-
Hyseni: Nuk do presim pafundësisht PD-në për listat e hapura! Aktualisht Opozita e Bashkuar ka situatë tripolare, përveç Bashës dhe Berishës, është futur edhe Meta
Listat e hapura dhe draftet e propozuara nga palët politike janë kthyer në ngërç për procesin e reformës zgjedhore. Në tryezën e këshillit politik, opozita e bashkuar kërkon rekomandimet e ODIHR ndërkohë që për draftin e propozuar nga PS thonë se nuk i hapin 100 përqind listat. Deputeti socialist gjithashtu u shpreh me kritika dhe për situatën brenda opozitës jashtëparlamentare ku thotë se është tripolare ku përveç kryetarit Basha dhe ish kryetarit Berisha ka ndërhyrë dhe Presidenti Meta.
21 Shtator 2020, 17:14 -
Zgjedhjet 2021/ 2 orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve, Rama: Drejtorët të bëjnë punën ndaj qytetarëve ose do shkarkohen! Nuk do të tolerohet arroganca e tyre
Pas 2 orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve, Rama u ka kërkuar që të evidentojnë punën e çdo drejtori dhe kreu të institucionit në lidhje me shërbimet që ai jep për qytetarët dhe ka bërë të qartë se nëse do të bëhet rishikim i çdo drejtuesit të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre.
21 Shtator 2020, 16:56 -
25 shtator-11 tetor, PD votime në bazë për kandidatët, Tirana ende pa datë! Pas anëtarësisë fjalën e fundit e thotë kryesia
Partia Demokratike nis më 25 shtator fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Report Tv siguron udhëzimin shpërndarë në degët e PD, ku anëtarëve u sqarohet mënyra e votimit, që ndryshe nga çdo votim, do jetë me përjashtimin e kandidatëve që nuk preferojnë. Teksa rrethet po përgatiten për votimin, nuk ka ende një datë se kur ky proces do të nisë në degën e Tiranës.
21 Shtator 2020, 16:19 -
-
Drafti i PS për listat 100 % të hapura, Gjiknuri: Nëse PD-së s'i pëlqen, të propozojë ndryshimet! Aty përcaktohet prag elektoral 3 % dhe partitë garojnë me listë të përbashkët
Në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri sqaroi draftin e propozuar nga shumica për listat e hapura, koalicionet dhe pragun zgjedhor. Gjiknuri ftoi edhe PD të bëjë propozime konkrete edhe për draftin e mazhorancës. Lexoni Intervistën e plotë
20 Shtator 2020, 12:37 -
Kume për Report Tv: Drafti i PS ‘përçan’ palët, PD e LSI të shkojnë në Këshill me propozime, jo deklarata
Eksperti i Reformës Zgjedhore ka komentuar në një intervistë për Report TV draftin e propozuar nga Partia Socialiste, për të cilin thotë se krijon një hendek më të madh mes palësh. Por sipas tij opozita jashtëparlamentare duhet të ulet dhe të punojë së bashku me palën tjetër dhe të sjellë edhe propozimet e saj dhe jo të shkojë në tryezë vetëm me deklarata.
19 Shtator 2020, 21:32 -
-
Parti e re, me kandidatë të vjetër (që kandidojnë edhe ku të duan madje)
Pyetjes nëse Sali Berisha do të jetë kandidat në listat e Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur me një lloj karshillëku të enjten mbrëma. Ai konfirmoi se jo vetëm Berisha do të ishte deputet sërish pas prillit të vitit 2021, por madje ka dorë të lirë ta zgjedhë qarkun ku do të listohet. E thënë siç e tha Basha: “Do të garojë ku të dojë”.
18 Shtator 2020, 12:24 -
A do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet? Basha nuk mendohet dy herë: Po, do garojë ku të dojë ai (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se ish-lideri i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë kandidat për deputet dhe do të garojë në zonën ku të dojë ai.
18 Shtator 2020, 07:38 -
Arben Pëllumbi në Report Tv: S'do kemi mitingje të mëdha, por fushatë online! Bushati 'shpërtheu' pasi u largua si ministër
Sekretari organizativ në PS, Arben Pëllumbi tha në një intervistë në Report Tv se nuk do të ketë më mitingje të mëdha dhe se fushata do të zhvillohet online. Në lidhje me kritikat e Ditmir Bushatit ndaj qeverisë, Pëllumbi tha se ai 'shpërtheu' pasi u largua.
16 Shtator 2020, 18:50 -
Përzgjedhja e kandidatëve për 2021! Spiropali: S' kemi nevojë për shfaqje me komisione si PD-ja
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, është shprehur në emisionin "5 Pyetjet" nga Babaramo në Report Tv se kandidatët për deputetë të PD-së nuk kanë nevojë p&am
14 Shtator 2020, 22:37 -
Zgjedhjet e 25 prillit/ Përfundon mbledhja e PS-së, zbulohet se çfarë u diskutua
Përfundon mbledhja e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë të qarqeve në vend.Në mbledhjen e PS-së kanë raportuar të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kanë bërë vlerësime për shërbimet e gjithë drejtorive vendore, si dhe për rezultatin e pritshëm për çdo qark.Sipas i
14 Shtator 2020, 18:03 -
'Raportoni problematikat në qarqe', Rama 'raportin e parë' e merr nga qytetari në Tiranë
Kryeministri Edi Rama është shfaqur në selinë rozë pak minuta para nisjes së mbledhjes ku ajo që ka rënë në sy ishte këmbëngulja e një qytetari që me disa letra në dorë ka dashur të takojë kryeministrin.Qytetari është ndaluar nga disa persona dhe policia që ndodhej aty, por kryemini
14 Shtator 2020, 16:18 -
-
-
-
-
-
Meta si kryeministër dhe Berisha si president? Lajmi i prodhuar nga Ilir Meta çorienton PD-në
Por, se si mund të bëjë diversion Edi Rama me stafin dhe televizionin e Ilir Metës, vetëm PD mund ta shpjegojë. Se i bie që Rama po tallet me Metën, duke përdorur njerëzit e tij, ndërkohë që dihet që Rama nuk ka asnjë afërsi me televizionin e Ylli Ndroqit. Madje këta e kanë shpallur armik, pas konfliktit të fundit për sekuestrimin e pasurive të Ndroqit, i cili ka qenë i dënuar për trafik droge në Turqi dhe nën hetim në Itali.
11 Shtator 2020, 13:03 -
Pse Lulzim Basha i shmanget sfidës së kryebashkiakut Veliaj për të kandiduar në kryeqytet
Por, asnjëra nga të gjitha këto arsye e shumë të tjerë, nuk pritet që ta bëjnë Lulzim Bashën që të pranojë për tiu përgjigjur pozitivisht thirrjes së Erion Veliajt për tu përballur në Tiranë. Sepse kryetari i opozitës për kater vjet me radhë në krye të bashkisë së kryeqytetit, fjeti gjumë dhe nuk ka asnjë bilanc për ti treguar qytetarëve, si modelin e tij të qeverisjes.
11 Shtator 2020, 08:15
