79 vjet nga masakra, një segment rruge emërtohet 'Dëshmorët e 4 Shkurtit', Veliaj: I rikthejmë dinjitetin rrugëve të Tiranës

4 Shkurt 2023, 12:09

Sot mbushen 79 vjet nga masakra e “4 Shkurtit” në Tiranë. Në përkujtim e nderim të viktimave të kësaj masakre, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrë kryetarë të organizatave Kombëtare të Veteranëve dhe familjarë të dëshmorëve të "4 Shkurtit", për emërtimin e segmentit të rrugës nga Banka e Shqipërisë deri te lumi i Lanës, me emrin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.