-
Ish-kreu i Kadastës së Vlorës, Klodian Troci është dënuar sot 'arrest me burg' nga Gjykata e Vlorës. Troçi u arrestua 2 ditë më parë pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak dimë më parë.
20 Tetor 2021, 10:19 -
Aksident i rëndë në Sarandë, ‘Benzi’ plagos rëndë 29-vjeçarin që kishte ndaluar në rrugë
19 Tetor 2021, 22:27Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në në Qafë Gjashtë, ku i plagosur ka mbetur një person. Report Tv mëson se i aksidentuari kishe parkuar makinën dhe po ngarkonte disa kova me bojë.
-
U raportua për njerëz të armatosur në Manastirin në Dhërmi, kapet murgu me pistoletë lodër çakmak
19 Tetor 2021, 20:59Murgu i një manastirit "Burimi Jetëdhënës" në Dhërmi të Vlorës është kapur me një pistoletë lodër çakmak. Efektivët e policisë ushtruan një kontroll në manastir, ku pistoleta lodër çakmak u gjend përkatësisht në dhomën e murgut.
-
Prerje 500-she, 'tufa' e parave që iu gjetën në shtëpi ish-drejtorit të Kadastrës së Vlorës! U arrestua si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë
18 Tetor 2021, 21:47100 kartëmonedha 500 euro i janë gjetur ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme. 'Tufa' e parave u gjet një ditë më parë në banesën e Trocit, ndërsa po ashtu, veçmas u gjet edhe shuma tjetër prej 15 mijë eurosh.
-
-
-
-
-
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë,arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 65 mijë euro në banesë
17 Tetor 2021, 19:43Është arrestuar ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci i cili u dorëhoq disa ditë më parë. Ai akuzohet si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi. Gjykata e Vlorës më herët la në burg Bardhyl Gjikën drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë. Ata dyshohet se kanë kryer falsifikimin e një numri të konsiderueshëm dokumentash pronësorë gjatë viteve 2019-2021.
-
Falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi dhe inskenuan vjedhjen e dosjeve, burg për Bardhyl Gjikën dhe Spiro Dunin, lihet i lirë specialisti
17 Tetor 2021, 09:43Gjykata e Vlorës ka dhënë masën 'Arrest me burg' për drejtorin e administrimit të mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, ndërsa ka lënë në masën detyrim paraqitje për specialistin Kreshnik Mino. Arrest me burg është vendosur edhe për 51-vjeçarin Spiro Duni, seanca e të cilit u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
-
Nga Brindisi mbërrijnë në Vlorë 3 veliera me ndihma nga Italia për shtëpinë e fëmijëve jetimë në qytet
16 Tetor 2021, 19:573 veliera me ndihma për fëmijët jetimë të Vlorës janë nisur nga Porti i Brindisit për të mbërritur në orën 18:00 në qytetin bregdetar. Përmes misionit humanitar "TERABITHIA ALBANIA 2021", pasi kanë sjellë disa dhurata për qendrën e fëmijëve jetim në qytetin e Vlorës.
-
PD: Qeveria mban mbyllur godinën e re për shkollat e Sarandës, Eco Kampus, pasojat i vuajnë fëmijët
16 Tetor 2021, 14:15Deputetja e PD-së, Ina Zhupa akuzon qeverinë se me keqqeverisjen e saj po ndëshkon fëmijët duke i lënë të mësojnë me turne, në një kohë që mund të përdorin godinën Eko Kampus në Sarandë që është ndërtuar pikërisht si një kompleks mësimor.
-
Sarandë/ I vodhi celularin një qytetareje, bie në pranga autori
15 Tetor 2021, 13:01Një qytetare në fshatin Metosh të Sarandës ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme, ku një i ri i ka vjedhur celularin. për pasojë policia ka arrestuar autorin, i cili wshtw identifikuar si E. L., 26 vjeç.
-
U kap me 5.4 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë
15 Tetor 2021, 12:47Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi iu gjetën në banesë 5.4 kg lëndë narkotike. Efektivët e policisë ushtruan kontroll në banesën e 25-vjeçarit dhe rezultuan se kishte lëndë narkotike, arsye për të cilën i riu ra në pranga.
-
-
-
Nëna 31-vjeçare rrëfen në lot betejën me kancerin e gjirit: Po luftoj për 2 fëmijët e mi! Gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle të vazhdueshme
14 Tetor 2021, 19:05Fati, një 31-vjeçare nga Vlora po përballet me sëmundjen e rëndë të tumorit të gjirit. Forcën për ta mundur e gjen tek dy vajzat e saj të vogla, të cilat do t’i shijojë teksa rriten. Një apel e ndan për të gjitha vajzat në moshën e saj, sesi vetëm një kontroll tek mjeku mund të shpëtojë jetë.
-
-
Operacioni ‘Bregdeti Ynë’ në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, shemben 60 objekte pa leje gjatë shtatorit
14 Tetor 2021, 17:55Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bregdet, vetëm në muajin shtator janë shembur 60 objekte të ndërtuara pa leje ose në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë.
-
Gjendet një skaf 11m i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari që e kishte fshehur në një magazinë, dyshohej se do përdorej për trafik
14 Tetor 2021, 14:14Një skaf 11 metra i gjatë, pa motorë, është gjetur në Vlorë në një magazinë në Pyllin e Sodës. Policia ka arrestuar pronarin e skafit Arjan Meçe, 52-vjeç, pronar i skafit, pasi e kishte fshehur dhe i dorëzoi policisë një faturë fiktive shitjeje.
