-
Opinion
Mero Baze: Stilolapsi i Sali Berishës që po ndan PD-në
Një gazetare e emisionit investigativ “Fiks Fare”, ka plotësuar pa asnjë vështirësi formularin si delegate për në Kuvendin e 11 dhjetorit, organizuar nga Sali Berisha. Në fakt, stilolapsi i Berishës është e vetmja gjë origjinale në këtë aksion politik, por jo legjitim. Qysh prej 1991, ai është përdorur vetëm për spastrime në PD.
16 Nëntor 2021, 20:56 -
Opinion
Mero Baze: Lulzim Basha i zhveshi Berishës uniformën e rremë të PD-së
Deri sot në mesditë gjithë mbështetësit e Sali Berishës kishin vetëm një argument të fort kundër Lulzim Bashës. Argumenti ishte se ata po vetëmblidhnin Kuvendin, për shkak se Basha nuk e mblidhte. Sot në mesditë Lulzim Basha në bazë të kompetencave që ka nga statuti i PD-së, kërkoi mbledhjen e Kuvendit të PD më 18 Dhjetor.
15 Nëntor 2021, 20:04 -
Opinion
Mero Baze: A do të bojkotojë Berisha kryesinë, siç bojkotoi statutin e PD?
Lëvizja paralele për të mbledhur Kuvendin e PD, duke mos përfillur institucionet e PD, deri tani duket si lëvizje force. Nëse është e tillë, duhet të jetë në çdo hallkë apo institucion të PD. Nuk mund të jesh injorues vetëm aty ku nuk përballesh dot dhe pjesmarrës në institucione të tjera. Në rastin konkret, nuk mund të jesh i fortë për të injoruar statutin e PD për mënyrën si mblidhen firmat, dhe pastaj kokulur në kryesinë, që në fakt ka detyrë të mbrojë statutin. Vetëm nëse shkojnë për autokritikë, ka kuptim.
14 Nëntor 2021, 22:30 -
Opinion
Mero Baze: 'Besëprerja e dytë' e Bashes, si alibi për partinë Meta-Berisha
Ilir Meta më në fund e gjeti motivin publik që e bashkon me “foltoren” Meqë vet ende nuk është në Listën e zezë të SHAB dhe nuk ka halle të ngjashme me Berishën, gjeti më në fund shpëtim tek Gazmend Bardhi
13 Nëntor 2021, 18:30 -
Opinion
Mero Baze: Për demokratët dhe socialistët që mbështesin Berishën!
Për të gjithë ata që nuk arrijnë dot të kuptojnë pse Berisha shmang rrugën ligjore të mbajtjes së një Kuvendi në PD, shpjegimi është shume i thjeshtë. Sali Berisha është në rrugë për të krijuar partinë e tij të re, një parti që nuk mund ta krijoj dot nga e para, por duke përdoru mbështetësit e vet brenda Partisë Demokratike.
12 Nëntor 2021, 19:28 -
Opinion
Mero Baze: 'Talebanët janë në Dajt dhe duan të flasin me Rrugën e Elbasanit'
Partia Demokratike është përfshirë në një debat në distancë me Sali Berishën dhe strukturën e tij paralele, rreth legjitimitetit të aksionit të Berishës për të grumbulluar nënshkrime për të thirrur një Kuvend të PD.
11 Nëntor 2021, 20:22 -
Opinion
Mero Baze: Sali Berisha e meriton të vetëvritet!
Sali Berisha nisi sot zyrtarisht krijimin e një strukture paralele me Partinë Demokratike, duke u shfaqur para gazetarëve me një tufë letrash të printuara, që pretendon se janë nënshkrime të delegatëve të Kuvendit të PD, disa orë pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë tha se një parti e drejtuar nga Sali Berisha do të jetë një parti që nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me SHBA.
10 Nëntor 2021, 20:53 -
Opinion
Përse Arben Vitia nuk ka për të qenë kurrë 'fituesi' i Prishtinës?
Arben Vitia është një nëpunës i shëndetit publik në Prishtinë, së fundmi dhe ministër i Shëndetësisë, që po garon për kryetar të Prishtinës. Sa herë që dikush ka nevojë të bëjë portretin e tij, e ka më lehtë të shpjegojë çfarë ka thënë Albin Kurti për të, pasi në jetën e tij profesionale, nuk ka asgjë për t’u shënuar.
8 Nëntor 2021, 20:07 -
Opinion
Mero Baze: Nuk janë zhdukur barinjtë, janë zhdukur tufat!
Nëse qeveria do të ndihmojë barinjt e maleve shqiptare, ajo duhet të kompensoj direkt cdo litër qumështi të dorzuar me faturë tatimore në baxhot që grumbullojnë ato prodhime. Kompensimi direkt për produktin është e vetmja ndihmë konkrete, pasi edhe favorizon formalizmin e barinjve, edhe u jep ndihmë të mbijetojnë. Ulja e TVSH është mekanizëm tregu dhe në treg ata janë pakicë në zhdukje, sic po ndodh në të vërtet.
7 Nëntor 2021, 20:39 -
Opinion
Mero Baze: Gjyqi i pafilluar ndaj Hashimit dhe gjyqi i mbaruar ndaj Albinit
Ndërtesa e paraburgimit e Gjykatës Speciale për Kosovën, fshihet pas një spitali policor antinarkotikësh, në periferi të Hagës dhe prej një viti është i populluar me 7 shqiptarë të Kosovës, Për të cilët, me sa duket urgjenca më e madhe ka qenë t’i mbyllnin aty.
5 Nëntor 2021, 20:30 -
Politikë
Mero Baze publikon videon: Kur Berisha sulmonte Ruçin dhe shpjegonte sa e rëndë është për Shqipërinë nëse SHBA i heq vizën një politikani shqiptar
'E rëndë nëse një politikani shqiptar, SHBA i heq vizën', kështu deklaronte dikur ish-kryeministri Sali Berisha i cili vetë është shpallur person 'non grata' nga Amerika. Këtë deklaratë të Berishës, i cili sulmonte Gramoz Ruçin, e ka kujtuar sot gazetari dhe publicisti Mero Baze.
4 Nëntor 2021, 21:42 -
Opinion
Mero Baze: Ka një zhgënjim nga reforma,...por për Berishën
Sali Berisha i ngjan sot një fëmije të frikësuar që futet në pyll dhe këndon me zë të lart një këngë që t’i japë zemër vetes. Është duke kënduar i vetëm me zë të lartë “fitore”, “fitore” se shqiptarët janë zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi.
4 Nëntor 2021, 20:20 -
Opinion
Mero Baze: Procesverbali që provon si Mediu dhe Shkëlzeni donin të poshtëronin Qeverinë
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është përpjekur sot të shmangë përgjegjësinë kryesore ligjore që ka lidhur me kontratën e Gërdecit, duke tentuar të krijojë distancë me pronarët e kompanisë së interesuar për këtë çështje. Ai ka deklaruar para gazetarëve se “janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec.”
3 Nëntor 2021, 19:35 -
Politikë
U shfaq dje krah Berishës, ndërsa në zgjedhje kishte uruar fitoren e PS! Ironia e Bazes: Ky Rama më duket se po i çon tifozët e veta tek doktori
Një grua e cila i deklaronte Berishës se kur të vdiste ai çfarë do të bënte ajo dhe demokratë e tjerë ka shkaktuar të qeshura në sallë, por ka sjellë edhe ironinë e gazetarit dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze.
3 Nëntor 2021, 08:47 -
Opinion
Mero Baze: Foltorja për kokën e Zenit
Foltorja e sotme e Sali Berishës në Kamëz pati dy fronte sulmi. E para ndaj SHBA, që sipas Berishës po shantazhon mbështetësit e foltores duke i kërcënuar se nuk do t’u japë viza amerikane, dhe e dyta ndaj anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Elvis Pupo.
2 Nëntor 2021, 20:43 -
Opinion
Mero Baze: Sinjalet që sjellin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për rajonin dhe Europën
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë dërguar disa sinjale të trazuara për Bashkimin Europian dhe politikën e Perëndimit në tërësi në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç kanë dhënë një leksion të qartë për liderët politik në Ballkan dhe nevojën për reforma të vazhdueshme.
1 Nëntor 2021, 18:37 -
Opinion
Mero Baze: 11 Dhjetori I Berishës, si 13 tetori i Ilir Metës
Sali Berisha po imiton skemën e Ilir Metës për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në përpjekje për të prodhuar krizë për legjitimitetin e tyre, në mënyrë tërësisht arbitrare dhe siç u vërtetua më pas dhe në shkelje të Kushtetutës, ai shpalli një datë të re zgjedhjesh përtej asaj që ishte legjitime, dhe që respektonte periodicitetin e zgjedhjeve dhe mandatin e të zgjedhurve.
31 Tetor 2021, 18:18 -
Opinion
Mero Baze: Përjashtimi i dytë i Lulzim Bashës
Lulzim Basha ka bërë sot një akt të fort politik, i ngjashëm edhe pse jo i njëjtë për efektin Brenda partisë, me atë që bërë javën e parë të shtatorit kundër Sali Berishës. Ai ka distancuar sot Partinë Demokratike nga Ilir Meta. Ky është një vendim i rëndësishëm politik, i cili i jep më në fund PD-së një rol politik, lidhur me distancimin ndaj vijës antiamerikane në Shqipëri.
28 Tetor 2021, 20:07 -
Opinion
Mero Baze: Pse askush në PD nuk po gëzon për ‘kandidaturën’ e Sali Berishës?
Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më 1991, si kryetari i partisë së parë pro-amerikane në vend. Herën e dytë më 1997, si si kryetar i një partie që vetë-ndjehej si viktimë amerikane. Dhe herën e tretë dje, si kryetar i një partie anti-amerikane.
27 Tetor 2021, 19:12 -
Opinion
Mero Baze: Përse Basha nuk e mund dot Berishën, me berishizëm?
Lulzim Basha ka hyrë në spiralen e një lideri të kompleksuar nga Berisha për të ashtuquajturin “bashkëpunim me Edi Ramën” dhe po përpiqet t’i mbushë mendjen Berishës dhe të vetëve, se është më “berishist” se Berisha.
25 Tetor 2021, 19:07 - Politikë
-
Opinion
Mero Baze: Për Hitlerin tonë!
Sali Berisha paska gjetur si argument kundër Lulzim Bashës faktin që unë dhe disa kolegë të mi, mes të tjerëve dhe “Baton Stanishiqi”, sipas tij, kemi dalë në mbrojtje të Bashës. Këtë e quan si arsye të mjaftueshme pse demokratët duhet të bëhen me Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën.
22 Tetor 2021, 19:12 -
Opinion
Mero Baze: Pse Berisha po nxit mosbindje të të shkarkuarve nga Basha?
Një kryetar lokal i Partisë Demokratike në Fier, ka kundërshtuar publikisht vendimin e Lulzim Bashës për shkarkimin e tij dhe zëvendësimin me një kryetar të ri të komanduar. Luan Baçi që është përballur me vendimin për shkarkim pas pjesëmarrjes së tij në foltoren e Sali Berishës dhe mbështetjen e hapur të lëvizjes së Berishës kundër kryetarit të PD Lulzim Basha.
21 Tetor 2021, 19:53 -
Opinion
Mero Baze: A mund ta përjashtojnë nga PD ‘ndryshimet kushtetuese’, grupin pro Berishës?
Lulzim Basha ka paraqitur në emër të Partisë Demokratike disa ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale. Të trija janë pika të rëndësishme, disa prej të cilave Basha më parë i ka shmangur dhe të tjera i ka kërkuar, por nuk ka gjetur mbështetje.
20 Tetor 2021, 21:15 -
Opinion
Mero Baze: Pse Berisha është braktisur nga deputetët e Veriut të Shqipërisë?
Deputetët e Partisë Demokratike në veriun e Shqipërisë kanë braktisur në shumicë foltoren e Sali Berishës. Ai nuk ka mundur të marrë dot asnjë deputetë në foltoren e tij në Kukës, Shkodër dhe sot në Dibër, ashtu siç nuk pritet të marrë në Lezhë, pasi shumice e tyre janë shprehur publikisht.
19 Tetor 2021, 19:22 -
Opinion
Mero Baze: Basha e riktheu Berishën tek gijotina amerikane
Lulzim Basha i ka kthyer një përgjigje shteruese Sali Berishës dhe mbështetësve të vet, duke e rikthyer debatin në fakt aty ku ka nisur, tek vendimi i SHBA për të futur familjen Berisha në listën e zezë, si minues të demokracisë në Shqipëri, shantazhues të sistemit gjyqësor dhe përfitues të fondeve publike duke përdorur pushtetin.
18 Tetor 2021, 20:02 -
Opinion
Mero Baze: 'Pushtimi' i selisë, si beze e kuqe me të cilën Basha po tundon Berishën
E vetmja përgjigje e sinqertë që i vë kapakun çdo debati nervoz rreth foltores së Berishës dhe të ardhmes së saj, është pushtimi i selisë së PD nga mbështetësit e Berishës. Është një nga gjërat më origjinale që di të bëjë Sali Berisha për të frymëzuar njerëzit e vet.
16 Tetor 2021, 20:15 -
Opinion
Mero Baze: Perse Berisha nuk po guxon të thotë, që 'do të shkarkojmë Lulzim Bashën, sipas statutit'?
Sali Berisha po përpiqet t’u lexoj demokrateve që marrin pjesë ne “foltoren” e tij, një statut te Partisë Demokratike që nuk ekziston. Nuk besoj se ai nuk di ta lexoj statutin e PD edhe pse nuk I eshte dashur kurrë gjithë jeten. Por tani meqë është ne një fare halli me siguri e ka lexuar.
15 Tetor 2021, 20:40 -
Opinion
Mero Baze: Një shuplakë nga Venecia për Gjykatën tonë Kushtetuese
Përgjigja që Komisioni i Venecias i ka kthyer Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë lidhur me interpretimin që ajo kërkon rreth pavlefshmerise të zgjedhjeve lokale më 2019, tregon pasiguritë profesionale, dhe kompromiset politike të Gjykatës sonë Kushtetuese lidhur me këtë çështje.
14 Tetor 2021, 20:06 - Opinion
-
Opinion
Mero Baze: Si po përdor Berisha alibinë për vdekjen e PD-së, nga vota e demokratëve
Atë që Sali Berisha po përpiqet ta maskojë çdo ditë si një lëvizje kundër tradhtisë së Lulzim Bashës, ja lënë zbuluar bashkëpunëtorët e tij, të cilët në të vërtetë po e bëjnë të qartë që është një lëvizje kundër SHBA.
12 Tetor 2021, 19:52 -
Opinion
Mero Baze: Pse Berisha bën sikur do të ribëhet kryetar i PD?
Sali Berisha po bën gjithë përpjekjet tu mbush mendjen mbështetësve të vet se do të bëhet vetë kryetar i Partisë Demokratike. Së paku në dy takimet e fundit, ai e thotë deri afër fundit fjalinë, që do të rikthehem, “po e mendoj rikthimin”, “nuk ka kush që më ndalë të rikthehem në krye të PD”. E vërteta është se shumë demokratë e duan në krye të PD, edhe pse ai e di fundin e vërtetë të kësaj historie.
9 Tetor 2021, 20:15 -
Opinion
Mero Baze: Për gjithë ata që mendonin se 'po përdornin Berishën, kundër Bashës'
Deri më sot shumica e demokratëve që shikoj në takimet e Berishës, përveç atyre që kanë probleme mendore, kanë si arsyetim që duhet përdorur Sali Berisha që të heqim Lulzim Bashën. E kanë këtë si arsyetim dembelësh, si qejfmbetje me Bashën, si njerëz të pakënaqur nga pozita që kanë në PD etj.
8 Tetor 2021, 20:55 -
Opinion
Mero Baze: Opozita, që Bashës 'nuk ia quajnë'
Ka një përpjekje të Lulzim Bashës të shfaqet si opozitar formalisht i ashpër në Parlament. Të bëjë gjeste force, të shajë, të prodhoj debat apo gjëra të tilla. Nuk është ndonjë shpikje e re, se o kanë bërë të gjitha opozitat, por mbi të gjitha, vetë PD. Vetë Basha si lider i opozitës në Shqipëri ka bërë gjeste dhe më të forta se kaq.
7 Tetor 2021, 18:45 -
Politikë
Njeriu i “Pandora Papers”, si u denoncua skandali 10 vjet më parë nga “Zëri”: Sali Berisha me “mafien” serbe, kundër Kosovës
Biznesmenit Vasil Kallupi ishte ishte i pari që doli në “Letrat e Pandorës”, për një kompani të krijuar në offshore, parajsën fiskale dhe ku ka qarkulluar miliona euro nga një tender i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Shqipëri.
5 Tetor 2021, 23:26 -
Opinion
Mero Baze: Kutia e ‘Pandorës’ dhe përfolja e qëllimshme e Fatos Nanos
Nëse doni të ilustroni një histori të korrupsionit politik në Shqipëri, tenderi i linjës së interkonjeksionit Shqipëri Kosovë, i nisur qysh në vitin 2011, është një model i përkryer, që mund të jepet leksion në shkolla. Ai i ka të gjithë elementët brenda, babëzinë për të fituar pare, injorimin e rëndësisë kombëtare para rëndësisë së sekserëve që të sigurojnë pjesën.
5 Tetor 2021, 20:20 -
Opinion
Mero Baze: A mund të ‘nacionalizohet’ prodhimi i energjisë?
Një nga debatet e para rreth masave që duhet të marrë qeveria për përballimin e krizës së energjisë, është sa shanse ka “nacionalizimi” I prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Duke qenë një treg i hapur energjia, disa nga operatorët më të rëndësishëm të prodhimit të energjisë në Shqipëri nga HEC e mëdha janë privat.
4 Tetor 2021, 19:40 -
Opinion
Mero Baze: Përse kriza energjetike nuk i ngjan dhe nuk duhet t'i ngjajë, as tërmetit, as pandemisë
Krahasimi i krizës energjitike me dy fatkeqësitë e tjera pandeminë dhe tërmetin, nuk janë aq të goditura. Tërmetet janë fatkeqësi natyrore që as nuk I parashikon dot, as I shmang dot. Ndaj tyre mund të mbrohesh vetëm me ndërtime cilësore me standarte rigoroze shkencore dhe me një performancë të lart të emergjencave civile kur ndodhin.
3 Tetor 2021, 19:59 -
Opinion
Mero Baze: Gënjeshtrat e Berishës po lartësojnë Lulzim Bashën
Sali Berisha ka hyrë në një spirale gënjeshtrash të përditshme, në përpjekje për t’i ndërtuar vetes dhe PD një histori të panjohur të tij me Lulzim Bashën. Edhe pse Lulzim Basha ka zgjedhur ta injorojë betejën publike me Sali Berishën, pasi ka leverdi nga gënjeshtrat e tij, kjo nuk e zgjidh problemin.
2 Tetor 2021, 20:56 -
Opinion
Mero Baze: Ambasadori Ryerson, është mbyllja e derës së fundit për Berishën në Uashington
William Ryerson është ambasadori I vetëm amerikan në Shqipëri që është ndarë në paqe me Sali Berishën këto 30 vjet. Për vite tëra prej vitit 1994, kur ai e la këtë detyrë, e ka kthyer përkushtimin ndaj Shqipërisë në një motiv personal, pa harruar shqipen, njerëzit e këtij vendi dhe mënyrën si filloi të ndërtohej pluralizmi në Shqipëri.
1 Tetor 2021, 20:34