-
Aleatët e Bashës ‘bashkohen’ në Durrës! Mediu: Çdo moment që kalon në dëmin tonë! Agron Duka: Standardet e zgjedhjeve do përcaktojnë fatin e Shqipërisë
Kryedemokrati Lulzim Basha vijon t’i mbajë ‘peng’ aleatët e tij për mënyrën sesi do të shkojnë në zgjedhje dhe se cilët do jenë hapësirat që do i japë në lista, por kjo nuk i ka penguar partitë e vogla të vijojnë takimet elektorale.
23 Janar 2021, 16:48 -
Kryemadhi me banorët e Zall Bastarit: Në Tiranë probleme me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, zgjedhje selektive nga njësitë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takimin me banorët e Zall Bastarit, ku ka hedhur akuza se për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, ka zgjedhje selektive nga njësitë administrative.
23 Janar 2021, 15:03 -
Veliaj: PD-LSI po përpiqen të fusin në Parlament prokurorë dhe gjyqtarë të përzënë nga vettingu, objekte të OFL-së
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe LSI-stëve të zhgënjyer që të bashkohen me familjen socialiste. Nga një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, Veliaj deklaroi se sipas tij një parti familjare si LSI dhe PD po ofrojnë si kandidatë p&eum
23 Janar 2021, 13:50 -
Veliaj në Rrogozhinë ironizon Berishën: Është 77-vjeç dhe thotë jam ndryshimi! Basha ende s’ka kërkuar ndjesë për 21 janarin
Nga fshati Sinaballë i Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pyet me ironi se kush është e reja që do sjellë Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa, Lulzim Bashës i kujton se ende nuk ka kërkuar ndjesë për 21 Janarin.
23 Janar 2021, 13:43 -
-
Bardhi zbulon ku do kandidojë Basha: Do jetë në Tiranë! Do kemi marrëveshje me Mediun dhe Idrizin, dalim të bashkuar
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka zbuluar se kryedemokrati Lulzim Basha do të kandidojë në qarkun e Tiranës, ndërsa mohon kategorikisht opsionin që Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi të kandidojnë me formacionet e tyre veçmas, por do dalin të bashkuar.
22 Janar 2021, 22:29 -
-
Zgjedhjet e 25 prillit/Kamera në tavolinat e numërimit të votave, për herë të parë pamjet do transmetohen edhe në zyrat e KQZ-së
Në ambientet e numërimit të votave do të ketë mbi tavolinë kamera regjistruese me rezolucion të lartë dhe monitorë për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre në vendin e numërimit të votave. Për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së.
22 Janar 2021, 22:06 -
Gjylameti në 'Pa Protokoll': Borxhi publik deri në 2018 ka qenë në trend zbritës! PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë
Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" ka deklaruar se qeveria i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj popullit dhe këtë sipas saj e ka vërtetuar vota e qytetarëve.
22 Janar 2021, 21:41 -
-
Shqiptarët nuk e duan Bashën kryeministër
Duke lexuar shifrat, vërehet se edhe në nivel koalicioni, sondazhi nxjerr sërish fituese PS përballë të gjithë Opozitës së Bashkuar, nga ku PS ka 44%, ndërsa të gjitha partitë aleate së bashku arrijnë vetëm në 42,7%. Pra, edhe këtu vërehet se difekti nuk qëndron vetëm tek PD, por tek e gjithë opozita në përgjithësi, çka mund të nxjerrë si konkluzion se: shqiptarët nuk shohin ende një rotacion në qeverisje dhe madje nuk e duan Bashën si kryeministër të ri.
22 Janar 2021, 20:06 -
Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje
Ka kohë që ka filluar nëpër mjediset politike të PD-së, një fushatë përdëllimi mbi çështjet që lidhen me varfërinë. Fakti që politikanët e asaj force kujtohen për varfërinë vetëm në fushatë elektorale, dëshmon bidshëm që për ta ky argument nuk ka ka qenë i ndërlidhur me mënyrën se si i kanë konceptuar politikat që lidhen me çështjet sociale dhe ndihmën ekonomike.
22 Janar 2021, 19:25 -
-
Vetëvendosja në Shqipëri/Abazi: PD-PS nuk sjellin ndryshimin! Në 25 prill synojmë mandatet, në të ardhmen të bëhemi faktor politik
Drejtuesi ekzekutiv i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi shprehet se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe se këtë ndryshim nuk mund ta ketë nga partitë aktuale PS dhe PD. Abazi shfaqi hapur synimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri duke thënë se më 25 prill ata synojnë vetëm të marrin mandate në mënyrë që të mund të krijojnë një subjekt politik që në të ardhmen të bëhet faktor në skenën poltike të vendit.
22 Janar 2021, 18:56 -
Dokumenti/Basha nuk beson sondazhet (ku nuk del fitues), pyet elektoratin: A do na votoni?
Partia Demokratike ka nisur sondazhet në bazë për të bërë vlerësimet paraprake për rezultatin që do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit. Selia blu ka porositur bazën që gjatë fushatës t’u drejtohet edhe me një pyetësor qytetarëve për t’i pyetur nëse do votojnë apo jo këtë forcë politike.
22 Janar 2021, 16:55 -
Mziu 'përvesh' mëngët: Në qarkun e Dibrës marrim 4 mandate, do jem barrikadë kundër vjedhjes së votës
Xhelal Mziu shprehet i bindur se PD do të marra 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, nga 5 deputetë që nxjerr gjithësej qarku i Dibrës, ndërsa thekson se do të thyej rekordet e viteve të tjera duke mbledhur sa më shumë vota për Partinë Demokratike.
22 Janar 2021, 16:44 -
SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën (Kontratat, hetimi i ri amerikan)
Basha ka paguar 140 mijë USD për një firmë të provuar si e paguar nga parajsa fiskale Sonoran Policy Group, firma me të cilën Basha ka lidhur 3 kontrata lobimi, është aktualisht nën hetim nga Prokurori Federal në SHBA për lidhjet e saj kriminale në Venezuelë dhe Algjeri. Dyshime se kontratat me Sonoran PG parashikojnë “asistencë” në nxirrjen e imazhit të Shqipërisë në lidhje me drogën.
22 Janar 2021, 15:37 -
Partitë po prezantojnë kandidatët, Yuri Kim: Paralajmërimi mbetet i vlefshëm, kontrollojini emrat, mos minoni demokracinë
Numërimi mbrapsht ka nisur dhe kur mbeten edhe se 93 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, forcat politike në Shqipëri po nxitojnë të prezantojnë kandidatët për deputetë. Nisur nga kjo situatë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka zgjedhur t'i përsërisë liderëve politikë paralajmërimin për të mos vendosur në lista persona me probleme me ligjin.
22 Janar 2021, 12:02 -
Misteri i Vetëvendosjes më 25 prill dhe precedenti i dështuar për të rrëzuar Ali Ahmetin
Përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit ka hapur një shteg të ri politik në panoramën e betejës elektorale. Përveç tre grupeve kryesore: PS, PD e LSI, si dhe partive të reja të opozitës të Patozit, Topallit, Murrizit e Hajdarit, në lojë ka hyrë një element i ri.
22 Janar 2021, 11:36 -
Kryemadhi me strukturat e LSI-së në Tiranë: Të hënën shpalosim programin (VIDEO)
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së Tiranë, ku ka bërë me dije se të hënën do të jetë prezantimi i programit jo vetëm elektoral por të gjitha angazhimeve që LSI do të mbajë. Këtu ka theksuar se në fokus ndër të tjera kanë arsimin cilësor, rininë dhe shëndetin e qytetarëve.
21 Janar 2021, 19:47
