-
Zjarret/ 11 vatra zjarri aktive në vend! Vijojnë të jenë aktive flakët në Parkun kombëtar të Prespës në Malin e Thatë
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 47 vatra zjarri, nga të cilat është bërë e mundur shuarja e 36 prej tyre, ndërsa 11 vatra vijojnë të mbeten aktive.
12 Gusht 2024, 10:47 -
-
Hapet pas 32 vitesh tuneli nënujor i Porto Palermos, Rama: Rijetëzojmë godinat ushtarake e muze për Luftën e Ftohtë, e kthejmë destinacion turistik
Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.
11 Gusht 2024, 07:48 -
-
-
FOTOT/ Pilotët stërvitje në kushte të vështira, dronët 'Bayraktar' zhvillojnë fluturimet e para natën
Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar fluturime natën. Ky lloj trajnimi ka si qëllim stërvitjen e pilotëve në kushte më të vështira, për t’u dhënë operatorëve mundësinë të përvetësojnë sa më mirë sistemin UAV të këtyre mjeteve fluturuese.
3 Gusht 2024, 09:17 -
Zjarret/ Ministri Vengu në Qendrën Operacionale të Mbrojtjes Civile: Bashkëpunimi me Bashkitë dhe modernizimi i mjeteve, me rëndësi për reagim të shpejtë
Me të marrë detyrën, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u njoh nga afër me veprimet bashkërenduese të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në rang vendi dhe reagimin e të gjitha forcave të angazhuara pranë vatrave të zjarreve në këto ditë me temperatura ekstreme.
2 Gusht 2024, 08:45 -
-
-
Vatra aktive zjarri në Lurë, Cara: Rreth 50 forca zjarrfikëse në luftë me flakët! Rrezikohen edhe banesat
Prej 2 ditësh “Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” po lufton me flakët e zjarrit në Njësinë Administrative Lurë pikëtisht në Pregjë-Lurë ku vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive.Rreth 50 forca zjarrfikëse nga Dibra, Mati, Klosi dhe Mirdita të drejtuara nga Drejtori i
19 Korrik 2024, 10:49 -
Efektivët e FA 'në luftë' me flakët, u bashkohen forcave operacionale për shuarjen e zjarreve
Efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar forcave operacionale në disa qarqe të vendit, të cilat nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në betejë me zjarret.
19 Korrik 2024, 10:22 -
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shuhen flakët në Dropull! Vazhdon operacioni pranë liqeneve të Lurës
Pas një pune të pandërprerë forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull.
12 Korrik 2024, 18:18 -
-
-
Stina e temperaturave të larta, Ministria e Mbrojtes apel qytetarëve: Shmangni zjarrvënien e qëllimshme! Dënohet deri në 15 vite
Me anë të një postimin në rrjete sociale Ministria e Mbrojtjes i bën apel qytetarëve të ruajnë mjedisin nga zjarrvëniet e qëllimshme të cilat dënohen deri në 15 vite burg.
7 Korrik 2024, 16:05 -
-
Sasia e mallrave të rezervës shtetërore do varet nga numri i popullsisë! Pr/ligji: Strukturë e posaçme për emergjencat, plan 3-vjeçar për planifikimin e rezervave
Në projektligjin e hedhur në Konsultim Publik “Për Rezervat Materiale të Shtetit’, thuhet se rol me rëndësi në planifikimin e rezervës materiale do të ketë edhe numri i popullsisë dhe lëvizjet demografike. Shkak për këtë është bërë rënia e popullsisë nga viti 2008 deri në vitin 2023 ka rënë me afro 200 mijë banorë.
19 Qershor 2024, 13:43 -
Drafti i ri/ Rezerva materiale shtetërore do të aktivizohet edhe në kriza inflacioni, dhe jo vetëm në kohë luftë apo emergjence civile
Rezerva materiale e shtetit nuk do të aktivizohet vetëm në kohë lufte, raste gjendje të jashtëzakonshme apo emergjence civile, por edhe nëse vendi përfshihet nga krizë çmimesh.
19 Qershor 2024, 12:48 -
Blindi shqiptar "Shota" prezantohet në panairin ndërkombëtar në Paris
Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota”. Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota
17 Qershor 2024, 18:00 -
Municione të gatshme për 5 vite, zbulon inxhinieri ushtarak: Në fillim të ’90 dispononim 2.2 milionë armë
Memush Habilaj, inxhinier ushtarak i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv zbuloi detaje në lidhje me industrinë ushtarake të para viteve ’90. Inxhinieri tha për gazetarin Arbër Hitaj se në fillim të viteve ’90 vendi dispononte 2.2 milionë armë.'Mbrojtja jon&am
14 Qershor 2024, 19:15