiç: U bëra thirrje për gjakftohtësi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, rreth konstatimeve të përftuara nga takimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s për gjendjen e Ballkanit Perëndimor.
6 Dhjetor 2018, 16:16 -
-
Daçiç shpërfill këshillat e Fleckenstein: Së shpejti më pak se 100 vende do ta njohin pavarësinë e Kosovës
Në Parlamentin Europian eurodeputeti për Shqipërinë bëri thirrje që Serbia të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht pasi një fqinjësi e mirë mes dy vendeve është qendrore për paqen në rajon.
6 Dhjetor 2018, 09:56 -
Deputeti gjerman: BE-ja duhet të reagojë për taksën, por edhe të liberalizojë vizat për Kosovën
Josip Juratovic, deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë në Bundestagun Gjerman, thotë se BE-ja duhet të reagojë për taksën 100% të Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia si dhe të mbajë fjalën për heqjen e vizave për Kosovën
5 Dhjetor 2018, 14:34 -
Taksa 100% ndaj Serbisë, Haradinaj u dërgon letër të gjitha shteteve të BE-së
Kryeministri ka treguar se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka respektuar në plotësi të gjitha marrëveshjet (CEFTA-n) dhe të gjitha obligimet, mirëpo të njëjtën gjë nuk e kanë bërë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
4 Dhjetor 2018, 17:14 -
-
Ushtria dhe taksa e Kosovës alarmon Serbinë, Vuçiç: Do të kenë pasoja katastrofike
Presidenti serb paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë, e cila ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën
4 Dhjetor 2018, 10:48 -
Aksion simbolik para vizitës së Johannes Hahn, i kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë (Fotot)
Aktivistët kanë vënë një pankartë me mbishkrimin “Në Kosovë aplikohet reciprociteti, të nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë”. Pak ditë më parë, gjatë miratimit të rezolutës për Kosovën në Parlamentin Europian, raportuesi Sholtes, kërkoi që BE të mbajë premtimin e bërë për lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës
3 Dhjetor 2018, 12:31 -
-
Taksa 100 % kundër mallrave serbe sjell Hahn në Kosovë, takohet me Thaçin, Haradinajn dhe Veselin
Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor do të vizitojë Prishtinën ku do të takohet me Presidentin, kryeparlamentarin si dhe kryeministrin, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për tarifë ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovina
30 Nëntor 2018, 14:35 -
Thaçi takime me kongresin amerikan: Morëm mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se ka marrë mbështetjen e të gjitha anëtarëve të kongresit amerikan, për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do t’i hapte rrugën e integrimit të dy vëndeve në aleancën euroatlantike.
30 Nëntor 2018, 09:05 -
Hashim Thaçi: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa përcaktimin e kufirit(INTERVISTA)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vizitë zyrtare në Uashington. Takohet me dy zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Në intervistën për “Zërin e Amerikës”, Thaçi tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje të ndërsjellë të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa definimin e kufirit me Serbinë
28 Nëntor 2018, 19:18 -
Shkëmbimi i territoreve sjell paqen Kosovë-Serbi
Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, e bërë publike shumë vite më parë, por e përditësuar dy muajt e fundit, tashmë është ngritur në nivelin e çështjes për të cilën po flitet në gjithë hapësirën shqiptare, madje edhe në diasporë.
28 Nëntor 2018, 18:35 -
Presidenti serb Vuçiç: E kemi humbur Kosovën. Amerika për shqiptarët si nëna dhe baba
Në një intervistë për televizionin publik serb, Aleksandër Vuçiç tha se organizmat ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje që të vijojë dialogun me Kosovën por paralajmëroi se nuk pranon shantazhe nga askush.
27 Nëntor 2018, 22:26 -
-
