-
Porositës i 137 kg kokainë nga Ekuadori, GJKKO lë në burg Gentian Malindin! U arrestua 2 ditë më parë duke lëvizur me makinë në Vorë
GJKKO ka vendosur të lërë në burg Gentian Malindin, i cili u arrestua 2 ditë më parë në një automjet në lëvizje në Vorë. Ai kërkohej që prej vitit 2019 pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokainë në 2019.
29 Tetor 2022, 10:49 -
Do pastronin 18.4 mln euro të 'Cosa Notras'-s në Shqipëri, SPAK përfundon hetimet, dërgohet për gjykim Rezart Taçi, kunati dhe shoferi i tij
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka përfunduar hetimet për Rezart Taçin, i cili do të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane në Shqipëri. SPAK ka dërguar për gjykim Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo.
28 Tetor 2022, 08:58 -
Mori 6 mijë euro për të liruar trafikantin, SPAK kërkon 4 vite e gjysmë burg për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka! 4 vite për bashkëshortin e saj (VIDEO)
4 vite e 6 muaj burg ka kërkuar SPAK për ish gjyqtaren Mimoza Margjeka me akuzën e korrupsionit, ndërkohë që kërkon 4 vite për bashkëshortin e saj, Arben Cara.
27 Tetor 2022, 13:57 -
Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Shëngjinit, SPAK kërkon gjykim për Fran Frrokajn dhe 10 të tjerë
SPAK ka kërkuar gjykim për ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 10 persona të tjerë pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit. Gjatë hetimit të nisur prej vitit 2019 rezulton se është përfituar një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në bregdetin e Lezhës, me vlerë prej rreth 13 milion euro.
25 Tetor 2022, 09:20 -
Këlliçi para SPAK: Doja ta kisha përballë sot Ardian Çelën! Për 16 muaj tentoi t'i mbyllte gojën opozitës, por nuk ia doli
Deputeti demokrat Belind Këlliçi foli para SPAK pasi GJKKO rrëzoi akuzat e ngritura nga deputeti demokrat ndaj kreut të OSHEE Ardian Çelës për vjedhje votash. Sipas Këlliçit, donte ta kishte përballë pasi e akuzoi për zgjedhjet e 25 prillit.
24 Tetor 2022, 15:04 -
Kim takon gjyqtarët e Apelit të GJKKO: Ju nxis të bëni punën duke zbatuar ligjin, SHBA do qëndrojë krah jush
Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO. Ky takim vjen dy ditë pasi takoi edhe gjyqtarët e Shkallës së Parë në GJKKO. E pranishme në takim ka qenë edhe kryetarja e KLGJ Naureda Llagami.
21 Tetor 2022, 11:16 -
Akuzohet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka kërkuar 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ismailaj nuk ka qenë i pranishëm në seancën e ditës së sotme, por është përfaqësuar nga avokati i tij.
19 Tetor 2022, 15:50 -
Yuri Kim takon gjyqtarët e GJKKO-së: Shqipëria s’ka parë kurrë që zyrtarët e lartë të shpallen fajtor! Kriminelët po e ndjejnë presionin, rezistoni
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Sipas diplomates amerikane vendimet e tyre kanë rritur besimin tek institucionet e drejtësisë, ndërsa shtoi se kjo është një kohë kritike për Reformën në Drejtësi, pasi kriminelët po ndjejnë presio
19 Tetor 2022, 14:13 -
Kim takon gjyqtarë të GJKKO: Kriminelët po e ndjejnë presionin! Rezistoni! Shqipëria s'kishte parë kurrë zyrtarë të lartë fajtor me vendime përfundimtare
Pas mesazheve në rrjete sociale se nuk duhet të kenë frikë nga presioni, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur ditën e sotme në oborrin e GJKKO. Rreth orës 09:15 ka zhvilluar takim me gjyqtarët dhe kryetaren në detyrë të GJKKO, Irena Gjoka.
19 Tetor 2022, 11:58 -
Atentati ndaj Gjon Menës, GJKKO nis gjykimin! I penduari i drejtësisë: Cukali na premtoi 30 mijë euro për t’i vendosur tritol biznesmenit
GJKKO nis gjykimin për një tjetër grup të vrasjeve me pagesë. Pas deklarimeve të dëshmitarëve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, vëllezërve Jamaku, kaloi për gjykim dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit.
19 Tetor 2022, 10:20 -
Kaloi procesin e vettingut, gjyqtarja Elsa Ulliri i shtohet trupës gjykuese të GJKKO
Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është shtuar një tjetër gjyqtare. Pasi kaloi me sukses vetingun në muajin qershor të këtij viti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të jetë pjesë e kësaj strukture e cila është ngritur vitet e fundit.
18 Tetor 2022, 19:05 -
SPAK tërhoqi gjykimin për më shumë hetime, Erion Alibej porositi vrasjen e oficerit të policisë! Fotoja ishte në celularin e Dumanit
SPAK tërhoqi sot aktet në GJKKO për më shumë hetimet ndaj Erion Alibejt por për ccfarë akuzohet ai nga dëshmitari i drejtësisë, Nuredin Dumani? Erion Alibej dyshohet të jetë porositësi i vrasjes s&a
18 Tetor 2022, 13:07 -
Dumani dha fakte të tjera, SPAK tërheq nga gjykimi çështjen ndaj Erion Alibejt: Do kryhen hetime! Porositi vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt
Prej 4 shkurtit të këtij vitit Erion Alibej ishte marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Por kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj SPAK ka tërhequr kërkesën duke kërkuar tashmë më shumë kohë për më shumë hetime.
18 Tetor 2022, 12:57 -
‘Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë, hajdeni në gjyq se do mësoni gjëra që si keni dëgjuar”, çfarë po paralajmëron avokati
“Do mësoni gjëra që si keni dëgjuar”. Ky është paralajmërimi i avokatit të Lefter Kokës, teksa ka bërë thirrje që GJKKO ta lërë të lirë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.“Do shkojmë n&e
17 Tetor 2022, 12:12 -
Lefter Koka kërkon lirinë, avokatët: Po bëhet kurban i drejtësisë dhe politikës, nuk mund të mbahet në burg në këtë gjendje
Kurban të politikës dhe drejtësisë e quajnë Lefter Kokën, avokatët e tij mbrojtës pasi sipas tyre është konfirmuar në mënyrë absurde mbajtja në paraburgim e një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore.
17 Tetor 2022, 11:49 -
Lefter Koka kërkon lirinë teksa avokati paralajmëron: Po bëhet kurban i politikës, është sëmurë por gjallë! Në gjyq do mësoni gjëra që si keni dëgjuar
Edhe pse 3 ditë më parë iu rrëzua nga GJKKO kërkesa për lirimin nga masa për inceneratorin e Fierit, ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nuk ndalet. Avokatët e tij kanë dorëzuar sot kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për inceneratorin e Elbasanit! Vendimi u shty për më 7 nëntor.
17 Tetor 2022, 11:17 -
Makina luksoze, apartamente, garazhe dhe orë rolex, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës! Nën akuzë për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja
SPAK i ka kërkuar GJKKO-së që të konfiskojë pasuritë e Redjan Rrajës, dhe t’i kalojnë shtetit. Mes pasurive është edhe një makinë, që përdoret nga modelja Kejvina Kthella
14 Tetor 2022, 09:18 -
Apeli i GJKKO dënon me 800 mijë lekë gjobë ish-deputetin Artur Roshi, akuzohet për shpifje dhe fyerje! Çfarë bëri 2 vite më parë para banorëve
Apeli i GJKKO ka vendosur të dënojë me 800 mijë lekë gjobë ish-deputetin Artur Roshi, pasi akuzohet për shpifje dhe fyerje. Gjobën do të duhet ta paguajë me këst 25 mijë lekë për 32 muaj.
13 Tetor 2022, 12:15 -
Kërkoi të dilte nga regjimi ‘41 Bis', Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Arbër Çekaj mbetet në izolim
Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Arbër Çekaj duke mos e nxjerrë nga regjimi i posaçëm 41 bis ku u fut pas tentativës për tu arratisur nga burgu. Çekaj është i dënuar me 13 vite burg për sasinë më të madhe të kokainës sekuestruar në portin e Durrësit, 613 kg.
11 Tetor 2022, 16:15 -
Mori 2 mijë euro për të liruar trafikantët e drogës, Apeli i GJKKO vendos të rikthejë në burg ish prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi
Apeli i GJKKO ka vendosur të rikthejë në burg ish prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, i cili do të vuajë pjesën tjetër të dënimit në një burg të sigurisë së zakonshme. Ai akuzohet për korrupsion ndërsa më 6 maj u lirua me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalonte në shërbim prove.
11 Tetor 2022, 10:59 -
I vranë të birin në derë të shtëpisë dhe tritol te stalla e bagëtive, kush është Gazmir Kosiqi që sot iu konfiskua nga GJKKO pasuria
Gazmir Kosiqit, 62 vjeç, iu konfiskua sot pasuria me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por kush është personi i cili akuzohet se ka vënë pasuri nga aktiviteti kriminal?Në n&a
10 Tetor 2022, 12:45 -
E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit! Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për konfiskim e pasurisë së Gazmir Kosiqit, pasi dyshohet se të ardhurat i ka krijuar nga krimi. Konkretisht kalojnë në pronësi të shtetit 3 ndërtesa katërkatëshe, 2 makina, 1 truall dhe 1 apartament të Gazmir Kosiqit që i kalojnë shtetit.
10 Tetor 2022, 12:40 -
Lirimi i Alqi Bllakos, SPAK depoziton ankimim në Apelin e Posaçëm, kërkon rikthimin e masës 'arrest me burg'
Pas zëvendësimit të masës së sigurisë nga GJKKO për Alqi Bllakon, SPAK ka depozituar ankimim në apelin e Gjykatës së Posaçme dhe kërkon rikthimin e masës “arrest me burg”.
10 Tetor 2022, 11:26 -
Lirimi i Bllakos, Këlliçi: U lirua pasi dha garanci se nuk do të flasë! ‘Kokë turku’ do të bëhet Klodian Zoto
Deputeti i PD së Rithemelimit, Belind Këlliçi reagoi për lirimin nga burgu të Alqi Bllakos. Sipas tij, Bllako u lirua pas garancisë se nuk do të fliste, ndërsa kupola thotë ai, ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë tu
6 Tetor 2022, 18:35 -
Ish-deputeti Bllako u la në ‘arrest shtëpie’, SPAK kundër: Vendim i pabazuar në prova, do e ankimojmë
SPAK ka kundërshtuar vendimin e GJKKO për lehtësimin e masës ndaj ish-deputetit socialist Alqi Bllako. GJKKO dha masën arrest shtëpie për Alqi Bllakon, nga arrest me burg që ishte
6 Tetor 2022, 15:56 -
Lirohet nga qelia ish-deputeti Alqi Bllako, Gjykata cakton masën 'arrest shtëpie'! SPAK: Vendim i pabazuar në prova, do e ankimojmë
Ish-deputetit i Partisë Socialiste Alqi Bllako, u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka caktoi “arrest shtëpie” për ish-deputetin, i cilin tashmë do të ndjek hetimet e SPAK nga banesa e tij.
6 Tetor 2022, 13:46 -
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO jep 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit! Klement Çala dënohet me 20 vite dhe me nga 17 vite 6 të tjerët
GJKKO ka dhënë 122 vite burg në total për 7 anëtarët e grupit që grabitën 4.6 mln euro në Rinas në vitin 2019. Klement Çala është dënuar me 20 vite burg. Për 6 të tjerët GJKKO ka dhënë nga 17 vite burg për secilin.
5 Tetor 2022, 15:28 -
GJKKO e shpalli të pafajshme, SPAK apelon vendimin për anëtaren e KPK Etleda Çiftjan! Gjykata e Apelit për Report Tv: Ende s'ka mbërritur
Prokuroria e Posaçme ka apeluar vendimin e GJKKO ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja. GJKKO e shpalli komisioneren të pafajshme me 16 shtator të këtij viti, duke hedhur poshtë akuzat për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.
5 Tetor 2022, 13:35 -
GJKKO refuzon kërkesën e ish-drejtuesit të policisë në Elbasan për lirim nga qelia! U arrestua se u jepte informacione grupeve kriminale
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Policisë së Elbasan, Leonard Palushi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg.
4 Tetor 2022, 11:43 -
Kronikë
Nis pas 2 vitesh gjyqi i Fatmira Hajdarit në KPA, u shkarkua për 950 mijë USD pasuri të pajustifikuar! SHBA-të i hoqën vizën, kërkon rikthimin në drejtësi
Kolegji i Apelimit të Vetingut merr në shqyrtim pas dy vitesh dosjen e gjyqtares Fatmira Hajdarit. U shkarkua në qershor të vitit 2020 pasi nuk justifikonte një pallat dhe fshehu bllokimin e vizës amerikane. Gjatë dy viteve mori 75 % të pagës.
26 Shtator 2022, 17:33 -
Kronikë
Akuzë për trafik droge, ish-truprojës së Saimir Tahirit i pranohet gjykimi i shkurtuar
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hekuran Markut për gjykim të shkurtuar. Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, ish-truproja i Saimir Tahirit kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua këtë të hënë nga GJKKO.
26 Shtator 2022, 11:59 -
Kronikë
GJKKO e dënoi me 8 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila. Ai u dënua me 12 vite burg pasi u përfshi në trafikun e kanabisit me grupin e Habilajve, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe i takon të bëjë 8 vite burg.
23 Shtator 2022, 12:38 -
Kronikë
Ia bllokoi OFL, GJKKO i kalon përfundimisht shtetit pronat e Emiljan Shegës, trafikant droge! Konfiskohen 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke
1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke, në pronësi të Emiljan Shegës, i arrestuar dhe i dënuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund, do t’i kalojnë përfundimisht shtetit.
22 Shtator 2022, 13:43