-
Albin, mjaft me delirin ‘patriotik’, shfrytëzoni avantazhin ndaj Vuçiç
Terrori i ushtruar në veri të Kosovës nga ana e terroristëve me uniformë serbë, të cilët vranë policin Afrim Bunjaku, po diskutohet gjërësisht jo vetëm në Prishtinë dhe Tiranë por në të gjithë kancelaritë e botës
4 Tetor 2023, 19:23 -
SPAK shtrin hetimin deri në ’97, Berisha frikë nga dosjet dhe të penduarit
Dhe teksa dosjet ishin ‘pluhurosur’ për vite me radhë në arkivat e prokurorive dhe gjykatave, për shkak të afatit të gjatë kohor, këtyre keqbërësve në ndihmë u vinte parashkrimi i krimit apo korrupsionit, dhe çështja arkivohej njëherë e mirë për të mos u hapur kurrë
29 Shtator 2023, 19:32 -
Fantazia e Berishës: Shkëlzeni në SPAK s’është asgjë para ‘Ramës në aeroport…’!
Po hetohet ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ka përpiluar një listë të gjatë dëshmitarësh të thirrur për t’u pyetur, ndërkohë që SPAK ia plotësoi dëshirën duke shtuar ‘paketë’ dhe Shkelzen Berishën si dhe ish ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi, autorin e shkresës së famshme zyrtare me mbishkrimin sipër me shkrim dore “për Shkelzenin”
23 Shtator 2023, 19:56 -
Berisha kërkon pazar për fëmijët e Kushtetutën me PD si ‘kolateral’?!
Dhe në këtë ndërmarrje të vështirë, ku ish kryeministri demokrat nuk ka asgjë për të humbur, po punon në shumë plane dhe ka hapur disa ‘fronte’ njëherësh. Sipas parimit ‘të dalë ku të dalë’ dhe të ‘kapë kë të kapë’ ndonjë prej atyre politikanëve demokratë apo njerëzve që dëshirojnë akoma të jenë ‘viktima’ të diskursit të tij politik anti-perëndimor
21 Shtator 2023, 19:35 -
Basha mesazh Berishës për nxjerrjen e Hajdarit në pritë pabesisht?!
Nuk ka asnjë dilemë se kush e tërhoqi këmbëzën për t’i marrë jetën Hajdarit, e kanë pranuar dhe vetë autorët por dhe familjarët e tyre. Duke shtuar se doli rastësisht me pistoletë në dorë Hajdari, dhe ndodhi ajo që ndodhi, pasi nuk kishin ardhur për të.
12 Shtator 2023, 19:26 -
‘Martesa’ Bardhi-Berisha, akt skarco mes politikanësh të ‘pastrehë’
Nëse do të lëviznin balancat e qeverisjes, kalimi i Gazment Bardhit dhe disa deputetëve demokratë tek “Foltorja” e Sali Berishës do të përbënte sens, dhe ndoshta do të mirëkuptohej nga demokratët dhe populli opozitar.
8 Shtator 2023, 19:23 -
Kush ia zuri ‘kokën me derë’ Bardhit që nismoi ‘PD-në digjitale’?!
Partia Demokratike është kthyer në një arenë konflikti, ku të gjithë janë kundër të gjithëve, dhe ku nuk flitet në asnjë moment se si duhet të riorganizohen për të ringritur partinë, por vetëm se si t’ia ‘fusin’ njëri tjetrit
28 Korrik 2023, 19:32 -
Kurti ia fali veriun Vuçiçit, me refuzimin e Ramës preku fundin
Me veprimet që po bën, pavarësisht retorikës patriotike dhe nacionaliste, Albin Kurti praktikisht ia ka falur Veriun e Kosovës Aleksandër Vuçiçit. I cili do ta përdorë këtë fitore të ‘dhuruar’ në “pjatën e argjendtë” si një ‘bonus’ shtesë në përballjen me kundërshtarët politikë brenda Serbisë
6 Korrik 2023, 19:38 -
Kosova të zgjedhë mes Kurtit e SHBA-BE! 'Baba' zbriti në Tiranë
Albin Kurti ia arriti që të vendosë Kosovën nën sanksionet e Bashkimit Europian, duke e futur vendin nën një izolim të thellë ndërkombëtar dhe vënë përballë një situate të paparashikuar. Kosova është i vetmi vend në Europë i sanksonuar për momentin, ndërkohë që është dhe i pari pas Serbisë së Milosheviçit që përballet me masat të tilla ndëshkuese nga Perëndimi në këto vite.
3 Korrik 2023, 18:06 -
Kurti, ‘heroi’ kundër SHBA-BE që vuri nën sanksione Kosovën! Ta gëzoni
Nëse dikush ka shpresuar se me lirimin e tre policëve shqiptarë të rrëmbyer nga specialët serbë brenda territorit të Kosovës, situata e tensionit në Veri do të qetësohet, pavarësisht se efektivët kanë marrë kohën e nevojshme për t’u relaksuar nga trauma e rrëmbimit, është zhgënjyer shumë.
30 Qershor 2023, 18:15 -
Më në fund Albini ia doli, arriti ta ‘humbë’ Veriun e Kosovës
Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar më parë dhe për të cilën Albin Kurti kishte ‘punuar’ fort përmbi dy vite me radhë për ta ‘realizuar’, gjithnjë nën ‘okelion’ e vendosjes së kontrollit të plotë mbi të gjithë territorin e Kosovës.
19 Qershor 2023, 21:27 -
Kurti në ‘gjurmët’ e Berishës dhe pasojat e konfliktit me SHBA
Besojmë që të gjithë ndajmë të njejtin mendim, se qeveria e Kosovës ka të gjithë të drejtën e Zotit që ta shtrijë kontrollin e plotë në tërë territorin e saj. Pra dhe në Veri, pikërisht në komunat që kanë dominancë serbe
31 Maj 2023, 19:37 -
Vuçiç e Kurti në hall politik, ‘pakti’ i nëndheshëm: A të bëjmë pak sherr?!
Zanafilla e tensionit që ka shpërthyer në Veriun e Kosovës është firmosja dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. Për të cilën ranë dakord për të mos rënë dakord, që ta nënshkruajnë me ‘mend’ por pa hedhur asnjë firmë
30 Maj 2023, 08:51 -
Berisha-Metën e Bardhin i trembi Basha, apo ‘hija’ e SHBA?!
Në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale, sidomos ato afër Berishës dhe Metës, shpërthyen sulmet e ashpra ndaj ish kreut të dorëhequr të PD, duke e akuzuar si një të dështuar politik, pa lënë mënjanë dhe akuzën më të hershme se po i shërben Ramës me këtë rikthim në politikën aktive.
25 Maj 2023, 19:42 -
Berisha pasi e ‘fëlliqi’ me Belerin, akuzon e fyen shkodranët si të shitur
Mund të mbështej çdo individ tjetër si kandidat për kryetar bashkie në Himarë, por asesi Fredi Beleri. E themi këtë sepse ky person ka mbi kurriz akuza shumë të forta, pasi akuzohet se ka kryer një krim në postën kufitare të Peshkëpisë, si pjesë e komandove terroriste greke që vranë dy ushtarakë shqiptarë dhe plagosën disa të tjerë
23 Maj 2023, 19:40 -
Shqiptarët ‘poshtërojnë’ Berishën, Himara ‘litari jashtë’ i lënë prej tij
Zgjedhjet e 14 majit për pushtetin vendor nuk prodhuan në total një rezultat të papritur, pasi ishte e sigurtë se koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha do humbiste përballë socialistëve të drejtuar nga Edi Rama. Madje parashikimet ishin bërë për këtë humbje të thellë.
15 Maj 2023, 18:40 -
Berisha, ‘shans’ që të tregohet në sy të SHBA një ‘non grata’ serioz
Sali Berisha nuk e ka ‘gëlltitur’ qëndrimin më të fundit të qeverisë amerikane të shprehur përmes ambasadores së saj në Tiranë Yuri Kim, sipas të cilit personat e shpallur “non grata’ nga SHBA nuk duhet të jenë më përfaqësues të popullit shqiptar. Pasi ky popull nuk e meriton.
6 Prill 2023, 19:19 -
Shantazhet e Berishës ndaj SPAK, pse janë emergjencë prokurorët e huaj
Sali Berisha ditë pas dite lëshon kërcënime të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme me akuzën se s’po bën detyrën për të hetuar korrupsionin, se është e kapur nga qeveria e Ramës. Megjithëse deri më tani ky institucion hetimi ‘ditët e punës’ me burgosjen e qeveritarëve të majtë i ka marrë.
4 Prill 2023, 21:36 -
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
Partinë Demokratike nuk di nga ta ‘kapësh’, pasi është bërë copë copë dhe askush nuk i del për zot që të mbledhë pjesët kryesore të saj. Eshtë në një situatë vërtetë komike, pasi tragjizmi në këtë parti është konsumuar me kohë dhe me vakt, dhe tashmë s’ia vlen të merresh më me të.
31 Mars 2023, 22:07 -
Basha që nuk u bë lider dhe Berisha që s’iku kurrë, e shkrinë PD-në
Ndoshta lajmi më i trishtë jo vetëm për të djathtën shqiptare që nuk u bë kurrë e djathtë në 32 vite post-komunizëm, por dhe për të gjithë shqiptarët ka qënë dita kur PD, partia më e madhe opozitare u katandis zyrtarisht në një parti minore. Duke na treguar se opozita është shuar
30 Mars 2023, 08:19 -
Berisha u ka futur tmerrin demokratëve, e mbajnë lider 80 vjeç e ‘non grata’
Nga fillimi i viteve ’90, kur me shembjen e diktaturës komuniste nisën të dilnin hap pas hapi dhe pamje nga mbledhjet e ish byrosë politike që drejtoheshin nga diktatori Enver Hoxha, na bënte përshtypje sjellja e pasuesit të tij të përzgjedhur në krye të PPSH, Ramiz Alia
24 Mars 2023, 10:21 -
Copëtimi i PD dhe Meta ‘fituesi’ i madh, më 2025 ‘pasardhës’ i Berishës?!
Nëse i referohemi deklaratave të kreut të PD zyrtare Enkelejd Alibeaj, sot është dhe afati i fundit për shpalljen e listës së kandidatëve për kryetarë bashkie të këtij grupimi për zgjedhjet lokale të 14 majit
21 Mars 2023, 20:07 -
SHBA mbyll në 'karantinë' Berishën, cili ishte mesazhi i Kim për Metën?!
Këto dy ditë kanë qënë fatale për Sali Berishën dhe “Rithemelimin” e drejtuar prej tij, pasi është ‘vulosur’ përfundimisht fati politik për të marrë në dorë drejtimin e opozitës dhe për ta përdorur atë si një mburojë për hallin e tij personal.
9 Mars 2023, 21:51 -
Berisha-Basha e katandisën PD-në për gjynah, i rezervuan fund të turpshëm
Partia më e madhe opozitare, e cila i ka dhënë tonin politikës shqiptare në këto 32 vite me radhë, si bashkë-kontributore në rrëzimin e komunizmit, por dhe duke qënë në pushtet e opozitë, është drejt një fundi të pashmangshëm.
7 Mars 2023, 21:26 -
Alibeaj mban vulën e PD, Berisha ‘anëtar’ i PL të Metës ose në ‘dorë’ të Mediut
Gjykata e Apelit i ka dhënë një goditje të fortë Sali Berishës, me vendimin që mori pas pesë orë shqyrtimi me themel të të gjitha dokumenteve të kuvendit të “Rithemelimit”, bazuar në ankesën e kreut të deleguar të PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj.
4 Mars 2023, 08:58 -
Berisha zhvendos ‘çadrën’ te Parlamenti, po kërkon pazar?!
Tashmë është bërë një ritual i përjavshëm protesta e “Rithemelimit” bashkë me atë të Partisë së Lirisë, përballë selisë së Parlamentit të Shqipërisë. Sa herë që ka seancë parlamentare, Berisha e pas tij Meta, nisin ‘skalionin’ e parë të protestuesve me mandat deputeti, ata që kanë mbetur ende pa u përjashtuar nga punimet e Kuvendit për shkak të sherreve banale që bëjnë në sallë, pasi hyjnë me një qëllim të vetëm në sallën e legjislativit, atë të tentativës për bllokim të seancës.
24 Shkurt 2023, 09:44