-
'Bota në prag të katastrofës morale', kreu i OBSH: Nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve të pasura përpara mjekëve në vendet e varfra (VIDEO)
Kreu i OBSH, Tedros Adhanom ka kritikuar vendet e pasura ku tha se është e padrejtë që të rinjtë e shëndetshëm të vendeve të pasura të vaksinohen më parë se mjekët dhe të moshuarit në vendet e varfra.
20 Janar 2021, 11:58 -
Nervozizëm për vonesën e Pfizer/ Italia detyrohet të rishohë planin e imunizmit
Kur nuk janë mbushur ende 20 ditë nga fillimi i fushatës së vaksinimit, qeveria italiane është detyruar të rishohë planin që u prezantua në fillim të dhjetorit në parlament, për t’iu përgjigjur vonesave në shpërndarje, të vendosura në mënyrë të njëanshme nga Pfizer.
20 Janar 2021, 11:01 -
-
Debat në Repolitix, Bogdani: Rama bën miqësi me vendet e lindjes, hedh poshtë BE-në! Ka shtuar kushtet për integrimin! Koja: Shqipëria humbi trenin për në Europë në 1996-ën (VIDEO)
Për ish deputetin e PD-së, Gerti Bogdanin, kritikat e kryeministrit Edi Rama për mungesën e solidaritetit të BE-së për vaksinimin janë një sulm që i bëhet unionit duke e larguar më shumë Shqipërinë nga rruga e integrimit. I ftuar në emisionin 'Repolitix', Bogdani tha se Rama ka shkuar drejt vendeve të lindjes duke krijuar miqësi e duke hedhur poshtë BE-në. Demokrati vijon më tej duke u shprehur se kryeministri e mori Shqipërinë me 3 kushte ndaj integrimit të BE-së dhe e ka lënë me 8.
19 Janar 2021, 22:45 -
COVID-19 në Britani/ 1610 viktima në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë
Britania e Madhe ka regjistruar 1610 viktima të reja si pasojë e koronavirusit. Kjo shënon shifrën më të lartë të fataliteteve, brenda 24 orëve që nga nisja e pandemisë. Bilanci i sotëm i viktimave e ka çuar totalin në 87,295, sipas shifrave të fundit të qeverisë.
19 Janar 2021, 20:43 -
Bollino: Zbulohet kontrata e Pfizer që demaskon edhe një herë bllofin e PD-së
Tani që kontrata është në dispozicion për të gjithë, rezulton se nuk kishte asgjë për të fshehur. Madje zbulohet se kryeministri ka mundur të sigurojë një cmim më të ulët sesa Bashkimi Europian. Por siç ka ndodhur në raste të tjera, kur del e vërteta, gënjeshtrat e opozitës bien në sy si piramidat në shkretëtirë.
19 Janar 2021, 20:33 -
Ralf Gjoni në Report Tv: Basha s’do front të bashkuar opozitar sepse ka aleancë të fshehtë me Ramën, s'do rrëzimin e qeverisë (VIDEO)
Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha se nëse opozita del më lista të darë në zgjedhje do të jetë e përçarë dhe se do ende Ramën në krye të qeverisë. Në një intervistë për Report Tv, Gjoni tha se Basha nuk do një front opozitar për të rrëzuar Ramën dhe kjo duket ende tek ngecja e negociatave me aleatët e tij, pasi ka marrëveshje të fshehtë me të.
19 Janar 2021, 19:15 -
Rekord viktimash nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, 1.610 humbën jetën në 24 orët e fundit
Një rekord negativ është shënuar gjatë 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe, pasi si pasojë e COVID-19 humbën jetën 1,610 persona, shifër e cila nuk ishte regjistruar më parë gjatë gjithë periudhës së pandemisë.
19 Janar 2021, 18:04 -
Vaksina anti-COVID mund të mos jetë aq efektive ndaj variantit të ri të Afrikës së Jugut
Një variant i ri i COVID-19 i cili fillimisht është shfaqur në Afrikën e Jugut dhe tani po përhapet në disa vende të tjera nëpër botë, mund të bëjë vaksinën anti-COVID pjesërisht të pavlefshme sa i përket efektshmerisë së saj, thanë studiuesit ditën e hënë.
19 Janar 2021, 17:40 -
Kritikat e rajonit edhe në mediat ndërkombëtare, reflekton Brukseli! Oliver Varhelyi: Bashkimi Evropian, mekanizëm për vaksinat për Ballkanin Perëndimor
Pas kritikave të bëra nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë bërë jehonë edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare, për sjelljen e BE me çështjen e vaksinave për rajonin, ka ardhur edhe lëvizja e radhës e Brukselit. Lajmi e ka dhënë Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.
19 Janar 2021, 17:29 -
-
COVID-19/ 586 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! Sot vaksinohen 36 personel shëndetësor, 483 në total
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 586 raste pozitive dhe 6 viktima si pasojë e COVID-19. Janë shëruar 594 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
19 Janar 2021, 17:08 -
-
Basha bisedë online me zyrtarë të BE: Fola për ndihmën e tyre ndaj vendit! Shqipëria në krizë të thellë, ditët e Ramës të numëruara
Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim online me zyrtarë të lartë të BE, me të cilët ka diskutuar për mbështetjen e dhënë ndaj vendit tonë. Në këtë komunikim Basha u ndal edhe te sulmet ndaj Ramës, duke thënë se ai ka dështuar pasi e ka futur sipas tij vendin në krizën më të thellë, krahasuar me vendet e rajonit.
19 Janar 2021, 13:10 -
Jo vetëm Shqipëria/ The Guardian dhe Associated Press: I gjithë Ballkani kritika BE-së për vaksinimin, na ndihmoni ose kthejmë sytë nga Rusia dhe Kina
Një ditë më parë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik” për shkak të privilegjimit të vendeve të pasura në marrjen e vaksinës. Ndërkohë mediat prestigjioze ndërkombëtare i bëjnë jehonë kritikave nga Ballkani se si po sillet BE me rajonin.
19 Janar 2021, 12:04 -
-
Autoritetet shëndetësore norvegjeze: Vdekjet e të moshuarve pas vaksinimit nuk kanë lidhje me vaksinën e Pfizer
Vdekja e 33 të moshuarve norvegjez nuk kishte lidhje me vaksinën Pfizer/ BioNTech, ka deklaruar Autoriteti i Shëndetit Publik Norvegjez. Në një raport ata rekomanduan një vlerësim mjekësor para vaksinimit të të moshuarve, sidomos të atyre të cilët ishin të dobët fizikisht.
19 Janar 2021, 08:24 -
Pollo te ‘5 Pyetjet’: Kritikat e Ramës ndaj BE për vaksinën të rrezikshme për vendin! Roli si ndërmjetës mes Greqisë e Turqisë, propagandë (VIDEO)
Ish deputeti i PD-së, Genc Pollo ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër BE-së dhe Francës në lidhje me vaksinën duke thënë se këto do të kenë një impakt për vendin tonë edhe pasi ai të iki nga qeveria.
18 Janar 2021, 23:10 -
Lista e plotë/ Kryemadhi zbulon në Report Tv drejtuesit politik të LSI-së në qarqe (VIDEO)
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj në rrethe. "Vlorë do të jetë Luan Rama, në Lezhë Viktor Tusha, në Shkodër do të jetë Agron Çela, në Fier Kejdi Mehmetaj dhe unë, në Elbasan jam vetë Mi
18 Janar 2021, 22:07 -
Sulmet e Ramës ndaj LSI, Kryemadhi: Na ka frikë, tenton të na censurojë në media! Opozita gati të vijë në pushtet (VIDEO)
Sulmet e kryeministri Edi Rama ndaj LSI, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi tha se këto vijnë pasi kryeministri e ka frikë LSI-në dhe se me censurime në media mendon se do të mposhtë këtë forcë. “Rreziku i Ramës është LSI dhe kërkon të defaktorizojë LSI-në dhe
18 Janar 2021, 21:42
