-
Rradhë në bankë në Fier, por respektojnë distancën prej 1 m nga njëri-tjetri
Në Fier, panorama paraqitet disi më optimiste. Në dy fashat e orarit që lejohet qarkullimi, ka pasur mjaftueshëm lëvizje, por është respektuar distanca. Kjo mund të shihet edhe te radha që po mbajnë njerëzit në bankë. Ato kanë ruajtur distancën prej minimumi 1 metër, edhe pse nuk janë të pajisur me maska dhe doreza.<
20 Mars 2020, 10:25 -
Qytetarët respektojnë oraret e qarkullimit nga frika e gjobës, por jo masat mbrojtëse! Dynden në rrugë në dy fashat e orarit, ngjitur me njëri-tjetrin pa maska e doreza
Në një vëzhgim të bërë në emisionin e mëngjesit "Shtypi i ditës dhe ju" me gazetarin Andi Kapxhiu njerëzit respektojnë oraret, qoftë ky për lëvizjen e këmbësore apo edhe të makina, por në pah del një tjetër problematikë. Në ato fashë orari ku lejohet lëvizj
20 Mars 2020, 10:07 -
Ngjitur me njëri-tjetrin, pa maska e doreza...Të moshuarit lojë me letra në Sarandë! Qytetarët marrin rreze buzë detit
Në qytetin e Sarandës vihen re lëvizje të pakta nëpër rrugët dhe bulevardin e qytetit, por nuk mungojnë rastet kur masat e marra në luftën kundër koronavirusit shkelen nga të moshuarit, të cilët nuk po ambientohen me rregullat e qëndrimit në shtëpi, por vijojnë me shëtitjet, madje duke vazh
20 Mars 2020, 10:04 -
'Zhgënjen' Korça, askush nuk ruan distancën e sigurisë, gjobiten me 10 mijë lekë 10 këmbësorë që shkelën oraret
Qytetarët korçarë në masë kanë respektuar oraret përgjatë të cilave kufizohet lëvizja e tyre, ndërkohë orët e lejuara të lëvizjes i shfrytëzojnë kryesisht për blerje ushqimesh apo barnash. Por duket se ka dhe nga ata që orët e "liridaljes" i keqshfrytëzojnë. Grup
20 Mars 2020, 09:58 -
Një ditë feste te Pazari i Ri...kryeqytetasit shkelin me të dyja këmbët rregullat e ruajtjes nga koronavirusi (VIDEO)
Edhe pse është orari i lejuar për të qarkulluar, 06:00 -10:00 kur këmbësorët mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret me ushqime, në farmaci apo për nevoja të tjera personale, ajo që ende nuk kanë kuptuar është se duhet të dalin të vetëm, të ruajnë distanc&
20 Mars 2020, 09:52 -
Durrsakët zgjohen vonë dhe 'dynden' për të bërë pazare...Pa respektuar asnjë rregull mbrojtës
Krah për krah me njëri-tjetrin, në grumbullime njerëzish, pa respektuar asnjë distancë dhe masë mbrojtëse për të dalë me masë e doreza, qytetarët durrsakë e kanë nisur ditën vonë. Janë zgjuar rreth orës 09:00 kur janë parë edhe lëvizjet nëpër rrugë, dhe janë
20 Mars 2020, 09:43 -
COVID-19/ Shqiptarët respektojnë oraret, por ZERO ndërgjegjësim për distancën! Ecje në grup, pa maska e doreza (VIDEO)
Edhe pse është orari i lejuar për të qarkulluar, 06:00 -10:00 kur këmbësorët mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret me ushqime, në farmaci apo për nevoja të tjera personale, ajo që ende nuk kanë kuptuar është se duhet të dalin të vetëm, të ruajnë distancën nga personat e tjerë, të kenë maskë dhe doreza.
20 Mars 2020, 09:37 -
-
Nga 'Zemra e një gruaje' te 'Vajta kalova', Erik Lloshi sjell tinguj shprese nga shtëpia e tij. Ja kush e shoqëron
Erik Lloshi, i vetëkarantinuar në shtëpi ka ndarë me ndjekësit e tij tingujt e disa prej këngëve më të bukura shqiptare. Këngëtari ka publikuar disa video duke kënduar së bashku me prindërit e tij.
20 Mars 2020, 09:27 -
-
-
-
Shahini: Nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare s'do bëhen, përgatituni deri në një njoftim të dytë! Shpjegon si do vlerësohen nxënësit
Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbi mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo-publike deri më 3 prill, Ministrja Besa Shahini përmes komunikimit në video-mesazh ka përcjellë edhe 3 njoftime të rëndësishme.
20 Mars 2020, 08:16 -
-
SHBA, mbi 13,600 të prekur me koronavirus, të paktën 200 të vdekur
Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 13,600 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin nga mëse 7,000 një ditë më parë. Të paktën 200 kanë vdekur, një rritje dramatike krahasuar me shifrat e publikuara një ditë më parë. Sipas të dhënave, 108 janë personat e shëruar. Disa ekspertë thonë se shifra e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë, pasi testimet që bëhen janë shumë pak.
20 Mars 2020, 07:21 -
-
Koronavirusi/ Mbretëresha e Britanisë së Madhe mesazh kombit: Punoni të gjithë si një
Mbretëresha britanike ka dhënë një mesazh kombit mbi shpërthimin e koronavirusit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar "po hyn në një periudhë shqetësimi dhe pasigurie të madhe". 93-vjeçarja vlerësoi punën e shkencëtarëve, mjekëve dhe stafit të urgjencës, duke shtuar se të gjithë kanë një "rol jetësor të rëndësishëm për të luajtur".
20 Mars 2020, 07:15 -
E vetëkarantinuar pasi djali ishte me koronavirus, 85-vjeçarja niset me urgjencë drejt Infektivit
Identifikohet një tjetër rast i infektuar me koronavirus në Shqipëri. Personi i infektuar është një 85-vjeçare nga Patosi i Fierit, e cila vuan edhe nga probleme të tjera shëndetësore. E moshuara besohet të jetë infektuar nga djali i saj 61-vjeçar, i cili është po ashtu pacient i spitalit të Infektivit në Tiranë.
20 Mars 2020, 06:41 -
Koronavirusi/ U grumbulluan si për ditë festash duke mos respektuar masat e sigurisë, Rama-qytetarëve: Jam gati t'ju ulem në gjunjë, ju lutem MOS!
Kryeministri Rama ka reaguar përsa u përket shkeljeve të bëra nga këmbësorët sërish ditën e sotme, pavarësisht masave të reja të ndërmarra nga qeveria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu ka kërkuar edhe njëherë tjetër me përulje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura në këtë situatë të emergjencës shëndetësore ku ndodhemi, për t'mos rrezikuar të afërmit e tyre.
20 Mars 2020, 01:24 -
Kontrolle në rrugët e Shkodrës, mbahen disa akt konstatime për shkelje të masave
Policia e Shkodrës ka vijuar edhe ditën e sotme me kontrollin e personave të vetëkarantinuar dhe qytetarëve që kanë shkelur urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalim qarkullimi, lëvizjet në grup apo e
19 Mars 2020, 19:22
