Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish viçi me patate / Pispili me spinaq dhe kos / Patëllxhanë turshi.
Venat varikoze, të njohura edhe si variçe, janë një gjendje mjekësore në të cilën venat sipërfaqësore zmadhohen dhe përdridhen duke shkaktuar probleme estetike dhe fizike. Në disa raste ato shkaktojnë lodhje, dhimbje, kruajtje ngërçe në këmbë gjatë natës e deri në trompozë. Edhe pse ne priremi t’i mendojmë ato si një problem i grave, edhe burrat zhvillojnë venat me variçe. Nutricionisti Altin Joka, në studion e Rreze Dielli, tregoi disa prej faktorëve të rriskut të zhvillimit të variçeve duke përfshirë menopauzën, genetikën, moshën, mos qarkullimin e mirë të gjakut, shtatzania, qëndrimi në këmbë për periudha të gjata, obeziteti etj. Gjithashtu, nutricionisti sugjeroi disa mënyra natyrale për të trajtuar këtë çështje të zakonshme, me produkte që mund ti gjejmë në shtëpi duke përfshirë vajra esenciale të ndyshëm si vaji i selvisë, vaji i qitros e shumë alternativa të tjera për përdorim nga jashtë dhe brenda trupit, pasi kjo problematikë fillimisht duhet trajtuar së brendshmi. Për këta individë të prekur - tha ai, nevojitet një regjim ushqimor i personalizuar për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të pastruar venat.
Në një lidhje skype nga Italia me skiatorin shqiptar Erjon Tola, i cili tregon pasionin dhe karrierën mbi ski, por jo vetëm… Erjon Tola është trajner skish, instruktor i çertifikuar, gjithashtu profesionist golfi dhe themelues i Federatës së Golfit në Shqipëri dhe prej vitesh lobon që golfin dhe skitë t'i ngre në një tjetër nivel në të ardhmen. Në nëntor të këtij viti do të mbahet në Itali një turne golfi ku do përfaqësohet federata shqiptare e golfit, ku Erjoni shpreson se do të bëjë një paraqitje të mirë. Erjon Tola ka lindur në Tiranë, aktualisht jeton në Itali ku stërvitjet për ski i bën në Cervinia. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike dimërore 2006 në Torino, në Lojërat Olimpike dimërore 2010 në Vankuver, Kanada, në Lojërat Olimpike dimërore 2014 në Rusi dhe në Lojërat Olimpike 2018 në Kore. Në studion e "Rreze Dielli" Erjon Tola tregoi dhe arsyet se përse ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja në garat e skive duke ia lënë vendin më të rinjve.