-
Kronikë
Porositi dy vrasje për t’u hakmarrë për vëllanë, mbërrin në SPAK dosja e bujshme e Erjon Alibeajt! Hetime për grup të strukturuar kriminal
SPAK ka marrë në dorë një prej dosjeve më të forta kriminale të Elbasanit. Prokuroria e këtij qyteti ka ka shpallur moskopetencë për dosjen hetimore ndaj Erjon Alibejt, i cili dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve në verën e vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit.
17 Shtator 2021, 14:20 -
SPECIALE/ ‘57 ngjarje të ndryshme kriminale që u pasuan me 65 viktima’/ 2020-ta, nga ekzekutimet tek dorëheqja e Lleshajt (VIDEO)
2020-a u mbyll me 57 ngjarje të ndryshme kriminale që u pasuan me 65 viktima. Nga hakmarrjet e deri tek përplasjet mes bandave. I krahasuar me një vit më parë, numri i ngjarjeve kriminale është i njëjtë. Janë 57 ngjarje të regjistruara në të dyja vitet, në 2020-ën, ashtu edhe në vitin 2019. Dallimi bëhet vetëm në numrin e viktimave, ku në vitin aktual janë dy të vdekur më shumë.
31 Dhjetor 2020, 18:30 -
-
-
-
-
Porositësi i dy vrasjeve që tronditën Elbasanin, Erion Alibej 'kyç' gojën para hetuesve
Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka refuzuar të përgjigjet, duke mos bashkëpunuar me drejtësinë.
19 Shtator 2020, 12:39 -
Si u arrestua 7 vite më parë në Itali porositësi dhe organizatori i 2 vrasjeve në Elbasan (VIDEO)
Erion Alibej nga Elbasani së bashku me vëllanë Endrit Alibej u arrestuan në 2013 në operacionin e koduar “Cocash” kur skuadra antidrogë e policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjith&a
18 Shtator 2020, 20:17 -
Kapet Erion Alibej në Elbasan/ 34-vjeçari vëllai i 'Tarzanit'...përplasja me grupin e 'Sakatit' që solli 5 viktima
Pas një muaj e gjysmë policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë arrestuar në Elbasan, Erion Alibej, si njeriun që ka organizuar dhe financuar dy vrasjet e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit në muajin Korrik 2020. Erion Alibej, rezulton t
18 Shtator 2020, 18:51 -
-
-
Vrasja e Runajt dhe Ramazanit në Elbasan, zbulohet dhe kapet porositësi! Kush është 34-vjeçari që në 2018 iu ekzekutua vëllai në sy të familjes (EMRI)
Uniformat blu kanë bërë arrestimin e tij, ndaj të cilit më pas është caktuara edhe masa e sigurisë "Arrest me burg". Report Tv mëson nga burime të sigurta se ndaj 34-vjeçarit, ka prova të forta dhe të dokumentuara se ai ka dhënë urdhrin dhe ka organizuar dy vrasjet të cilat ndodhën në një hark kohor brenda 9 ditësh. Ka dyshime se 34-vjeçari është i përfshirë edhe në ekzekutimin e Bujar Çelës (vëllai të Talo Çelës) megjithatë për këtë vijojnë hetimet.
18 Shtator 2020, 17:46 -
Vrasja e Regis Runajt dhe 'Rrahamanit' në Elbasan/ Pendohet vrasësi! Halili: Si e futa në kurth dhe kush më pagoi... Nga libri fetar tek 12 mijë lekët që u gjetën në vendngjarje
Prokuroria e Elbasanit, ka arritur të pendojë dhe marrë në mbrojtje, njërin nga autorët e vrasjes me 27 goditje thikë të Regis Runaj, ngjarje e ndodhur në 29 korrik 2020, në dalje të Elbasanit.
8 Shtator 2020, 13:43 -
Vrasja e Regis Runajt në Elbasan/ Shkon në 3 numri i të arrestuarve! Kapet kunati i një prej të dyshuarve, iu gjetën municione në shtëpi
Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit, Regis Runaj në Elbasan. Pas Xhuljano Hoxhës të arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Regis Runaj në Elbasan, policia arreston kunatin e tij. I arrestuari është Erjon Shehu të cilit policia i ka gjetur sasi municionesh në banesë. Shehu dyshohet si i perfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.
13 Gusht 2020, 14:07 -
U paguan për të vrarë 23-vjeçarin Regis Runaj, burg pa afat për dy autorët! Momenti kur dalin nga gjykata (VIDEO)
"Arrest me burg" ka caktuar gjykata e Elbasanir për Xhuljo Hoxhajn e Euglen Halilajn. Seanca ka zgjatur shumë pak, teksa siç shihet në videon që Report Tv sjell largimi i tyre nga ambientet e gjykatës, njësoj si ardhja, u bë nën masa të forta sigurie.
10 Gusht 2020, 11:21 -
Vrasja e Regis Runajt/ Burg për 2 vrasësit me pagesë, 'kyçin gojën: S'ndjehemi mirë! Seanca nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
Në masa të rrepta sigurie, Xhuljo Hoxhaj e Euglen Halilaj, dy vrasësit me pagesë të 23-vjeçarit Regis Runaj, kanë dalë para gjykatës ku janë njohur me masën e sigurisë "Arrest me burg". Ata janë gjithashtu të dyshuar si të përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Vendimi u dha nga gjykata e Elbsanit, ndërsa dy të akuzuarit kanë heshtur duke thënë se "nuk ndjehemi mirë"
10 Gusht 2020, 10:59 -
-
-
Vrasja e Regis Runaj, pamjet nga kërkimi i thikës në lumin Shkumbin (VIDEO)
Pas zbardhjes së vrasjes së Regis Runaj në Elbasan, dhe identifikimit të dy vrasësve me pagesë, policia ka zhvilluar aksion për gjetjen e armës së krimit thikë, të cilën autorët e kanë hedhur në lumin Shkumbin.
8 Gusht 2020, 13:51 -
Elbasan/ Regis Runaj u vra nga vrasës me pagesë, u qëllua 27 herë me thikë! Kapen 2 autorët, të përfshirë dhe në ekzekutimin e 'Rramanit'
Regis Runaj u vra nga vrasës me pagesë duke u qëlluar me thikë 27 herë. Dy autorët kanë qenë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ku janë paguar për të monitoruar lëvizjet e tij. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani, i njohur me nofkën "Rramani" kanë qenë miq të ngushtë mes tyre.
8 Gusht 2020, 13:04
