-
-
Dosja 'Sterilizimi', shtyhet për herë të tretë seanca paraprake në GJKKO, me kërkesë të Beqajt lexohet çdo akt! Mbeten edhe 50 faqe
Shtyhet seanca paraprake për dosjen e sterilizimit. Me kërkesë të Ilir Beqajt, prokurorët lexojnë çdo rresht në materialin e gjatë të kërkesës për gjykim. Seanca e radhës u la më 10 tetor në orën 10:00 ku kanë mbetur për tu lexuar edhe 50 faqe.
3 Tetor 2024, 13:31 -
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK për Report Tv: I kemi përmbushur detyrimet! Jo dhe nga ILD e Gjykata e Lartë
Pas përgjigjes negative të dërguar një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, edhe Prokuroria e Posaçme, SPAK, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata e Lartë, deklaruan sot se nuk do të jenë pjesë e komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Reagimi i SPAK: Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision
3 Tetor 2024, 11:41 -
'Goditëm të paprekshmit' Dumani: U sekuestruan 150 mln euro pasuri e krimit! Pavarësia e SPAK kusht themelor, të mbrohet nga ndërhyrjet a presionet e padrejta që minojnë integritetin
Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi në Forumin Rajonal të mirëqeverisjes dhe Luftës kundër korrupsionit se institucioni që ai drejton ka sekuestruar dhe konfiskuar 150 mln euro pasuri tw fituara nga krimi e korrupsioni.
3 Tetor 2024, 11:34 -
Ambasadori i BE-së, Gonzato krah Dumanit: Jo akteve ligjore të porositura që kufizojnë mandatet e organeve të pavarura antikorrupsion
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, krijimi i Komisioni të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave të mirëqeverisjes, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit
3 Tetor 2024, 10:40 -
-
-
-
Mesazhet mes Vis Martinajt dhe Mihasit për Gaz Bardhin! Deputeti: Gati t'i dorëzoj telefonin Dumanit
Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas kallëzimit të deputetit të PD, Gazment Bardhi se në celularin e tij kanë mbërritur disa komunikime, sipas tij të manipuluara, ku Ervis Martinaj i thotë Erigers Mihasit në Sky ECC, që me porosi të Zenit t’i japë 100 mijë
2 Tetor 2024, 18:00 -
PD kallëzoi në SPAK 74 deputetët e PS për mandatin e Xhaçkës, reagon Manja: Kuvendi është sovrani
Ministri Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme, teksa u pyet lidhur me padinë penale të ngritur nga PD për të gjithë grupin parlamentar të socialistëve, kryeministrin dhe disa ministra, me arsyetimin se penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, tha se ve
2 Tetor 2024, 16:48 -
Bardhi del nga SPAK: Nuk bëhet fjalë për përgjim real! Ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky ECC
Gazment Bardhi doli nga SPAK dhe foli për mediat lidhur me ato që ai i quan shantazhe ndaj tij të ardhur në platformën Signal. Bardhi thotë se përgjimet ku del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, janë jo të vërteta, biseda të sajuara.'E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevo
2 Tetor 2024, 15:41 -
''Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gazit për fushatën!' Bardhi shkon në SPAK! Në hyrje makina e tij përplaset me një motor
Në orën 15:00 Gazment Bardhi u paraqit në SPAK për kallëzimin e tij për shantazh pas emailit me përgjime ku shkruhej se Vis Martinaj do i jepte Bardhit 100 mijë € përmes Erigers Mihasit. Në moment teksa po hapte derën e makinës u përplas me një motor poste që po kalonte aty. Nuk pati të lënduar nga aksidenti.
2 Tetor 2024, 15:10 -
Gjyqi ndaj Leonard Dukës nis me tensione e përplasje në GJKKO! Nëna e Santiago Malkos: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç! Si del ti aty, dënojeni me vdekje!
Debate, përplasje dhe tensione mes palëve. Nëna e të vrarit Malko tenton ti afroht tek kafazi i qelqtë ku ishte i pandehuri. “Ushtari i Ervis Martinajt”, akuzoi prokurorin e SPAK si "të njëanshëm" dhe i kërkoi të 'mos korruptohet'
2 Tetor 2024, 14:31 -
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi dorëzoi për këqyrje telefonin në SPAK, e pas verifikimeve, në dalje u tha gazetarëve se prokurorët i konfirmuan se bisedat nga SkyEcc ku pretendohet se Ervis Martinaj i ka dhënë 100 mijë euro për fushatë me kërkesë të Shkëlzen Berishës, janë të sajuara dhe nuk ekzistojnë
2 Tetor 2024, 13:46 -
Operacioni antidrogë 'Five'/ GJKKO dënon me rreth 2 shekuj burgim 30 anëtarët e grupit kriminal! Një mori pafajësinë, lista e plotë me dënimet
Për një nga të pandehurat u urdhërua lirimi, pasi dënimi u pezullua me masën që kishte kryer më parë. Në Maj të këtij viti, GJKKO vendosi ndryshimin e masave të sigurisë të 32 personave të arrestuar për trafik të drogës në 6 qytete më 2022, pasi u kaluan afatet e paraburgimit. Për një u shpall moskompetenca dhe një tjetër u kalua në shërbim prove
2 Tetor 2024, 13:04 -
Vangjush Dako dhe 3 të tjerë do gjykohen nga GJKKO! Për 5 ish-zyrtarë shpallet moskompetenca dhe i kalojnë Gjykatës së Durrësit
Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi kalimin e dosjes në ngarkim të këtyre personave në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre, të akuzuar për shpërdorim detyre. Dako u hetua dhe arrestua nga SPAK më 2023, por u lirua në muajin Shkurt të këtij viti për tejkalim afatesh. Procesi ndaj tij vijon në GJKKO
2 Tetor 2024, 11:39 -
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
PD pretendon se janë konsumuar dy vepra penale. Grupi Parlamentar konfirmon se ka depozituar që prej ditës së djeshme kallëzimin për të gjithë grupin parlamentar të socialistëve, përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS, Niko Peleshi, si dhe disa ministra
2 Tetor 2024, 11:06 -
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës,Bardh Spahia paraqitet në SPAK me avokat! Del pas 30 minutave e mbyll gojën: S'ka asgjë për interes publik (VIDEO)
Ish-deputeti i PD u pa të hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, teksa pritet të mësohet edhe arsyeja e prezencës në institucionin e akuzës. Më 26 Mars të këtij viti u kallëzua në SPAK bashkë me 21 kryebashkiakë të tjerë, për "shpërdorim detyre" në fushatën elektorale të 14 Majit
2 Tetor 2024, 10:02 -
‘Metamorfoza’/ Seancë maratonë te GJKKO, avokatët përplasen me Dumanin për përgjimet e SKY ECC! 3 nga të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar
Biznesmeni Pëllumb Gjoka përmes avokatëve të tij ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi, ku kërkon pavlefshmëri të komunikimeve të SKY ECC. Padia ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa pritet të caktohet një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
1 Tetor 2024, 17:09 -
Dosja ‘Metamorfoza’/ SPAK i sekuestroi pasuritë ish-kreut të Operacionales Oltion Bistri, shtyhet gjyqi! Kompania ‘Arlis’ kërkon kthimin e 5 apartamenteve: Kontrata u prish!/
GJKKO shtyu seancën për më 9 Tetor dhe i kërkoi firmës “Arlis Ndërtim’, me pronar Armand Lilo, që të sillte formularë që mungonin në materialet e depozituara. SPAK dyshon se Bistri nisi të prishte kontratat e apartamenteve të prenotuara pas hetimeve dhe arrestimit. I janë sekuestruar 22 dyqane, 1 vilë, truall, garazh, automjet. Vlera, 3,1 mln euro
1 Tetor 2024, 13:58