Aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani, çifti i skenës dhe jetës

3 Maj 2019, 14:10

Kanë kaluar tashmë disa muaj që nga dhjetori i kaluar kur çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga fituan çmimin e parë në spektaklin e kërcimit “Dance with me”, megjithatë ende ka pikëpyetje në lidhje me paratë që ata fituan në këtë spektakël. Të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, të dy Jani e Fuga kanë sqaruar se çmimi ishte vetëm simbolik dhe nuk ka patur shpërblim monetar. Këtë gjë çifti e ka pohuar edhe më herët të ftuar në media, por mesa duket interpretimi nuk është bërë ashtu siç Eni dhe Genci ka thënë.

"Nuk kishte lekë. Unë këtë e kam thënë , po ajo është bërë me klip, është me spec. Me sa di unë në asnjë nga puntatat e Dance ëith me nuk është dhënë çmim final. Këtë vit ishte menduar që kush fitonte merrte një milionshin, por neve si çift kemi patur dhe një pagesë mujore. Që duhet të ketë një çmim sigurisht që duhet të ketë , por ne e kemi ditur që në fillim kushtet, që nuk kishte lekë. Pra ne kemi qenë në rregull me tonë"n, u shpreh Eni në emisionin Rreze Dielli