32 vite nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, ish studenti: S'pranuam emrin e diktatorit në diplomë!

20 Shkurt 2023, 09:39 | Përditesimi i fundit: 2023-02-20 09:42:09

Sot shënohet 32-vjetori i rrëzimit të shtatores të ish-diktatorit Enver Hoxha. Ilir Dizdari, një ish student i vitit 1991 që ishte pjesë e grevës së urisë foli në Report Tv duke kujtuar se si të rinjtë u ngritën për të rrëzuar shtatoren e diktatorit.