-
Pas Markut në Lezhë, PD vendos Edmond Spahon dhe Xhelal Mziun si drejtues politik në Korçë dhe Dibër
Partia Demokratike ka zyrtarizuar këtë të hënë drejtuesit politik në 8 qarqe, duke e shtrirë kështu fushatën, në më shumë se gjysmën e vendit vetëm 97 ditë para zgjedhjeve. Pas Mark Markut në Lezhë, PD i ka besuar drejtimin e fushatës Edmond Spahos në Korçë dhe Xhelal Mziut në Dibër.
18 Janar 2021, 15:39 -
Mark Marku rrëzon vettingun në PD
Njeriu i cili sot në publik kërkon që të respektohen vendimet e Lulzim Bashës, dikur nuk i ka respektuar vetë dhe për këtë arsye është larguar, por sot le ta shikojmë në një këndvështrim tjetër emërimin e Mark Markut. Pra, jo vetëm në lidhje me sjelljen e tij politike, por me themelet e PD, me një proces që është shitur si më i suksesshmi i 30 viteve të fundit, vettingu dhe seleksionimi i kandidatëve për deputet të PD.
18 Janar 2021, 14:27 -
Silva Caka drejt PS-së? Bushati: Të gjithë janë të mirëpritur! LSI është parti shtëpiake, nuk na merr dot asnjë socialist
Deputeti i PS-së, njëkohësisht dhe kryetari i socialistëve për Tiranën, Ervin Bushati shprehet se ata nuk e ndjejnë shqetësim apo frikë për largimin komponentëve partiakë drejt LSI-së. Gjatë një interviste në Report Tv, ai e cilësoi LSI-në si një parti shtëpiake. I pyetur për mundësinë e largimit të kryetares së KQZ pranë LSI-së, Silva Caka drejt PS-së, Bushati u shpreh se dera është e hapur për të gjithë ata persona që duan të anëtarësohen pranë kësaj force politike.
18 Janar 2021, 13:46 -
Negociatat për koalicionin/ Basha: Po vijojmë bisedimet, shumë shpejt do të kenë njoftimin nga grupi negociator
'Po vazhdojnë negociatat me të gjithë aleatët dhe shumë shpejt do të keni njoftimin zyrtar nga grupi negociator". Ky ka qenë qëndrimi i fundit i kryedemokratit, Lulzim Basha në lidhje me negocitatat me aleatët për daljen në zgjedhjet e 25 prillit.
18 Janar 2021, 13:07 -
Kryemadhi nuk pret vendimin Lulzim Bashës, shpall listën me kandidatët e LSI-së në Tiranë
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të mos humbë kohë, por të bëhet e para forcë politike që prezanton kandidatët e saj për Tiranën. Gjatë takimeve me elektoratin, ajo ka prezantuar një pjesë të ekipit në qarkun më të rëndësishëm në vend.
18 Janar 2021, 12:55 -
-
'Do ta fus me shishe kokës' Rama ironizon me video Mark Markun: Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi opopop
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka ironizuar caktimin e Mark Markut si drejtues politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Rama ka shkruar në postim “Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…”, duke e shoqëruar me një vi
18 Janar 2021, 12:03 -
4 muaj më parë në Report Tv u shpreh se s'do kandidojë, PD cakton Mark Markun drejtues politik të Qarkut të Lezhës!
Lulzim Basha ka vendosur Mark Markun si drejtues politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Pesë muaj më parë, në studion e Report Tv, Marku deklaroi se përcaktimi në këtë komision nuk nënkuptonte një rikthim në parti.
18 Janar 2021, 10:38 -
Këshilltari i Edi Ramës që shprehu dashurinë për Lulzim Bashën (dhe i premton votën?) - VIDEO
Arena e Blendi Fevziut, ku Edi Rama përfshihet normalisht në beteja të përgjakshme, me analistët e pranishëm në studio të impenjuar në masakrimin e tij, u shndërrua të enjten e kaluar për Lulzim Bashën në një dhomë të rehatshme plot pyetje të vetëkënaqura. Kulmi, megjithatë, u arrit nga Baton Haxhiu.
17 Janar 2021, 18:20 -
Ish-kandidatja për deputete e Kryemadhit në Elbasan, të larguarve: Mos godisni me gurë LSI-në që ju bëri milionerë! Kishit mbështetjen e drejtuesve
"Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë". Kjo është thirrja që i bën të gjithë të larguarve nga LSI ditët dhe javët e fundit, ish-kandidatja për deputete e LSI në Elbasan ku kandidonte krah Monika Kryemadhi, si dhe drejtuese e LRI atje, Anisa Bahiti.
17 Janar 2021, 17:06 -
Berisha e Vasili rrezikojnë të mbeten jashtë listave! Ju është refuzuar viza nga SHBA?!
Ka një ngurrim të shtuar të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të vendosur “kokat” e listave të kandidatëve për secilin qark, për zgjedhjet e 25 prillit. Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga data e përballjes elektorale me kryeministrin Edi Rama, PD dhe LSI jo vetëm që nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të dalë me një koalicion të përbashkët me një listë unike në zgjedhje, por kanë probleme dhe brenda vetes.
17 Janar 2021, 15:27 -
Rama i publikoi videon me akuzat ndaj kreut të PD, përgjigjet Topalli: Basha është investimi më i mirë i tij kundra demokratëve, armiku më i madh i PD
Jozefina Topalli i ka kthyer sot përgjigje Edi Ramës në lidhje me videon që ai publikoi dje duke vënë përballë deklaratave të Bashës ato të Topallit që e akuzon kreun e PD se ka hyrë në politikë me një agjendë të pastër ekonomike personale. Topalli shkruan se Basha është armiku më i madh i demokratëve për shkak të asaj që bën, por edhe mediokritetit të atyre që arrin të artikulojë publikisht, këtë nuk ka mbetur meme pa e zbërthyer.
17 Janar 2021, 14:54 -
Horror në Presidencë, Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht deputeten Silva Caka
Zonja në fjalë ishte thirrur nga Ilir Meta urgjentisht dhe po i kërkohej llogari pse nuk pranonte të punonte e të kandidonte në Njësinë Nr.4 në kryeqytet. Situata po agravohej dhe Ilir Metës po i linin nervat. Iu turr në mënyrë kafshërore një femre duke e fyer, poshtëruar e kërcënuar
17 Janar 2021, 13:04 -
Kryemadhi: Drejtorët e bashkisë po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën (VIDEO)
Në një takim me votues për herë të parë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar njerëz pranë bashkisë së Tiranës, se sipas saj po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI. Sipas Kryemadhit kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka tentuar të blejë ish-deputeten Silva Caka.
17 Janar 2021, 11:35 -
-
-
Kryemadhi: Rama krijoi kriza njëra pas tjetrës! Veliaj po tenton të blejë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën (VIDEO)
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me votues për herë të parë në Tiranë, ku ka vijuar të hedhë akuza ndaj qeverisë, të cilën e akuzon për largimin e popullsisë nga vendi.
17 Janar 2021, 10:19 -
Gazetari i familjes Berisha, mesazh Bashës: Nëse humbasim edhe këtë herë, më 26 prill fajin do e kesh ti
Gazetari i familjes Berisha, Bledian Koka, duke sjellë shembullin e Kosovës, shkruan se opozita në Tiranë duke u marrë me luftën brenda vetes, rrezikon të humbasë edhe këtë herë zgjedhjet.
17 Janar 2021, 07:36 -
Më i vështiri për t’u bindur nga Basha, Mediu vijon këmbënguljen: PD nuk mund t’i presë rrugën një republikani fitues
Negociatat mes republikanëve dhe Partisë Demokratike kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore. Megjithatë Fatmir Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton.
16 Janar 2021, 18:36 -
'Opozita e vonuar në proces', Idrizi: Do dëshiroja të kandidoj në Vlorë e Tiranë! Shqipëria ka nevojë për parti të reja, u uroj suksese
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehet thotë se marrëveshja me PD-në për një vend të sigurt në lista po vijon ende dhe është çështje ditësh drejt konkretizimit. Në një intervistë për Report Tv, Idrizi ka shprehur preferencat personale për kandidimin në qarkun e Tiranës dhe atë të Vlorës ku beson se ka peshën më të madhe.
16 Janar 2021, 15:55
