Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Hallvë me miell misri / Bamje me domate në furrë / Supë patatesh me presh.
Rreziku që na vjen nga Alumini, metali më i përhapur në planet! Çfarë është alumini, ku gjendet ai, në cilat produkte të jetës sonë jemi të ekspozuar me të? A mbetet alumini në organizëm? Pse alumini është i dëmshëm për shëndetin, ndryshe nga metalet e tjera që hyjnë në trupin tonë? Cilat janë dëmet, pasojat e tij në trup? A ka simptoma kur një organizëm është i tejmbushur me këtë metal, por edhe metale të tjera? Si t'i dallojmë ato? Cila është lidhja që ka alumini me sëmundjen e Alzhaimerit? Si të zëvendësojmë apo reduktojmë ekspozimin ndaj aluminit? A ka ushqime që largojnë aluminin dhe metalet e rënda në mënyrë natyrale? Shumica e familjeve përdor enët e aluminit për të gatuar, përdor letra alumini për mbështjelljen e ushqimit, përdor antidjersë që ka në përbërje alumin, etj, me çfarë zëvendësohen këto? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
Qëndrim Thaçi prodhon makinën e parë shqiptare të quajtur 'Illyrian Pure Sport', prezantuar në Panairin e makinave në Monako 2024. Supervetura pritet të jetë një rivale e fortë e 'Lamborghini Aventador' apo 'Ferrari 812 Superfast'. Në një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” konstruktori i makinës së parë të shpejtësisë “Illyrian” i sapo kthyer nga panairi i makinave në Monaco tregon se prezantoi me krenari prototipin unik të makinës së parë shqiptare të shpejtësisë, e cila pritet të kunkurojë markat më të njohura të makinave në botë. Qendrimi na tregon si lindi pasioni për krijimin e makinave, inspiruar nga i ati si dhe na zbulon sesa do të jetë çmimi i makinës “Illyrian”.