ALARMI! Pasojat shkatërruese që lënë lodrat për fëmijët shqiptarë

25 Mars, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2019-03-25 14:08:12

Ndoshta nuk e dimë, por lodrat e shumta që blejmë për fëmijët tanë kanë një përmbajtje të lartë ftalatesh, përbërës kimik i cili dëmton procesin riprodhues të fëmijës. Këtë alarm e ka ngritur sot Ersida Teliti nga qendra “Konsumatori shqiptar” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Sipas saj, dëmet që shkakton kjo substabcë nuk do të jenë të dukshme sot, por pas disa vitesh.

Më lejoni t’ju them që në lodrat e fëmijëve ndodhet një përbërës që quhet ftalat, i cili dëmton procesin riprodhues të fëmijës. Kjo problematikë nuk do të vërehet tani, por kur të vijë koha, pas 20 vitesh ne nuk do arrijmë të kuptojmë arsyet pse është ulur niveli it ë riprodhurerit të jetës.

Ersida Teliti, Qendra "Konsumatori shqiptar"

Sipas Telitit sasia e lodrave me përmbajtje ftalati në vendin tonë është e madhe e se problematik gjithashtu është edhe fakti që në Shqipëri produktet si ushqimore dhe ato joushqimore nuk kanë etiketa në gjuhën shqipe që të tregojnë disa informacione të nevojshme për produktin e blerë.

Problemi është se të gjitha produktet si ato ushqimore dhe ato joushqimore duhet të kenë etiketën në gjuhën shqipe ku duhet të ketë minimalisht një sasi të caktuar informacioni. pra të dimë se kush është tregtari, nga është prodhuar, origjina dhe elementët përbërës. në rast se ne konstatojmë që në elementët përbërës të këtyre lodrave ka produkte të tilla si ftalati, atëherë ky duhet të nxirret menjëherë jashtë qarkullimit. ka lodra që kanë në përmbajtjen e tyre mbi 50 ftalate, që do të thotë risku është shumë i lartë, që do të thotë që risku është çdo ditë me ne.

Programe të tjera

Shiko të gjitha