-
Qeveria 'blindon' kryenegociatorin me BE-në, Zef Mazin, nën dispozicion dy truproja
Qeveria vendosi që kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Shqipërisë. Sipas vendimit të qeverisë, në dispozicion të tij do të jenë 2 truproja.
22 Korrik 2020, 19:11 -
Opozita e Bashkuar: Rama i bëri fakt të kryer ndryshimet kushtetuese, po shkatërron dialogun dhe rrezikon stabilitetin
Pas takimit të Këshillit Politik, Opozita e Bashkuar ka reaguar duke thënë se ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm që jo vetëm minon stabilitetin e vendit dhe marrëveshjen e 5 qershorit, por dhe besimin të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u inves
22 Korrik 2020, 19:08 -
Gjiknuri i përgjigjet PD për 6 kërkesat: Alibi që nuk qëndron, jemi dakordësuar më parë për to (VIDEO)
Damian Gjiknuri tha se kërkesa e opozitës jashtëparlamentare për të diskutuar pikat që paraqiti më herët lidhur me sigurinë e votës gjatë procesit zgjedhor, janë çështje që palët janë dakordësuar më parë dhe është një alibi që nuk qëndron. Ai bë
22 Korrik 2020, 18:45 -
Rama: Basha po përsërit gabimit, nuk është në vendin e duhur në kohën e duhur! Nesër nuk ka mbledhje (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama tha se Basha po përsërit të njëjtin gabim që nuk ndodhet në vendin e duhur në kohën e duhur, si dhe mohoi se nesër do të ketë një mbledhje të Këshillit Politik. Ai tha se ndryshimet kushtuese nuk prekin 5 qershorin dhe kjo u konfirmua edhe nga grupi i ekspertëve që është zgjedhur dhe me dakordësin
22 Korrik 2020, 18:28 -
Rama i vendosur: Bojkoti i PD absurd! Listat pas korrikut reflektohen në Kodin Zgjedhor (VIDEO)
Edi Rama e cilësoi absurd bojkotin e mbledhjes së Këshillit Politik sot nga opozita jashtë parlamentit. Kryeministri paralajmëroi PD-në se shumica socialiste ka dakordësi me opozitën brenda parlamentit dhe se do të votojë hapjen e listave."Kishim një diskutim me një grup të ekspertëve të Këshillit Politik q&
22 Korrik 2020, 18:20 -
Murrizi: Ndryshimet kushtetuese nuk prekin 5 qershorin, opozita jashtëparlamentare të vijë në mbledhje (VIDEO)
Myslim Murrizi vijon të qëndrojë kundër votimit të marrëveshjes së 5 qershorit, madje duke iu drejtuar me ironi si marrëveshja e 1 qershorit pasi është ditë feste. Ai tha se opozita jashtëparlamentare duhet të paraqitet në mbledhje dhe të jap argumentet e saj pasi mund të bind dhe opozitën parlamentare. Sipas tij ekspertët u ki
22 Korrik 2020, 17:56 -
Hajdari: Listat të hapen 100%, opozita jashtëparlamentare të vijë në tryezë (VIDEO)
Pas mbledhjes së sotme, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha se duhet që listat të hapen 100%. Gjithashtu ajo i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare që të vijë në tryezë, pasi PD mungoi edhe ditën e sotme."Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë t
22 Korrik 2020, 17:56 -
Mbaron mbledhja e Këshillit Politik, zgjati 40 minuta
Mbaron mbledhja e Këshillit Politik e cila zgjati rreth 40 minuta. Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri dhe opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
22 Korrik 2020, 17:45 -
SHBA dhe OSBE çojnë përfaqësues në Këshillin Politik
Në tryezën e Këshillit Politik pasditen e sotme janë edhe përfaqësues nga OSBE dhe SHBA-ja. Nga ambasada e SHBA-së është Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, i cili ka qenë edhe në takime të tjera, jo vetëm n&
22 Korrik 2020, 17:17 -
PD-LSI e bojkotojnë, Rama me maskë futet në mbledhjen e Këshillit Politik (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ashtu sikur deklaroi më herët në orën 17:00 ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik për të diskutuar për listat dhe koalicionet. Opozita jashtëparlamentit e ka bojkotuar takimin.
22 Korrik 2020, 17:12 -
Rama i paralajmëroi, PD këmbëngul: Sot nuk vijmë, nëse doni nesër ose të premten
Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi opozitën se fakti që nuk duan të vijnë në mbledhjen e këshillit politik nuk do të arrijnë dot të pengojnë ndryshimet kushtetuese. Por PD-ja këmbëngul duke deklaruar se sot nuk shkojnë në mbledhje dhe nëse PS-ja do, atëherë mund të takohen nesër ose pasnesër.
22 Korrik 2020, 14:05 -
Opozita parlamentare pranon të jetë në Këshillin Politik, Hajdari: Do vij me Murrizin
Opozita parlamentare do të jetë e pranishme sot në Këshillin Politik në orën 17:00, ndërsa do të përfaqësohet si herën e parë, pra dje, nga Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi. "Jam e disponueshme të marr pjesë sot në orën 17:00 ose cdo ditë tjetër që e shikoni të arsyeshme. Gjithashtu ju b&am
22 Korrik 2020, 13:56 -
Gjiknuri për refuzimin e opozitës së bashkuar: Takohemi për këshillin kur të doni, por ejani sot
Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në këshill politik, që mbrëmë thërriti në mbledhje për ditën e sotme, ka reaguar pas refuzimit të opozitës së bashkuar. Gjiknuri thotë se pavarësisht refuzimit të tyre është gati të pranojë çdo ditë dhe orar që ata e sho
22 Korrik 2020, 13:36 -
Refuzimi i opozitës së bashkuar për këshillin politik, reagon Rama: Të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas refuzimit që opozita e bashkuar bëri për mbledhjen e këshillit politik të ditës së sotme. Në faqen zyrtare në rrjetet sociale Rama shkruan se nuk është koha të veprohet si dikur me kuvendin."Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gis
22 Korrik 2020, 13:27 -
Ftesa e Ramës fut në dilemë opozitën, Basha konsultohet me LSI-në
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe n/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili mesditën e sotme kanë zhvilluar një takim në selinë blu. E ndërsa paradite Petrit Vasili paralajmëroi bojkotin e tryezës së Këshillit Politik sot në 17:00, ende nuk dihet se cfarë ka vendosur me Lulzim Bashën, nëse ka ndryshim qëndrimi.
22 Korrik 2020, 12:37 -
Listat, LSI refuzon ftesën e Ramës: Do që të ndryshojë Kushtetutën për 6 ditë
Aleatja kryesore e PD-së, LSI-ja duket se ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për t'u ulur pasdite në orën 17:00 në tryezën e Këshillit Politik. Pas rikujtesës, që Edi Rama u bëri sot në mëngjes për takimin, n/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kryeministri kërkon që të ndryshojë Kushtetut&eum
22 Korrik 2020, 10:34 -
FOTOLAJM/ Rama mesazh për qytetarët: Ju lutem vendosni maskën!
Mesazhi i Ramës për qytetarët.
22 Korrik 2020, 10:16 -
E enjta s'ka Këshill Politik! PD bojkotoi mbledhjen për listat, Rama: Basha po përsërit gabimet! Thirrja e Murrizit: Hajdeni se nuk preket 5 Qershori
Ka zgjatur 40 minuta mbledhja e Këshillit politik në Pallatin e Kongreseve për të diskutuar për hapjen e listave dhe koalicionet. Mbledhja u bojkotuar nga PD-LSI, e cila kërkoi të takoheshin ditën e nesërme ose pasnesër, por kryeministri Rama mohoi se nesër do të ketë një takim mes palëve politike.
22 Korrik 2020, 10:00 -
Rama tjetër ftesë Bashës pasi firmosi paktin me opozitën parlamentare: Duhen dy veta për të vërtetën
Dy ftesa për Lulzim Bashën vetëm pak orë pas firmosjes së paktit me opozitën parlamentare. Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh drejtuar liderit demokrat, që të pranojë të ulet në tryezën e Këshillit Politik sot në 17:00.
22 Korrik 2020, 08:38 -
Bylykbashi: Rama është pakt vrasës! Akti i sotëm zhbën 5 qershorin
Oerd Bylykbashi tha se Rama është një pakt vrasës që nuk është në gjendje të respektojë asnjë marrëveshje. Pakti i sotëm mes PS dhe opozitës parlamentare, për Bylykbashin është një 'karagjozatë' që zhbën 5 qershorin duke thënë me ironi se vetëm Rama mund t&am
21 Korrik 2020, 22:54 -
Garancitë që i duhen opozitës së re në zgjedhje
Për dy partitë e mëdha, hapja e pjesshme ka sens, pasi nuk e vret garën për pjesën tjetër të listës, por për partitë e vogla që garojnë për herë të parë, mbyllja e listës, për të parin e listës, e vret garën dhe e bën të pavlefshëm konceptin e hapjes së listës.
21 Korrik 2020, 22:30 -
Opozita e Bashkuar: Akti i sotëm plan diabolik i Ramës! Pasoja për stabilitetin e vendit
Opozita e Bashkuar ka reaguar për marrëveshjen e firmosur mes PS dhe opozitës parlamentare për votimin e 5 qershorit më 23 korrik dhe listat e hapura më 30 korrik si lojë tinëzare dhe dinake që po bën Rama. Ajo kërcënon se kjo lojë e rrezikshme mund të sjellë destabilizimin e vendit.Opozita jashtëparlamentare thotë se
21 Korrik 2020, 22:10 -
Gjiknuri propozon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në 17:00, i pranishëm dhe Rama
Pas mbledhjes me opozitën parlamentare ku u arrit marrëveshja për votimin e paktit të 5 qershorit dhe hapjes së listave, Damian Gjiknuri propozon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 17:00. I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë dhe kryeministri Rama, i cili tha pas mbledhjes së sotme me opozitën parlamentare
21 Korrik 2020, 21:40 -
Rama thirrje Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë! Shpresoj që Murrizi të ndryshojë qëndrim për 5 qershorin
Kryeministri Edi Rama tha se është i kënaqur nga marrëveshja e arritur me opozitën parlamentare duke i bërë thirrje Bashës që nesër të mblidhet Këshilli Politik dhe të mos bëjë gabimet e të shkuarës dhe të ulet në tryezë. Rama tha se PD e mori përgjigjen për datën se kur do t&eum
21 Korrik 2020, 21:03 -
Gjoni: Nuk votoj marrëveshjen e 5 qershorit por hapjen e listave
Pas mbledhjes, deputeti Ralf Gjoni tha se nuk voton marrëveshjen e 5 qershorit por hapjen e listave. Ai thekson se votimi është individual dhe jo në grup."Votimi është individual. Ka pasur një dakordësi me mazhorancën për hapjen e listave që kërkon ndryshime kushtetuese. Vota për marrëveshjen në parlament do
21 Korrik 2020, 20:42 -
Murrizi nuk voton 5 qershorin, Stojku dhe Musai: Ne do e votojmë për hir të integrimit! Arritëm suksesin tonë, hapjen e listave
Opozita parlamentare ka qenë e përçarë edhe në marrëveshjen e firmosur me PS, ku Myslim Murrizi shprehet se ai ka firmosur vetëm për pikën 2 dhe 3 të hapjes së listave dhe vijimin e dialogut gjithëpërfshirës për ndryshimet kushtetuese, por jo pikën e parë për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Me nj&
21 Korrik 2020, 20:40 -
Marrëveshja mes PS dhe opozitës parlamentare, Hajdari: Demokracia bëri në hap para, e lumtur që mbajta premtimin tim
Pas marrëveshjes së mbrëmjes së sotme për paktin e 5 qershorit, Rudina Hajdari në një prononcim për mediat tha se është shumë e kënaqur me arritjen e saj duke e konsideruar një hap të rëndësishëm demokratik."U përfaqësua denjësisht, mori formë dhe u nënsh
21 Korrik 2020, 20:33 -
Firmoset live marrëveshja politike mes PS dhe opozitës parlamentare
Përfundon mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e opozitës parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Palët flasin në një konferencë për mediat ku u bë dhe firmosja live e marrëveshjes politike të arritur për votimin e paktit të 5 qershorit dhe hapjes së listave.Marrëveshja u lexua nga Taulan Ba
21 Korrik 2020, 20:10 -
PS dhe opozita parlamentare dakordësohen: Marrëveshja e 5 qershorit do votohet më 23 korrik, hapja e listave më 30 korrik
Opozita parlamentare, pas shumë kundërshtimeve, ka rënë dakord që të firmos marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik. Votimi do të mbahet më 23 korrik , ndërsa opozita parlamentare dhe PS shprehen se kjo vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për mira
21 Korrik 2020, 19:42 -
Firmoset live marrëveshja mes PS e opozitës parlamentare! Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave! Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë
PS dhe opozita parlamentare firmosën marrëveshjen politike për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapjen e listave. Report TV siguroi draftin e plotë të marrëveshjes politike, ku Murrizi tha se është kundër votimit të 5 qershorit duke mos rënë dakord me këtë pikë. Ndërkohë Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 17:00.
21 Korrik 2020, 14:16