-
'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Apeli për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë dhe kujdesuni për veten
Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë
1 Tetor 2024, 08:31 -
Tetori rozë muaji i sensibilizimit, u kryen 11.750 kontrolle! Shefja e Onkologjikut: S’dominojnë më stadet e avancuara, por të hershme
11.750 kontrolle janë kryer në tetorin rozë kushtuar ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave ndaj kancerit të gjirit. Shefja e Spitalit Onkologjik Silvana Çeliku veçon se ka një rritje me 20% të rasteve, por tashmë nuk dominojnë më pacientët në stade të avancuar por falë kontrolleve sëmundja po kapet në faza të hershme.
1 Nëntor 2023, 18:15 -
Udhëtimi i grave që i shpallën ‘luftë’ armikut të fshehur! Report Tv sjell historitë e të mbijetuarave nga kanceri i gjirit dhe këshillat e tyre
Report Tv sjell historitë e 6 grave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që kanë rrëfyer betejën e tyre me kancerin. Të gjitha gratë që e kanë përshkuar rrugëtimin e vështirë u kërkojnë grave dhe vajzave të duan veten!
29 Tetor 2023, 10:16 -
Mposhti kancerin e gjirit, sot Elida bën fushatë për kontrolle! 67-vjeçarja: Para 5 vitesh kuptova që isha e sëmurë, e mora me optimizëm, kjo më ndihmoi
Një marshim sensibilizues në kuadër të tetorit rozë u organizua në këtë të hënë në Tiranë, teksa mesazhe u ndanë edhe nga diplomatë e deputetë në vendin tonë. Pjesë e marshimit ishte edhe Elida Karafili, 67-vjeçarja që sot e ka mposhtur sëmundjen dhe bën thirrje për kontrolle
23 Tetor 2023, 20:58 -
-
Lezhë, 25 raste të reja me kancer gjiri në 6 muaj! Onkologia: Mungon ndërgjegjësimi për kontrolle
25 raste të reja me kancer gjiri janë diagnostikuar ne 9 muajt e pare te vitit në Qarkun e Lezhës, por mjekja thotë se numri mund të jetë më i lartë, pasi ekzamimet të shumta kryhen gjatë “tetorit rozë”.
17 Tetor 2023, 16:58 -
“Tetorit Rozë”, 4331 ekzaminime dhe mamografi në 15 ditët e para të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjiri
4331 ekzaminime dhe mamografi janë kryer në 15 ditët e para të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Në këtë muaj orari i funksionimit të ekzaminimit të mamografisë është 8:00 me 18:00 në të gjitha kabinetet e mamografisë dhe mamografitë e lëvizshme, si dhe të shtunën deri në orën 14:00.
17 Tetor 2023, 10:06 -
E diagnostikuar me kancer, historia e Fatbardha Peshollit: Nuk kisha shenja! Analizat kushtojnë, disa bëhen vetëm në privat
Është mbajtur në kryeqytet Maratona e vrapit “Vrapo për të shëruar” në kuadër të tetorit rozë. Report Tv sjell historitë e disa prej grave të diagnostikuara me kancer dhe betejat e tyre të përditshme
15 Tetor 2023, 17:50 -
Elbasan/ 34 gra me kancer gjiri në 9 muajt e parë të vitit! Fluks në onkologji për vizita e mamografi
Spitali i Elbasanit po përballet me fluksin e grave që kërkojnë të bëjnë mamografinë, ndërsa mjeku onkolog tha se kontrollet duhet të kryhen gjatë gjithë vitit për të kapur sëmundjen në kohë. Nga Janari në Shtator janë diagnostikuar 34 gra me kancer gjiri.
15 Tetor 2023, 13:14 -
Fitoi betejën me kancerin e gjirit, rrëfimi i 58-vjeçares nga Lezha: Pashë gjendrën para 7 vitesh, e neglizhova! Pas operacionit, ndërpreva punën! Jetoj me pension
Hanife Vija nga Lezha 7 vite më parë u diagonistikua me kancer gjiri. Ka kryer operacionin dhe kiomio-terapinë dhe sot është në gjendje të mirë shëndetësore. Por për shkak të sëmundjes është detyruar të ndërpresë punën. Gjithë peripecitë i ka rrëfyer në një intervistë për Report tv, ku nuk harron tu bëjë thirrje grave e vajzave të bëjnë sa më shpesh kontrolle përmes mamografisë.
14 Tetor 2023, 16:03 -
'Isha në palestër dhe nuk po ngrija dot krahun', 41-vjeçarja rrëfen si e mori vesh që ishte prekur nga kanceri
Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin në kohë, në studion e ‘Rreze Dielli’ nëpërmjet një lidhje skype nga
13 Tetor 2023, 15:47 -
Shkoi për kontroll por zbuloi se kishte kancer gjiri, historia e ish-mësueses nga Fieri: Kisha besim dhe e fitova betejën
Në muajin kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimi është shtuar e bashkë me të, edhe rastet. Mjekja onkologe e spitalit të Fierit thotë se është ulur mosha e të prekurve me këtë lloj kanceri, ndërsa ish-pacientja Florika Boduri rrëfeu se ishte një kontroll rutinë që i zbuloi sëmundjen.
13 Tetor 2023, 15:27 -
Në luftë me kancerin/ Histori prekëse dhe frymëzuese të grave në betejë për jetën
Në kuadër të Tetorit Rozë flasim për rëndësinë e diagnostifikimit në kohë / Histori njerëzore dhe frymëzuese të dy zonjave në betejën e tyre për mbijetesë, ku e gjetën forcën dhe kurajon për të luftuar sëmundjen…
13 Tetor 2023, 15:13 -
“Tetori Rozë” Koçiu dhe Balla me punonjëset e Policisë së Shtetit: Akses për të gjitha gratë për kryerjen e mamografisë falas
Në kuadër të "Tetorit Rozë", Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme organizuan sot një aktivitet ndërgjegjësues me vajzat dhe gratë e Policisë së Shtetit për kontrollin e hershëm, si dhe pjesëmarrje të gjerë në Programin Kombëtar të Depistimit dhe luftimit të kancerit të gjirit
11 Tetor 2023, 15:41 -
Kanceri i gjirit prek edhe burrat, zbulohet një rast në Krujë! Infermierja: Pacienti erdhi me hematoma në kraharor, kishte turp të tregonte
Kanceri i gjirit nuk kursen as burrat ndaj bluzat e bardha synojnë të sensibilizojnë dhe ata të kryejnë kontrolle të shpeshta, edhe pse nuk janë të rrezikuar sa gratë. Një fushatë e tillë u zhvillua dhe në Krujë, një qytet që s’ka mamografi pasi spitali është në rikonstruksion. Mjekët thanë se po presin mamografinë e lëvizshme.
11 Tetor 2023, 15:36 -
Vlorë, 45 gra me kancer gjiri në 9 muajt e fundit! Onkologia: Po prek moshat e reja, përpos mamografisë duhet bërë edhe ekografia
Kanceri i gjirit po prek gjithnjë e më shumë gratë në moshë të re ndaj onkologët bëjnë thirrje për kontrolle të vazhdueshme jo vetëm me mamografi por dhe me ekografi.
10 Tetor 2023, 12:26 -
Kukës, rritet numri i grave që bëjnë mamografinë! Mjeku: Kanceri i gjirit trajtohet kur kapet në kohë
Të gjitha gratë mbi 50 vjeç dhe ato me historik sëmundje në familje po bëjnë mamografinë falas në spitalin e Kukësit. Interesi është rritur, tha mjeku, duke shtuar se kryhen çdo ditë 25 vizita.
9 Tetor 2023, 15:56 -
Tetori rozë, mjeku në Report Tv: Numri i shtrimeve me kancer gjiri ka rritje të fortë, në 2022 kishim mbi 10 mijë
Vetëm vitin e kaluar tha mjeku ka pasur mbi 10 mijë shtrime, por nënvizoi Ylli kjo nuk është një shprehje e shfaqjes së sëmundjes në popullatë, por e aksesit më të madh të grave të diagnostikuar me kancer gjiri
6 Tetor 2023, 12:53 -
Beteja e vështirë e Mirelës me kancerin e gjirit, 49-vjeçarja: Kontrolli shpëton jetë! Unë bëra gabim, e kapa në gradën e dytë
Mirela Shehu prej dy vitesh lufton me kancerin e gjirit dhe forcën e gjeti tek dashuria për të bijën. 49-vjecarja nga Berati mban një diplomë mësuesie, por sot, e stresuar për të ardhmen dhe nga nevoja për punë, bën pastruesen. Sëmundjen e kapi në gradën e dytë dhe apelon që vajzat të bëjnë kontrolle.
5 Tetor 2023, 15:56 -
Kanceri i preku dhe mëlçinë, 74-vjeçarja nga Kukësi rrëfehet për Report Tv: Sot ka shërim nëse kapet në kohë! Gratë të bëjnë kontrolle periodike
Silvana Krasniqi prej 5 vitesh lufton me kancerin. Fillimisht u shfaq në gjoks e më pas metastafazat preken mëlçinë. Ajo ndjek seancat e kimio-terapisë dhe ka shpresë se do të shërohet. Përmes Report TV përcjell mesazhin e fortë për gratë e vajzat që të shkojnë tek mjeku dhe të kryejnë mamografinë, edhe kur nuk kanë shqetësime
4 Tetor 2023, 16:29