-
Ulje e ndjeshme e infektimeve me COVID 2 javët e fundit, shumica dërrmuese e të shtruarve në spitale të pavaksinuar
Dy javët e para të muajit shkurt sollën ulje të rasteve të infektimeve ditore me covid 19. Dhe gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme ku aktualisht po trajtohen 123 pacient. Më pak të infektuar në dy javët e para të shkurtit.Nga mbi 1500 në fund të Janarit, një ditë më parë u shënuan vetëm 531 raste pozitive.
12 Shkurt 2022, 16:42 -
Shtohet dhuna dhe diskriminimi me bazë gjinore në vend gjatë pandemisë Covid-19
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe fonde të Suedisë, ngritën një sistem online të regjistrimit dhe ndjekjes së rasteve të dhunës në familje në nivel bashkie.
11 Shkurt 2022, 20:57 -
COVID-19/ Humbin jetën 6 persona në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 841 raste të reja infeksioni
Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në vend vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje 6 persona. Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 841 raste të reja infeksioni.
8 Shkurt 2022, 17:30 -
2 humbje jete dhe 931 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit
2 humbje jetë dhe 931 të infektuar me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Viktimat ishin të dy nga Durrësi të moshave 58 dhe 61 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2094 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.
4 Shkurt 2022, 19:22 -
SPECIALE/ Fatos Kongoli u jep ‘leksion’ politikanëve shqiptarë: Nuk e kanë konceptin e edukatës demokratike, jetojmë në një realitet të korruptuar
Përmbledhur në një mendim të hapur kritik se si duket Shqipëria, pas 30 viteve tranzicion paskomunist shkrimtari i njohur bashkëkohor Fatos Kongoli, ka rrëfyer në një intervistë për Report TV se klasa politike shqiptare nga të gjithë kahet për vite me radhë është vetëm një zhgënjim që në vend të një demokracie të shëndoshë, ka prodhuar në vazhdimësi një realitet të korruptuar që riciklohet sa herë ndërrohen pushtetet.
2 Shkurt 2022, 20:39 -
Mjeku Erion Dasho, për situatën e COVID: Shqipëria e ka kaluar pikun e variantit Omicron, rastet e reja po vijnë në rënie
Vala më e keqe e infektimeve me variantit e COVID, Omicron ka kaluar në vendin tonë, dhe rastet e reja janë drejt rënies. Kështu tha mjeku Erion Dasho në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, i cili theksoi se në bazë të shifrave të raportuara, ka një ulje të rasteve të reja, ndërsa shtoi se vala e Omicron do të zgjasë me pak se Delta
2 Shkurt 2022, 13:24 -
25 pacientë në ditë me COVID në Urgjencën Infektive, i shtruar edhe një 17-vjeçar i pavaksinuar
20-25 urgjenca të reja paraqiten në Infektivin e QSUT-së pothuajse çdo ditë. Mjekja infeksioniste Edlira Petoshati, thotë se mes të sëmurëve me Covid që po trajtohen në Infektiv është dhe një i ri 17 vjeç, pa sëmundje bashkëshoqëruese të tjera dhe i pavaksinuar.
1 Shkurt 2022, 16:53 -
Omicron solli ‘bum’ infektimesh, në janar u regjistruan 47 mijë qytetarë të infektuar dhe 125 vdekje, mes tyre edhe të vaksinuar
Varianti Omicron përkeqësoi bilancin në Shqipëri, me 125 të vdekur gjatë muajit janar dhe mbi 46.700 të infektuar. Situata e shtrimeve paraqitet nën kontroll krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u ezauruan kapacitetet e 4 spitaleve COVID.
31 Janar 2022, 16:50 -
Infektimet me COVID, i shtruar në spitalin Infektiv edhe një 17-vjeçar! I mituri pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe i pavaksinuar
Mes pacientëve të shtruar në Spitalin infektiv, për shkak të infektimit me COVID-19, është edhe një i ri, vetëm 17 vjeç. I mituri u infektua me COVID disa ditë më parë, ndërsa u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
31 Janar 2022, 14:07 -
Mësimi online i bëri nxënësit dembelë, problematika të theksuara në formim! Rënie më e madhe në shkencat ekzakte! Nxënës dhe mësues: Duhet shumë për të rikuperuar
Mësimi online por edhe orët e shkurtuara në pandemi ka bërë që nxënësit të mos i marrin seriozisht librat dhe sipas mësuesve ata janë kthyer në dembelë. Rezultatet më të dobëta nxënësit po i shfaqin kryesisht në lëndët ekzakte
29 Janar 2022, 15:54 -
Rimëkëmbja pas pandemisë, Sejko: Vëmendja e financave publike duhet të kthehet drejt uljes së borxhit
Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet edhe gjatë vitit 2022 e në vazhdim, ndonëse norma e rritjes pritet të reduktohet disi dhe të kthehet në linjë me faktorët themelorë të saj: me shkallën e rritjes së popullsisë në moshë pune, me shkallën e akumulimit të kapitalit, dhe me normat e rritjes së produktivitetit.
29 Janar 2022, 09:35 -
-
PPP-të në Shëndetësi, shqiptarët paguajnë miliona euro për shërbime të pakryera
Raportet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zbulojnë se taksapaguesit shqiptarë paguan edhe gjatë pandemisë së COVID-19 për shërbime që nuk janë ofruar nga kompanitë koncesionare në sistemin shëndetësor.
28 Janar 2022, 17:56 -
-
Në 2021 kostoja e jetësës për qytetarët u rrit! Shtrenjtimi i energjisë, karburantit dhe ushqimeve shtuan me 117 mln USD të ardhurat doganore
Shtrenjtimi i ushqimeve, energjisë elektrike dhe karburantit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave doganore. Sipas të dhënave këto tre produkte kanë pasur peshën kryesore në rritjen e të ardhurave, me rreth 117 milionë dollarë. Këto shifra tregojnë se qytetarët kanë konsumuar por me një kosto shumë më të lartë se në 2020.
24 Janar 2022, 09:23 -
Alimehmeti: Masat kufizuese nuk e ndalojnë përhapjen e Omicron! Doza e tretë nuk është e nevojshme për nën 55-vjeçarët, fushata e vaksinimit të bëhet përpara pikut të virozave
Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në Report Tv thekson se asnjë masë kufizuese nuk e parandalon përhapjen e variantit Omicron, ndërsa thekson se vaksina është e vetmja 'armë' për të evituar gjendjen e rëndë të sëmundjes. Sipas tij, fushata e vaksinimit duhet të bëhet përpara përhapjes së virozave.
23 Janar 2022, 13:35 -
Ulqinaku në Report Tv: Karantina do bëhet 5 ose 7 ditë! Mos përdorni antibiotik, nuk kanë efekt për gripin dhe Omicron-in
Periudha e karantinimit për të gjithë personat e infektuar me COVID mund të shkurtohet nga 10 ditë në 5 ose 7 ditë. Lajmi u bë me dije nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku për Report TV. Sipas tij, përdorimi i tepërt i antibiotikut gjatë pandemisë është dëmi më i madh që iu shkaktua popullatës.
21 Janar 2022, 20:02 -
Regjistrohen 2.670 qytetarë të infektuar me COVID në vend, 6 viktima në 24 orë! 134 pacientë marrin trajtim në spitale
Infektimet në vendin tonë vijojnë të mbesintë larta, ku gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 9.485 testime, janë regjistruar 2.670 pozitivë me COVID-19. Ndërkohë, Nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin 6 qytetarë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 24.105 pacientë aktivë me COVID-19.
21 Janar 2022, 18:28 -
Vaksinimi i detyrueshëm, Inspektorati Shëndetësor: 75% e kanë përfunduar! Rritet interesi tek të rinjtë
Për 10 ditë janë kryer 1200 inspektime nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për kategoritë e personave që i përfshin vaksinimi i detyrueshëm. Zyrtarisht për Report Tv, ISHSH konfirmoi se 75% e tyre janë të vaksinuar. Ndërkohë pas valës goditëse nga varianti Omicron dhe rritjes së rasteve është shtuar interesi i të rinjve për t’u vaksinuar.
21 Janar 2022, 18:19 -
Omicron prek nxënësit dhe mësuesit në Shkodër, mjekja: Piku i infektimeve, më mirë që mbyllën shkollat
Omicron ka prekur masivisht nxënësit dhe mësuesit dhe duket se kjo është arsyeja kryesore e mbylljes së shkollave në gjithë vendin për tre ditë. Vendimi është vlerësuar nga epidemiologia Dhurata Hysa, në Shkodër pasi kurba e infektimeve në këtë qytetet ka arritur kulmin!
21 Janar 2022, 18:03
