Arbër Agalliu: Italia masa edhe për të ndihmuar komunitetin tonë atje, kemi rreth 10 viktima

16 Prill 2020, 17:37

 

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv gazetari shqiptar Arbër Agalliu që jeton dhe punon në Firence  thotë se është e vështirë të përcaktosh numrin e saktë të shqiptarëve të prekur nga koronavirus në Itali, por shton se numri I viktimave është mbi 10.

Ndërkohë Agalliu sqaron se shqiptarët të cilët janë me leje qëndrimi në shtetin itaian, do të përfitojnë nga zgjatja e lejes deri në datën 31 gusht të këtij viti.