Ambasadori i kombit’ që ngriti flamurin shqiptar në Alpet e Austrisë

7 Dhjetor 2020, 10:19

Florian Haçkaj, është shqiptari që mban titullin ‘Ambasador i Kombit’, si një ndër profesionistët shqiptarë e mirëintegruar jashtë vendit. Ai jeton në Zvicër dhe është menaxher komercial në fushën e Kibernetikës.

Përveç anës profesionale, Floriani ka edhe anën tjetër të medaljes që është po aq e rëndësishme për të, ai është i pasionuar pas alpinizmit.

Së fundmi, për nder të festës kombëtare, 28 Nëntorit,  ai u ngjit në majën më të lartë të Sulzkogel në Alpet Shtubai të Austrisë dhe valviti flumrin “Kuq e Zi të Shqipërisë.