Qyteti i Vlorës u ndriçua sot në mbrëmje nga një spektakël dronësh në ditën e pavarisë së vendit.
Qindra qytetarë ndoqën nga afër performancën e dronëve që krijuan figura dhe efekte të larmishme në qiell, duke sjellë emocion dhe magji në qytetin bregdetar.
Në pamje u shfaqen figura si shqiponja dykrenare, si edhe '113 vite pavarësi' dhe 'Gëzuar Shqipëri'.


















