-
Habit Spartak Ngjela: Rama i trembet Bashës se ka mbështetjen e SHBA, më 6 mars ndihmon Berishën! Shtëpia e Lirisë? Tre të korruptuar me damkë ndërkombëtare
Avokati Saprtak Ngjela thotë se më 6 mars, në zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama do mbështesë Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën. Në një intervistë në Report TV, Ngjela thotë se Rama do të bëjë këtë zgjedhje pasi është i trembur nga mbështetja e amerikanëve për kryedemokratin Lulzim Basha.
16 Shkurt 2022, 23:02 -
Ylli Pata: Kandidatët e importuar në bashkitë e 6 marsit
Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve nga partitë politike nga lart poshtë, si për deputetë, ashtu edhe për kryetar bashkie, ka sjellë tashmë një traditë që ka thyer logjikën e përfaqësimin. Ka prekur, madje mund të thuhet hapur që ka fyer komunitetin që jeton në territorin, ku delegohet nga partia autoriteti përkatës.
16 Shkurt 2022, 19:30 -
-
Berisha-Meta, fushatë si në një film të Felinit
Ilir Meta është një politikan pragmatist dhe i zgjuar. Rreth një çerek shekulli më i ri se miku i tij i vjetër e i papunë Sali Berisha, ende-presidenti Meta duket se i ka hapur krahun krahun tërësisht Doktorit në këto zgjedhje të pjesshme të 6 marsit.
15 Shkurt 2022, 20:44 -
Kohë e re, zakon i vjetër
Sali Berisha u rikthye në politikë. Ose më mirë të themi, ai kurrë nuk u largua prej andej. Politika është pasioni i tij, është “oazi” i tij, është skuta prej nga ujdis lidhjet e vjetra dhe të reja, shënjestron, mbështet dhe lufton mikun dhe hasmin, dhe mban të paprekura interesat. Askush nuk i ka harruar fushatat e Sali Berishës, karvanët e makinave, flamujve, turmat e nxitura dhe stimuluara me thirrjet “Berisha-Berisha, vdekje komunizmit, liri-demokraci”.
15 Shkurt 2022, 18:39 -
‘Lindja çezariane’ e ‘binjakeve’ nga PD dhe loja me dy porta e aleatëve të Bashës
Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar në vend ka hyrë tashmë në një fazë të rëndësishme, teksa “amplituda” e akuzave ndaj partive si dhe kandidatëve respektivë, është ngritur në nivelin më të lartë.
14 Shkurt 2022, 21:47 -
Ylli Pata: Aleanca e çuditshme! Pse LSI e PDK janë zhdukur nga 'Shtëpia e Lirisë'
Përpara se “Shtëpia e Lirisë” të regjistrohej si një subjekt electoral për zgjedhjet e 6 marsit, të dekretuara me vrap nga Ilir Meta, “kolonelët” e Berishës bënë të ditur në media, se ata do të garonin si koalicion.
14 Shkurt 2022, 09:52 -
-
Videot/ Berisha: Iliri trafikant femrash! Meta: Je kapobandë, fute në vëllavrasje Tropojën! Kryemadhi: Saliu psikopat, fashist dhe enverist
“Kapobandë, arkaik, rrugaç, fashist, enverist dhe psikopat”, çfarë thoshin 22 vite më para Meta dhe Kryemadhi për Berishën. Sot pretendojnë se aleanca e tyre është opozita e vërtetë
12 Shkurt 2022, 16:17 -
Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Spahia sulmon Bashën: PD s'është e humbësve kronikë që shesin demokratët! Më votoni për t'i treguar atyre që mbajnë zyrat se partia është e jona
Bardh Spahia, kandidati i Berishës që garon për Bashkinë e Shkodrës në logon e "Shtëpia e lirisë", ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk përfaqëson demokratët, por shet vlerat dhe kontributet e tyre për qëllime personale dhe për t'u pasuruar.
12 Shkurt 2022, 16:01 -
6 marsi në Dibër, opozita në garë 'të brendshme'! Luan Haka injoron ‘Shtëpinë e lirisë’: Beteja ime për dibranët! Kryemadhi: Jam kandidat i PD, dalja me LSI na sjell fitoren
Të dy kandidatët e opozitës për Dibrën, Luan Haka i PD dhe Premtim Kryemadhi i ‘Shtëpisë së Lirisë’, tregojnë për Report TV, se e shohin veten si kandidatë të demokratëve, por janë në garë me njeri-tjetrin për Bashkinë në 6 Mars.
12 Shkurt 2022, 12:10 -
Ylli Pata: Zgjatja e vettingut fut në qoshe Berishën e Metën
Menjëherë sapo Lulzim Basha dje shpalli se do të votojë zgjatjen e vettingut, shpërtheu një ortek shumë i ashpër në mediat pranë Berishës e Metës. Në vetë të parë dollën në “mejdan” emra të njohur në media prej vitesh si përkrahës të opozitës, të cilët goditën pa mëshirë kreun e PD-së. Madje, edhe familjarë të Sali Berishës, si i biri i tij nuk përdorën asnjë fre në gjuhën e mllefit ndaj Bashës.
11 Shkurt 2022, 11:55 -
-
Meta 'shet' Berishën: Nuk e negocioi me mua koalicionin
Presidenti Ilir Meta ka 'shitur' sot Sali Berishën, teksa hodhi poshtë deklaratën e këtij të fundit duke thënë se ata nuk kanë negociuar bashkë për koalicionin me LSI-në. Meta tha se një deklaratë e tillë është tërësisht e pavërtetë dhe se nuk ka ndikuar aspak për këtë
10 Shkurt 2022, 22:50 -
Zgjatja e vettingut, Meta: Basha, politikan pa koherencë, dje mallkonte sot lavdëron! Përgënjeshtron Berishën: S'është e vërtetë që kemi negociuar për koalicionin me LSI-në
'Politikan absurd pa koherencë', kështu e ka quajtur Presidenti Ilir Meta kreun e PD-së, Lulzim Bashën, pasi PD votoi sot pro zgjatjes së afateve të vettingut. Sipas Metës, Basha dhe 'mallkonte' ndërsa sot 'lavdëron', teksa e akuzon si shërbëtorin e Ramës për kapjen e shtetit.
10 Shkurt 2022, 21:21 -
‘Shtëpia e Lirisë’, Anëtari i kryesisë së LSI-së: Asnjë bashkëpunim nuk është i përhershëm, gjithçka marrëdhënie interesi! Anëtari i Këshillit të PD: 6 marsi test për Bashën e Berishën
Bashkëpunimi mes Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është një marrëdhënie e përhershme. Kështu ka pohuar anëtari i Kryesisë së LSI-së, Besnik Jakaj në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Jakaj theksoi se në politikë gjithçka është marrëdhënie interesi.
9 Shkurt 2022, 23:06 -
Berisha: Balla bën fushatë për kandidatin e Bashës në Lushnje! Rama dhe 'peng-kryetari' do përfundojnë në koshin e historisë
Nga Lushnja, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Taulant Balla bën fushatë politike në Lushnje për kandidatin e Lulzim Bashës. Gjithashtu Berisha nuk i kurseu kritikat për Ramën dhe Bashën, ku tha se të dy do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.
9 Shkurt 2022, 21:27 -
LSI: Përfaqësohemi me kandidatët e Berishës në zgjedhje, ai është opozita e vërtetë! Basha-Bardhi shohin interesin personal
LSI thekson se Sali Berisha përfaqëson opozitën e vërtetë dhe se kandidatët e zgjedhur nga primaret që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit do të përfaqësojnë koalicionin LSI-PDK "Shtëpia e Lirisë". Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ëhstë përgjigjur sulmit të Gazmen Bardhit, që
9 Shkurt 2022, 19:48 -
Kandidati i Berishës në Lushnjë: Basha ka uzurpuar vulën e PD! Bardhi: Ja faktet që Elton Bano i ka shërbyer Ramës! LSI: Berisha përfaqëson opozitën e vërtetë
Përplasje në distancë janë zhvilluar mes PD dhe koalicionit "Shtëpia e Lirisë". Gazmend Bardhi e cilësoi kandidatin e Sali Berishës për Lushnjën, Elton Bano si njeri që punon për Ramën, pas deklaratave të Banos se Basha ka uzurpuar vulën e PD. Në këtë përplasje ka reaguar edhe LSI e cila shprehet se Berisha përfaqëson opozitën e vërtetë.
9 Shkurt 2022, 18:27 -
Ironizon Balla: Saliu hyri në ‘Shtëpinë e Ilirit'!Meta ka probleme me leximin e Kushtetutës, thirri zgjedhjet vonë për të parë sa vota merr me Berishën
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një takimi me banorët në Lushnje, ku prezantoi kandidaten për bashki, Eriselda Sefën nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Ilir Metës, Sali Berishës si edhe ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Balla u shpreh se Berisha tashmë është futur në "shtëpinë e Ilirit", duke ironizuar kështu koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’.
9 Shkurt 2022, 17:44