-
Shteti merr në përdorim ‘makinat' e konfiskuara nga OFL, 'furnizohen’ SPAK, KLGJ, policia e 'Pastrimi i Parave'
Disa nga makinat e konfiskuara gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, që janë provuar me vendim gjykate se janë krijuar përmes parave nga aktivitete kriminale, i kanë kaluar në përdorim shtetit.
8 Korrik 2022, 14:10 -
SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen për hetim 2-ish gjyqtarët e Kushtetuese dhe 5 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Vetëm pak ditë pasi SPAK kërkoi që të pushohej çështja për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal, GJKKO ka kthyer çështjen për hetim. GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani ka kthyer çështjen për hetim, ku i kërkon SPAK që të kryejë hetime më të thelluar për dyshimet për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
7 Korrik 2022, 14:47 -
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO merr të pandehur anëtarin e KPA-së Ardian Hajdarin
Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) Ardian Hajdari është marrë i pandehur nga GJKKO. Anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit
4 Korrik 2022, 09:36 -
2 ish-gjyqtarë 'Kushtetues' dhe 5 'të Lartë' u kallëzuan për fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e çështjes: S’ka vepër penale
Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal. Këtë të premte SPAK paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje, ndërsa vendimi pritet të shpallet më 7 korrik.
1 Korrik 2022, 11:22 -
Skandali/ Anëtarja e KPK përfundon në GJKKO, ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ndërkohë që verifikon pasuritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve
Një situatë e pazakontë është krijuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shkallën e parë të Vetingut. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në GJKKO anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.
30 Qershor 2022, 13:25 -
Abuzimi me tenderat për kanalet vaditëse, përfundon gjyqi për Fatos Tushen dhe 21 zyrtarët e bashkisë Lushnjë! Më 13 korrik jepet vendimi
GJKKO ka vendosur të shpallë vendimin më 13 korrik për ish kryebashkiakun Fatos Tushe dhe 21 të hetuarit në Bashkinë Lushnje ndërsa ditën e sotme është mbajtur seanca e mbrojtjes.
29 Qershor 2022, 10:40 -
U arrestuan pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, Apeli i GJKKO lë në qeli 8 të arrestuarit
Apeli i GJKKO ka lënë në burg 8 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’, të cilët përfunduan në pranga pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit si i penduari i drejtësisë. Apeli i GJKKO ka lënë në burg Altin Ndocin, Petrit Qolin, Agron Qolin, Gentian Sharrën, Ilirian Feçin, Fatos Gosën, Elvis Koçin (Çaushllari) dhe Adrian Uzunin
27 Qershor 2022, 16:16 -
Pjesë e grupit të ‘skifterave’ që grabitën mbi 60 banesa në Francë, Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Bardh Hotin
Apeli i GJKKO ka ulur në 7vite e 4 muaj burgim dënimin e Bardh Hotit (Fatbardh Hoti, Fatbardh Daci), dënuar nga shkalla e parë me 11 vite burg se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë. Bardh Hoti u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë
27 Qershor 2022, 13:47 -
Dështon nisja e procesit në Apel për Enkelejda Hoxhën! Ish-gjyqtarja kërkon pafajësi, 2 javë më parë përfundoi burgun
Dështon nisja e procesit në Apel për Enkelejda Hoxhën! Ish-gjyqtarja kërkon pafajësi, 2 javë më parë përfundoi burgun. Dështon seanca e Parë në Apel ndaj ish gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha dhe të pandehurve të tjerë. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtares Saida Dollani. Hoxha kërkon në Apel prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe marrjen e pafajësisë.
27 Qershor 2022, 11:03 -
Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, mjeku Edvin Prifti mbetet i pezulluar! Nuk e ushtron dot profesionin! Kardiologu: Do prish provat me operacione zemre?
Një vit e gjysmë pas akuzave për korrupsion e pastrim parash kardiologu Edvin Prifti ende nuk e ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut. Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi pezullimin për ushtrimin e profesionit për kardiokirurgun.
24 Qershor 2022, 13:15 -
Abuzimi me tenderin për transportin e gardianëve, GJKKO 1 vit e 4 muaj burg për ish-drejtorin e burgut të Lushnjës! Dënohen edhe 4 zyrtarë
Ish drejtori i Burgut të Lushnjës Judmir Shurdhi është dënuar nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg. Shurdhi u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Konkretihst Shurdhi ka abuzuar me tenderin për transportin e gardianëve.
16 Qershor 2022, 15:22 -
25 pasuri përfundimisht i kalojnë shtetit, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahmutajt, vëllait të deputetit të PD! Bashkëpronar edhe ligjvënësi demokrat
Më kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimin e 25 pasurive të familjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutajt, për shkak të vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë subjekt i OFL-së. Kjo është hera e parë që SPAK i konfiskon pasurinë një deputeti. Vendimi është marrë nga treshja gjyqtare Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka.
15 Qershor 2022, 11:40 -
ONM kërkoi shkarkimin e kryetares në detyre të GJKKO, Irena Gjokës, KPA lë në fuqi konfirmimin e KPK-së
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për të konfirmuar në detyrë gjyqtaren Irena Gjokën, kryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
14 Qershor 2022, 09:19 -
Nxori nga burgu të fortët, ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha përfundon dënimin! Lirohet nga qelia
Ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është liruar nga qelia pasi ka përfunduar dënimin. Edhe sekretarja e gjykatës Manuela Mallkuçi ka lënë qelinë. Enkelejda Hoxha u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë ndërsa në tetor të vitit të kaluar, GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtua.
12 Qershor 2022, 10:40 -
Kërkoi shuarjen e dënimit dhe lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqares së Krujës Enkeleida Hoxha
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha, e cila kërkoi shuarjen e dënimit dhe lirimin nga qelia, me pretendimin se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin.
11 Qershor 2022, 10:28 -
SPAK kërkon konfiskim të apartamentit të Bashkim Dedjas, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese! U shkarkua nga vettingu për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie
SPAK ka kërkuar konfiskim të apartamentit të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Apartamenti i tij në Golem ishte sekuestruar nga GJKKO rreth 1 vit më parë.
10 Qershor 2022, 11:41 -
Fusnin fara kanabisi nga Holanda në Shqipëri përmes Greqisë, GJKKO dënon me 13 vite e 6 muaj burg një prej kokave të grupit, Olgert Bamllari
Apeli ka konfirmuar dënimin me 13 vite e 6 muaj burg për një prej 'kokave' të grupit Olger Bamllari, i cili vijon të jetë në kërkim. Grupi është gjurmuar që prej dhjetorit të kaluar, ku pas arrestimit të Genci Bamllarit, xhaxhait të Olgerit, anëtarët e bandës i tremben një arrestimi të mundshëm.
3 Qershor 2022, 14:05 -
Spartak Ngjela: Çfarë po ndodh pas dëshmisë së killerit Nuredin Dumani
Çfarë po ndodh me vrasësin e shumëfishtë Nuredin Dumani i arrestuar e në proces penel dhe, gjithashtu, edhe vrasësit e tjerë me pagesë, në këtë kohë kur këta vrasës janë në pendim e po denoncojnë si deponime fakte rrëqethëse për këtë krim? Ajo që po vihet re është një fakt i ri: janë rreth dhjetë vrasës me pagesë që po rrëfejnë krimet e tyre si të penduar, dhe po kuptohet se goditja antikrim në Shqipëri po hyn në një fazë të re.
2 Qershor 2022, 17:45 -
SPAK bën rezymenë e majit: 6 çështje u dërguan në gjyq, 27 të pandehur! Miliona euro të sekuestruara
Përmes një njoftimi për mediat, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka bërë një rezyme të punës së këtij institucioni për muajin Maj të vitit 2022. Në bilancet e bëra nga SPAK rezulton se falë hetimit dh e punës së këtij institucioni janë dërguar për gjykim 27 të pandehur, ndërsa janë arrestuar 50 të tjerë.
2 Qershor 2022, 16:55 -
Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan në 2012, përplasen në gjykatë i penduari i drejtësisë e Ardian Çapja! Bardhi: Ja si më porositën, i vrava për para! Çapja: Mashtrues ordiner
Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi vijon të dëshmojë në procesin ndaj Ardian Çapjes dhe personave të tjerë që akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012.
1 Qershor 2022, 15:21 -
Kreu i SPAK, Kraja: Krimi i organizuar ka ardhur duke u konsoliduar! Lidhje me drejtësinë? Ka raste që ne i kemi provuar! Pronat, denoncimet më të shumta të shqiptarëve
Në një intervistë ekskluzive për DW, Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se institucioni që ai drejton, heton i pavarur e nuk ndikohet nga presionet e politikës dhe tregon hartën e shpërndarjes së krimit shqiptar nëpër botë
1 Qershor 2022, 11:03 -
Lirohet nga burgu ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, dënimi i konvertohet me 4 vite shërbim prove
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa dhe të bashkëpandehurve të tjerë. Sali Hasa është dënuar me 2 vute burg për akuzën e "korrupsionit" dhe pafajësi për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë"
31 Maj 2022, 14:26 -
Shtyhet për më 19 korrik gjyqi për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 korrik gjyqin për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.
30 Maj 2022, 11:14 -
Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj vëllezërve Marku, hiqet sekuestroja ndaj 5 mln eurove
Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e shumës prej 5 milion eurove, të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku. Togat e zeza të kryeqytetit vendosën pushimin e çështjes për sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezërve.
30 Maj 2022, 11:07 -
Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin! GJKKO dënon ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private
GJKKO ka dënuar me burg 6 ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private pasi akuzohen se kanë abuzuar me tenderin 7 mln euro për të blerë shkallë zjarrfikëse të cilat nuk punonin dhe ishin jashtë funksionit.
28 Maj 2022, 10:22 -
4 mijë euro për gradën nënkomisar, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykatë pedagogun e Akademisë së Sigurisë dhe dy të tjerë: U faktua korrupsioni
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj të pandehurve Dritan Lelaj ish-punonjës policie, Qetësor Gurra, profesor në Akademinë e Policisë si dhe për Silvana Mihon. Dritan Lelaj i dha 4 mijë euro Qetësor Gurrës për të marrë gradën nënkomisar, ndërsa Silva Miho falsifikoi dokumentin
27 Maj 2022, 16:01 -
Kreu i ri i SPAK në dhjetor, arrestimi i vrasësve me pagesë dhe financuesit të lirë
Fijet gjithnjë i luan politika, ku nuk përjashtohen as “shokët e lagjes” që përmbysën rezultatin herën e parë, megjithëse nuk mund të themi asgjë negative ndaj Krajës, përpos faktit se dosjeve të rënda u kalon “anash”
25 Maj 2022, 19:39 -
'I plagosuri më tha nuk jam unë', si Henrik Hoxhaj dyshoi se s'kishte vrarë 'të duhurin': Pasi ma konfirmoi Eljo, e qëllova 2 herë të tjera në kokë
I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj ka zbuluar detaje edhe nga vrasja e Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Në lojë për vrasjen e Dorjan Shkozës ishin 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë.Sipas Henrik Hoxhajt vrasjen do e kryente për pak lek pasi bëhej fjalë për çështje personale. Përve&cce
23 Maj 2022, 16:56 -
'Duhej të vritej djali i tij mashtrues, por s'e kapim dot', Henrik Hoxhaj tregon si u tentua ekzekutimi i administratorit të shkollës 'Wilson': Ma kërkoi Nuredin Dumani
Henrik Hoxhaj, i penduari i drejtësisë ka zbuluar se kishte marrë porosi për vrasjen e administratorit të shkollës 'Wilson', Lulëzim Masha.
23 Maj 2022, 16:41 -
Detaje nga operacioni 'Plumbi i Artë'/ Si e kuptoi Nuredin Dumani që ishte tradhtuar nga 'shoku' i tij
Nuredin Dumani ka dyshuar se Henrik Hoxhaj e ka tradhtuar dhe për këtë është "bindur" në atentatin e fundit të kryer, ku dhe ka qenë vetë që ka thitrur policinë duke u dorëzuar pasi i p
23 Maj 2022, 16:25 -
Vrasja e vëllait të Talo Çelës/ Zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë: M'u duk hallexhi dhe e shtyva si punë! Pastaj Dumani më tha se e bëri vetë si punë
Për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, Henrik Hoxhaj ka treguar se Nuredin Dumani i ka kërkuar që të kryej në Elbasan vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Celës për 60 mijë euro.
23 Maj 2022, 16:07 -
‘Nuk e tregova emrin se më tha të vras motrën’, çfarë tha i penduari i drejtësisë për ekzekutimin e vëllezërve Haxhiaj
Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u nxorrën në pritë përmes nëj mesazhi në vitin 2020 kur edhe u vranë, në vendin e quajtur tregu i mjeteve ne Shënevlash Durrës, në makinën tip Golf.&
23 Maj 2022, 15:25