-
Punëtorët e një fasonerie në protestë në Vlorë: Kemi një muaj e gjysmë mbyllur, duam pagën e luftës (VIDEO)
Disa punëtorë të një fasonerie në Vlorë, të cilët prodhojnë këpucë, kanë dalë në protestë për të kërkuar pagën e luftës, pasi sipas tyre e meritojnë. Ata thonë se fabrika në fjalë, me pronar italian, ka një muaj e gjysmë që është
30 Prill 2020, 13:30 -
-
-
Kërkoi mbylljen e tyre për kaq kohë, Basha ndryshon qëndrim: Qeveria nuk i mbështet, po u shton kostot duke i shtyrë drejt mbylljes
Pasi kërkoi për kaq shumë kohë mbylljen e tyre si vatër e rrezikshme për infektimin, Basha sot ka ndryshuar qëndrim duke akuzuar qeverinë se në vend që të mbështes fasonët po i shtyn ato drejt mbylljes dhe lënies pa punë të 70 mijë punonjësve.
29 Prill 2020, 20:09 -
Paga e luftës/ Punëtorët e fasonerisë në Fier protestë: U kemi ndenjur 'pronto' pronarëve, nëse janë tallur me ne, ne do tallemi më shumë
Paga e marrë nga puna në fasoneri është e vetmja mënyrë për të ushqyer 5 fëmijët, prandaj është detyruar që të dalë në protestë, së bashku me kolegët e tjerë, për të kërkuar pagën e luftës. Vështirësia e madhe ekonomike e ka detyruar këtë punonjëse, që të dalë në shesh mes rrezikut të infektimit. Ajo shprehet ka nisur të kërkoj një punë tjetër, por në këtë situatë për shkak të COVID-19, e ka pasur të vështirë.
27 Prill 2020, 14:31 -
Me COVID në fasonerinë e Krujës, historia e trishtë e 16-vjeçares me prindërit e divorcuar, shkoi te babai në Mat
Një 16-vjeçare që nga Kruja që shkoi të takonte babanë në Mat, rezultoi pozitive me COVID duke shënuar të parin rast në këtë rreth. Vajza u infektua në fasonerinë e Krujës ku punonte së bashku me nënën e saj, gjithashtu pozitive.
25 Prill 2020, 19:05 -
Masat për COVID-19, fasoneritë e Krujës 4 kërkesa qeverisë: Nëse na mbyllni, rinegocioni kontratat tona me kompanitë
Pas një mbledhje të bërë, pronarët e bizneseve fasone në qytetin e Krujës, që janë shndërruar në një vatërr e rrezikshme përhapjes së infeksionit, i kanë bërë një shkresë zyrtare qeverisë, me katër kërkesa.
25 Prill 2020, 08:50 -
Kryeinspektorja e ISHSH, Braho: Janë kryer 672 inspektime nga 762 fasoneri në gjithë vendin, 14 prej tyre janë mbyllur
Në lidhje me rastet e fasonerive në Krujë, ku punonjës dolën të infektuar, Braho tha se para konfirmimit të rasteve atje janë bërë inspektime në disa fasoneri pa specifikuar nëse janë bërë edhe në ato ku u konfirmuan rastet pozitive.
24 Prill 2020, 17:03 -
Jorida Tabaku i përgjigjet Edi Ramës: Ke frikë nga e vërteta, qytetarët janë lënë në mëshirën e fatit
Ish deputetja e PD Jorida Tabaku vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama përsa i përket ndihmës që qytetarët duhet të marrin si shkak i mbylljes së bizneseve ku ata punojnë për shkak të COVID-19.
24 Prill 2020, 16:49 -
Përmet/ Punëtorët e fasonerisë denoncojnë në polici administratorin: Na ka mohuar pagën e luftës, një herë nga thotë na takon...një herë jo
Punonjëset e një biznesi fason në qytetin e Përmetit kanë dalë ditën e sotme në protestë ku akuzojnë administratorin e firmës se u ka mohuar marrjen e pagës së luftës.
24 Prill 2020, 14:00 -
Kryebashkiakja Sako: Rindërtimi nuk ndalet nga pandemia! Vendimi për mbylljen e fasonerive, delikat! (Punonjësit protestë për pagën e luftës)
Sako, e cila mbante postin e nënkryetares së Bashkisë, mori detyrën ditën e djeshme pas dorëheqjes së Zhuljen Varfaj për arsye shëndetësore, pasi do t'i nënshtrohet një operacioni në zemër.
24 Prill 2020, 11:20 -
Punonjësit e fasonerisë në Durrës në protestë: Duam transparencë nga pronarët për pagën e luftës (VIDEO)
Dhjetëra punonjës të një biznesi fason në zonën e ish kënetës në Durrës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm kundër pronarëve, të cilët kërkojnë transparencë nga ana e drejtuesve lidhur me pagesën e luftës.
24 Prill 2020, 10:36 -
'Fasoneritë s'kanë pse mbyllen po respektuan masat', Kryeinspektori i Përgjithshëm: 21 prej tyre gjoba deri në 1 milion lekë
Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka folur me shifra të të gjithë punës së koordinuar në terren për inspektimet e kryera, ku tha se 21 fasoneri janë gjobitur me shumë atë larta deri në 1 milion lekë të reja.
23 Prill 2020, 22:40 -
E infektoi burri shofer në fasoneri, gruaja vajti në spital në Elbasan, izolohet stafi mjekësor
Pas rastit më të fundit në Elbasan, ku shoferi i një fasonerie doli pozitiv me koronavirus bashkë me bashkëshorten e tij, shtohet frika për stafin mjekësor në spitalin e Elbasanit. 3 ditë më parë 62-vjeçarja ka qenë në spital si shkak i problemeve me zemrën. Stafi mjekësor është vetkarantinuar dhe pse në testin e parë të gjithë kanë dalë negativë.
23 Prill 2020, 17:01 -
Vatra më e madhe e COVID-19 në Krujë, policia dhe prokuroria asnjë hetim për fasoneritë që shkaktuan përhapjen
Deri në këto momente që flasim jo vetëm në Krujë por edhe në të gjithë prokuroritë e tjera të vendit, nuk ka asnjë hetim penal ndaj individëve apo subjekteve që kanë shërbyer për përhapjen në persona të tjerë të virusit pandemik “COVID-19”.
23 Prill 2020, 16:33 -
-
'Pronari na kërcënoi me vendin e punës se dolëm në protestë', punëtorët e një fasonerie në Durrës kërkojnë pagën e luftës: Kompaninë do ta hedhim në gjyq
"Jemi afër 90 punëtorë por sot kemi ardhur vetëm kaq sepse një pjesë tjetër ka frikë, se janë hallexhinj, se nuk duan të humbin punën."
23 Prill 2020, 12:49 -
-
'Edhe në vrimë të miut të futet pronarin do ta djeg të gjallë!' Puntorët e fasonerisë pa pagë lufte. Tatimet: Biznesi i ka hequr nga sigurimet (VIDEO)
'Ja unë s'kam bukë të haj. Jo kamera, se unë dhe një vit punë kam, por afendikoi (pronari) me gjithë afendikeshën (pronaren), jo në vrimë miu të futen, por do ta djeg të gjallë.'
23 Prill 2020, 10:29 -
