-
Tetori rozë, mjeku në Report Tv: Numri i shtrimeve me kancer gjiri ka rritje të fortë, në 2022 kishim mbi 10 mijë
Vetëm vitin e kaluar tha mjeku ka pasur mbi 10 mijë shtrime, por nënvizoi Ylli kjo nuk është një shprehje e shfaqjes së sëmundjes në popullatë, por e aksesit më të madh të grave të diagnostikuar me kancer gjiri
6 Tetor 2023, 12:53 -
Beteja e vështirë e Mirelës me kancerin e gjirit, 49-vjeçarja: Kontrolli shpëton jetë! Unë bëra gabim, e kapa në gradën e dytë
Mirela Shehu prej dy vitesh lufton me kancerin e gjirit dhe forcën e gjeti tek dashuria për të bijën. 49-vjecarja nga Berati mban një diplomë mësuesie, por sot, e stresuar për të ardhmen dhe nga nevoja për punë, bën pastruesen. Sëmundjen e kapi në gradën e dytë dhe apelon që vajzat të bëjnë kontrolle.
5 Tetor 2023, 15:56 -
Kanceri i preku dhe mëlçinë, 74-vjeçarja nga Kukësi rrëfehet për Report Tv: Sot ka shërim nëse kapet në kohë! Gratë të bëjnë kontrolle periodike
Silvana Krasniqi prej 5 vitesh lufton me kancerin. Fillimisht u shfaq në gjoks e më pas metastafazat preken mëlçinë. Ajo ndjek seancat e kimio-terapisë dhe ka shpresë se do të shërohet. Përmes Report TV përcjell mesazhin e fortë për gratë e vajzat që të shkojnë tek mjeku dhe të kryejnë mamografinë, edhe kur nuk kanë shqetësime
4 Tetor 2023, 16:29 -
-
Nikolla mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit: Diagnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka publikuar sot një mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit. Nikollau bën thirrje vajza e grave për kontrolle, pasi diagnostikimi i hershëm është çel
1 Tetor 2023, 12:12 -
Tetori rozë, mesazhi i ministres së Shëndetësisë: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në të gjithë vendin
Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave. Ministrja Ko&c
1 Tetor 2023, 09:45 -
-
Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Në 2022 u diagnostikuan 710 raste! Ministrja: Përfitoni nga programi i mamografisë falas
Tetori rikujton muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit përmes kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshëm. Prej vitit 2017 numri i rasteve të diagnostikuara për herë të parë në vend është 710-720 në vit. Berati, Fieri dhe Vlora kanë numrin më të madh ndërsa qarqet e Kukësit, Dibrës, Durrësit dhe Shkodrës rastet më të vogla.
1 Tetor 2023, 07:53 -
-
Mjekja onkologe: Në 2022 patëm rritje me 15% të rasteve me kancerin e gjirit! Duhen kontrolle gjatë gjithë vitit
Kanceri i gjirit nuk njeh moshë dhe as muaj prandaj kontrollet duhet të jenë intensive gjatë gjithë vitit thotë mjekja e spitalit Onkologjik Anila Pema. Ajo i referohet vitit 2022 kur thotë se numri i pacientëve është rritur me 15% krahasuar me vitet e mëparshme. Mbijetesa thotë mjekja varet vetëm nga stadi i sëmundjes, ndërsa sugjeron se për moshat nën 40 vjeç të bëhen ekografi dhe jo mamografi.
16 Shtator 2023, 15:50 -
‘Përqafojeni jetën’, rrëfimi i Dritës, e prekur nga kanceri i gjirit: Pjesa me e vështirë kimioterapia, ishte dhimbje shpirti, jo fizike
Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Drita foli për luftën me sëmundjen dhe gjetjen e forcës për ta mposhtur atë, pikërisht duke dashur fort jetën. Momenti më i tmerrshëm, rrëfen Drita, është kur vazhdojnë që të kryhen ekzaminimet, dhe sidomos kimioterapia, e cila është një dhimbje e madhe në shpirt, tregoi ajo.
31 Tetor 2022, 20:40 -
E shtruar në spital duke luftuar me kancerin, publikohet letra e fundit e Hueyda El Saied (VIDEO)
Bashkëshorti i Show-girl-it të njohur, Hueyda El Saied, Thierry dhe i biri Gabriel, e kujtojnë gjithmonë me mënyrat më të veçanta. Së fundmi, në kuadër të Tetorit Rozë, ata kanë vendosur të ndajnë edhe një dëshmi të Hueydës, gjatë kohës që ishte në spital, për të treguar se se kjo luftë nuk munf të kalohet e vetme.
29 Tetor 2022, 13:51 -
-
'Vrapo për jetën', marshim sensibilizues në rrethe për muajin e tetorit rozë! Mjekët: Kontrollet e hershme shpëtojnë jetën
Gratë e prekura nga kanceri i gjirit janë bërë zëri më i fortë publik në mbrotje të jetës. Ato kanë marrë pjesë në fushatat sensibiluzese për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes që po bëhen në gjithë vendin.
22 Tetor 2022, 16:10 -
-
Gazetarja që për 4 vjet mposhti kancerin e gjirit! 34 vjeçarja tregon ‘ferrin’ me sëmundjen e rëndë
Historia e Nertila Haxhisë sot 34 vjeçe, është nga ato histori frymëzimi që tregon se si një grua përballet me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe triumfon mbi të. Gazetarja ndan rrëfimin e saj në Report Tv, nga momenti kur u diagnostikua e deri në ditët e sotme
12 Tetor 2022, 21:54 -
Frymëzuese! Beteja e mësueses në Vlorë kundër kancerit të gjirit: 3 fëmijët më japin forcë! U vizitova me vonesë, mos gaboni si unë
Përballja me kancerin e gjirit nuk është e lehtë. Megjithatë, Fiqirete Murati mësuese në Vlorë, sjell historinë frymëzuese se si për veten e saj si grua dhe 3 fëmijët, përpjekjet po e çojnë drejt mundjes së sëmundjes.
8 Tetor 2022, 20:23 -
‘Muaj rozë jo vetëm tetori’, drejtori i Onkologjikut: Në 2021 humbën jetën 225 gra! Bëni kontrolle të vazhdueshme
Drejtori i Onkologjisë në QSUT tha se vetëm gjatë vitit të kaluar ndërruan jetë 225 gra nga kanceri i gjirit ndërsa u diagnostikuan 715 të tjera. Të prekur janë edhe burrat, por mjekët thonë se ata i kanë tabu kontrollet.
7 Tetor 2022, 20:39 -
Tetori rozë/ Një në 9 gra që ka kryer kontroll rezulton e prekur me kancer gjiri në Shkodër! Drejtoresha e Shëndetit Publik: Mos hezitoni për tu ekzaminuar
Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur tek gratë. Në Shkodër rezulton se 1 në 9 gra është prekur nga kjo sëmundje. Apeli i vazhdueshëm i mjekëve është për kryerjen e kontrollit të hershëm me mamografi
7 Tetor 2022, 08:22 -
Tetori rozë/ 500 raste me tumor në vit, dominon kanceri i gjirit në Fier! Onkologia: Kontrolli i hershëm, 80% e fitojnë betejën
500 persona janë diagnostikuar me sëmundje tumorale në Fier për vitin 2021. Shifrat janë alarmante, ndërsa mjekja Anisa Mone tha për Report TV se domimon kanceri i gjirit. Apeli i përhershëm është kontrolli rutinë i grave, e sidomos mamografia për moshën 40 vjeç e lart.
6 Tetor 2022, 20:57