-
Bota
Kundër certifikatës së vaksinimit, mijëra protestues mblidhen në sheshet e Italisë
Mijëra protestues janë mbledhur të shtunën e trembëdhjetë radhazi për të protestuar kundër certifikatës së vaksinimit. Protesta agravoi në mbrëmje, kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë, ndërsa këta të fundit ndërhynë për të shpërndarë turmat. Një person ka rënë në pranga dhe 4 të tjerë janë ndaluar.
16 Tetor 2021, 22:37 -
Kosova & Rajoni
Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 15 raste të reja në 24 orë
Asnjë viktimë nuk është shënuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Situata epidemiologjike duket se është përmirësuar ndjeshëm prej javësh ku numri i infektimeve dhe ai i viktimave mbetet shumë i ulët. Si rezultat i 2. 579 testimeve, janë regjistruar 15 raste të reja me COVID.
16 Tetor 2021, 15:51 -
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 13 humbje jete dhe 421 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit
Në një kohë kur jemi duke përjetuar një valë të re të pandemisë, Maqedonia e Veriut një ndër vendet më të prekura në rajon ka regjistruar 13 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
14 Tetor 2021, 18:59 -
Ekonomi
Auditimi i KLSH: Analizat COVID në privat të pabesueshme, laboratorët privatë u akredituan në shkelje të ligjit
Një audit 1-vjeçar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon keqmenaxhim të autoriteteve shtetërore ndaj pandemisë. Sipas KLSH, ministria e Shëndetësisë akreditoi në shkelje të ligjit laboratorët privat në Shqipëri, duke sjellë pavërtetësi të rezultateve të analizave.
14 Tetor 2021, 14:41 -
Bota
COVID-19/ Franca pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 korrik 2022
Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal bëri me dije se parlamentit do t’i paraqitet një projekt ligj për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
14 Tetor 2021, 13:19 -
Bota
-
Kosova & Rajoni
-
Shëndeti
Efektet e pandemisë, janar-prill 2021 bien 11% pacientët në spitale, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Situata shëndetësore e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe për 2021 në treguesit e shërbimit spitalor publik. Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë në spitalet shtetërore, për periudhën janar-prill 2021, janë trajtuar 11% më pak pacientë me sëmundje të ndryshme se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në total, në spitalet publike, numri i pacientëve të shtruar për këtë periudhë është 73,556 nga 82,790 pacientë të shtruar në 2020.
13 Tetor 2021, 09:15 -
Bota
-
Bota
COVID-19/ Zelanda e Re vendos vaksinën me detyrim për punonjësit shëndetësor dhe mësuesit
Punonjësit shëndetësor do duhet të vaksinohen kundër koronavirusit deri në fund të dhjetorit, ndërsa mësuesit kanë afat për ta bërë vaksinën anti-COVID deri në fund të janarit. Qeveria vendosi ta bëjë vaksinën me detyrim, pasi u raportua për 35 raste të reja me virusin.
12 Tetor 2021, 12:28 -
Bota
-
Kosova & Rajoni
Ulen ndjeshëm infektimet nga COVID në Kosovë, regjistrohen 14 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë
Numri i infektimeve nga koronavirusi në Kosovë është ulur ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 14 raste të reja me COVID, ndërkohë që 2 qytetarë kanë humbur jetën.
11 Tetor 2021, 15:42 -
Kosova & Rajoni
-
Bota
Protestuesit e green-pass 'djegin' Romën, 12 të arrestuar! Mes vandalëve, udhëheqës të partisë së neofashistëve
12 persona janë arrestuar në Itali, pas protestave të dhunshme mbrëmjen e djeshme në Romë, kundër pasaportave të vaksinave. Ndër të arrestuarit gjithashtu Roberto Fiore dhe Giuliamo Castellino, përkatësisht drejtuesi kombëtar dhe udhëheqësi i Romës në partinë “Forza Nuova”.
10 Tetor 2021, 11:35 -
Sociale
Brezi i arsimit pandemik, çfarë ndodhi në shkollat shqiptare këto kohë COVID-i, shifra dhe statistika! Ekspertët: Dëme dhe pasoja shumë të mëdha te fëmijët
Shpenzimet për arsimin në dy vitet e fundit janë me ulje në raport me shpenzimet e përgjithshme buxhetore. Pasojat e para u panë te rezultatet e maturës 2021, ku në provimin e matematikës, vetëm 4 nxënës morën 10 absolute nga 160 në maturën e 2020-s. Mësuesit pohuan se arritjet mësimore të një brezi të tërë janë dëmtuar rëndë. Ekspertët: Dëmet të pariparueshme, pasojat fatale.
10 Tetor 2021, 07:52 -
Kosova & Rajoni
COVID-19/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë! Regjistrohen 40 raste të reja infeksioni
Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultati i 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
9 Tetor 2021, 15:54 -
Bota
-
Kosova & Rajoni
COVID-19 në Kosovë/ 25 raste të reja infeksioni dhe një viktimë në 24 orë
Situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm në Kosovë. Si rezultat i 2.370 testimeve 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Ndërkohë, një person nuk ka arritur ta fitojë betejën me koronavirus.
8 Tetor 2021, 15:48 -
Bota
‘Nën pushtetin e variantit delta’, dilema për rihapjen e klubeve të natës në Evropë! Ringjallja e ekonomisë apo ‘fushëbeteja’ e re e COVID-19?
Teksa jemi duke përjetuar një valë të re të pandemisë, klubet e natës po shndërrohen në një “fushëbetejë” të re të COVID-19, pasi disa vende në Evropë kanë zgjedhur t’i hapin edhe përse rastet e infektimeve po rriten.
8 Tetor 2021, 11:01
